BETOVENI DHE SIMFONIA HEROIKE

Shko poshtë

BETOVENI DHE SIMFONIA HEROIKE

Mesazh nga Ilda prej Tue Jan 20, 2009 5:32 am

BETOVENI DHE SIMFONIA HEROIKE

Pianisti dhe kompozitori gjerman Ludvig van Betoven, u lind në Bon më 16 dhjetor 1770 dhe konsiderohet një ndër kompozitorët më të mëdhenj të epokës së klasicizmit. Babai e dërgoi tek Jozef Hajdni në Vjenë, përndryshe qendër e muzikës klasike për të studiuar Mocartin. Kur e shkroi Simfoninë e Pestë (Simfonia e Fatit) në vitin 1808, Betoveni ishte pothuaj plotësisht i shurdhër, kurse në vitin 1823 shkroi Simfoninë e 9 sipas lirikës së Fridrih Shilerit, e cila sot është e njohur si himn evropian, dhe është një mesazh për bashkimin e gjithë njerëzve. ”Për mua nuk ka gëzim më të madh se të kultivoj dhe të shfaq artin tim,” shkruante Betoveni në testamentin e tij. Prandaj sot me të drejtë përdoret sinonimi të kesh sy si Davinçi, veshë si Betoveni dhe shkathtësi si Paganini me gishtat e tij virtuoz. Kjo do të thotë se nuk mjafton që njeriu patjetër të ketë sy dhe veshë të mprehtë si shqiponja, por duhet të ketë prirje për krijimtari në art. Duhet të ketë dhunti artistike prej një gjeniu qoftë shkrimtar, piktor apo kompozitor për ta ndie në shpirtin e tij qiellor. Këtë aftësi krijuese Betoveni e ka fituar falë punës së tij qysh si fëmijë, të cilin babai i tij muzikant shpeshherë e zgjonte natën për të ushtruar në violinë dhe piano. Ai e nxiste që Ludvigu, biri i parë tij, të bëhet një Mocart i ri, i cili ishte bërë sinonim i muzikës klasike. Po ndodhi që biri të argëtohej pa nota muzikore në piano, babai e qortonte. Ashpërsia e babait alkoolist dhe nëna e sëmurë ndikuan në psikologjinë e kompozitorit të madh, gjëra të cilat jehojnë edhe në veprat muzikore të Betovenit. Prandaj sa më shumë që ushtronte Ludvigu aq më shumë bëhej kureshtar i muzikës. Qysh në moshën tetëvjeçare u paraqit me koncertin e tij para publikut të madh, kurse në moshën 13-vjeçare u zgjodh muzikant kryesor dhe shkroi kompozimet e tij të para. Kështu Betoveni arriti të bëhet një pianist virtuozë, ai e qëllonte aq shumë tastierën e pianos, saqë tërë shtëpia e tij ushtonte. Kalimtarët e dinin se në rrugë dëgjohet muzika e një muzikanti të madh që po kompozonte. Të kemi parasysh se ashtu siç është Mikelangjelo Buenoroti i famshëm në skulpturë, Gëte si shkrimtar, Galileu si astronom, është i famshëm edhe Betoveni si kompozitor. Më në fund muzika klasike është një filozofi që duhet pasur vullnet dhe prirje për të. Prandaj kur njeriu e dëgjon muzikën e Betovenit, ka parasysh kohën e luftërave të tmerrshme, shtypjen borgjeze dhe vrullin e revolucionit francez në vitin 1789.
Idetë filozofike dhe vargjet poetike të bashkëkohësve të vet, siç ishin Imanuel Kanti, Fridrih Shileri dhe Johan V. Gëte, Betoveni i zbërthente në tinguj muzikor dhe që shkrimtari ynë Fan S. Noli do t’i quaj tinguj të revolucionit. Lind pyetja, pse Noli shkroi pikërisht për mjeshtrin e ashpër për nga dukja, por i madh për nga shpirti?! Sepse vetë Noli ishte demokrat, prandaj popullit shqiptar i dhuroi veprën e tij madhështore “Betoveni dhe Revolucioni Francez”. Qysh në moshën 28 vjeçare Betoveni fiton zukatjen në veshë dhe kupton se një ditë do të shurdhohet. Një kohë të gjatë sëmundjen e veshit e mbajti në fshehtësi, prandaj kompozoi me një forcë të pashoq. Ai u shkruan vëllezërve të tij se shqetësohet për humbjen e dëgjimit, kurse në vitin 1802 u dëshpërua aq shumë sa që tentoi të bënte vetëvrasje. Piano mbeti i vetmi instrument që mund të kompozonte, derisa tingujt e violinës aspak nuk i dëgjonte. Dëgjimi i tij i ngjante nënës, e cila zgjohet me vajin e parë të foshnjës, por që nuk do ta zgjonte zhurma e makinës qepëse. Konkretisht veprat muzikore të kompozitorit të madh, Ludvig van Betoven, janë të fuqishme si pasojë e shqetësimit për shkak të shurdhimit të tij, prandaj atij i mjaftonte të dëgjonte vetëm gjysmën e nivelit të tingujve të pianos, pjesën tjetër të padëgjuar do ta plotësonte truri i tij gjenial. Për një kohë shumë të shpejtë ai fitoi profesionin e pianistit, sidomos për krijimtarinë e tij, për të cilin u quajt kompozitor monumental.
Betoveni nuk ishte mizantrop, përkundrazi ishte rrethi shoqëror që e detyronte të mbyllej në dhomën e tij, sepse kur njeriu e humb dëgjimin, humb edhe të afërmit e vet. Padyshim që krijimtaria e tij muzikore janë përjetimet e tij, ku zakonisht paraqitet lufta dhe fitorja. Betoveni ishte religjioz, por e urrente okultizmin që udhëhiqej nga reaksioni shtetëror dhe kishtar, botëkuptim mesjetar që kishte mbetur qysh nga feudalizmi. Shpeshherë kisha e kritikonte për veprat muzikore, të cilat i konsideronte si krijimtari kundër-kristiane. Si rezultat i mbrojtjes së integritetit personal ka dalë letra e tij, të cilën ia dërgoi princit të Austrisë, Karl Lihnovskit: “Princ! Çdo gjë që keni bërë ju, mund t’ia detyroni origjinës suaj, çdo gjë që kam bërë unë ia detyroj vetes sime. Princër ka pasur dhe do të ketë me mijëra, por Betoven ka vetëm një!” Filozofia e letrës, me pak fjalë thuhet se mbretërit e stolisur shkojnë e vijnë, kurse arti mbetet i përhershëm. Prandaj me anën e kësaj revolte, mjeshtri i madh i muzikës, i cili pianon e ngriti në piedestal, arriti të rrëzojë kullat mbretërore dhe në vend të tyre të vendosë mjeshtërit e mëdhenj të artit.
Betoveni ishte simpatizues i flaktë i revolucionit francez, i cili u frymëzua me patos të lartë për liri dhe drejtësi. Në mbarë Evropën ushtria franceze pritej si çlirimtare, e cila në luftë kundër feudalizmit do të përmirësonte kushtet sociale dhe ekonomike të popullit. Revolta e tij shihet me rastin e kompozimit të simfonisë së tretë, të cilën ia kushtoi Napoleonit si luftëtar i lirisë. Kjo simfoni ishte një kompozim madhështor që ia kushtonte Napoleonit të ri, të cilën e kishte përgatitur një kohë të gjatë. Mirëpo kur Betoveni mësoi se Napoleoni në vitin 1804 shpallet perandor i Francës, që si një tiran do të shkelë idealet dhe të drejtat e njeriut, e grisi kushtimin ”Sinfonia grande intitolata Bonaparte” dhe në vend të tij shkroi ”Simfonia heroike kompozuar për nder të njeriut të lavdishëm.” Në kushtimin e tij shihet se njeriu i lavdishëm mund të jetë jo vetëm luftëtari me pushkë, por edhe shkrimtari, edhe piktori, edhe muzikanti, që vepron në të mirën e revolucionit. Ngjashëm porsi Emanuel Kanti, që i ngjethej trupi kur mendonte skllavërinë, revoltohej edhe Betoveni për lirinë e mendimit, i cili thotë: “Nënshtrimi i njeriut nga njeriu, më prish gjakun.” shkruan Fan S. Noli në studimin etnomuzikologjik. Betoveni duke parë se Napoleoni i hodhi poshtë idetë e revolucionit francez, iu bashkëngjitë grupit përparimtarë gjermanë (siç ishin Shileri, Klopstok dhe Helderlin), të cilët ishin kundër degjenerimit të revolucionit francez.
Shpeshherë kompanitë e ndryshme në botë përdorin veshin e shurdhër të Betovenit, që sipas anekdotës do të thotë bie në vesh të shurdhër, që do të thotë se nuk ua vë veshin fare kërkesave. Medhithatë veshi i zakonshëm i shurdhër ndryshon me veshin e kompozitorit të madh të Betovenit, sepse veshi i shurdhër i gjeniut të muzikës do të thotë se nuk do t’ia dij për punët e të tjerëve, siç është Napoleoni, por me veprën e tij monumentale që do të dridhë botën me veprat monumentale të tij. Me të drejtë ”Heroika” e Beovenit mund të quhet simfonia e parë në fushën e muzikës.
Ludvig Betoveni trashëgoi Hajdnin dhe Mocartin dhe konsiderohet si kompozitor i treti me radhë në Klasicizmin e Madh të Vjenës, njëkohësisht edhe themelues të romantizmit muzikor. Hajdni kishte filluar me simfoninë e tij bashkëkohore, gjeniu Mocart e pasuroi me të gjitha llojet e muzikës dhe në fund Betoveni e miratoi me simfonitë e tij. Stili i tij romantik është me një personalitet të fuqishëm, me ritëm të gjallë dhe me dinamizëm të zjarrtë. Kur për herë të parë u takua me Mocartin në Vjenë, kishte thënë se “Ai djalosh një ditë do të bëj zhurmë të madhe në botë”. Veprat më të njohura të tij muzikore janë Simfonia e 5-të dhe e 8-të, atje ku lufta përfundon me një fitore triumfale mbi jetën e errët të pushtetit. Muzika e Betovenit është e pasur me gjallëri, me skofi dhe me ndjenja të zjarrta për liri dhe barazi. Kurse pianosonatat e tij të mëvonshme kanë një atmosferë fisnike me tingëllimë të çuditshme prodhuese. Ai shkroi nëntë simfoni, prej të cilëve më të njohura janë Simfonia e Heroikës (nr. 3); simfonia e Fatit (nr. 5); simfonia nr. 4 në B-dur dhe nr. 8 në F-dur. Pastaj shkroi 32 sonata për piano, siç janë: (Pathetique, Sonata e hënës, Valdstein, Appassionata, operën me frymë revolucionare Fidelio, baletin Prometeu dhe ritualin fetar Mesha solemne, por që ka edhe përmbajtje poetike.
Personaliteti më i qartë i tij shihet në simfoninë Pastorale (Baritore): “Kujtimet e jetës së fshatit”, përmbajtja e së cilës është me prehje, mbarësi dhe kujdesin ndaj natyrës. Vepra e tij është një shprehje poetike për gëzimin ndaj jehonës, të cilën njeriu e gjen midis maleve: lisave dhe shkëmbinjve duke angazhuar harabelat, bilbilat dhe qyqet profetike, siç shkruan poeti dhe bashkëkohësi i tij Gëte në poezinë “Orakulli i Pranverës”. Ai me ton patetik e riprodhoi muzikën e natyrës duke e futur në dhomë.
Të njëjtin fat tragjik të shurdhimit artistik porsi Francisko Goja, kishte edhe Betoveni. Pas vitit 1820 Betoveni komunikohet me anën e shënimit në fletore. Tragjedia më e madhe ishte sepse para vdekjes së tij, nuk ishte në gjendje të dëgjonte kompozimet e veta muzikore. Ai vuante nga otoskleroza e veshit, prandaj si rezultat i shurdhimit është krijuar “Sonata e Hënës”, në të cilën përshkruan përjetimet e dhimbjes së tij. Ludvigu trembej nëse gjatë kompozimit ndokush e prekte me dorë në shpinë sa për ta ftuar në drekë. Çasti më emocionues ishte kur gjatë shfaqjes së koncertit publiku duartrokiste pa ndërprerje, por që mjeshtri i madh fare nuk i dëgjonte, prandaj një soliste, në mënyrë madhështore e rrok për shpatulla dhe e kthen për të parë publikun që tashmë ishte ngritur në këmbë për ta nderuar gjeniun e muzikës klasike.
Ngjashëm porsi skulptori antik Pigmalioni1), i cili u martua me shtatoren e tij të femrës, kompozitori u martua me pianon e vet; prandaj më 28 mars 1827, në moshën 56-vjeçare, vdiq Ludvig van Betoveni. 30 000 veta morën pjesë në varrimin e tij. Pjesëmarrësit e ngushëlluan jo vetëm si kompozitor, por edhe si një mik të tyre. Zemra dhe muzika e dehur me vrullin e lirisë, besimin ndaj solemnitetit njerëzor dha fuqi në mënyrë që të përballohet çdo vështirësi. Prandaj falë vuajtjes së tij personale ai krijoi bukurinë madhështore.
1) Pigmalioni (greq. Pygmalion) – skulptor qipriot. Ai nuk deshi të martohet, por jetonte vetëm me artin e vet, prandaj shtatoren ideale të gruas e punoi prej fildishi. Thuhet se zotrat i dhanë jetë shtatores së mermertë dhe skulptori u martua me të.

Ilda
antar shume aktiv
antar shume aktiv

Numri i postimeve : 295
Points : 16
Reputation : 0
Registration date : 18/01/2009

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: BETOVENI DHE SIMFONIA HEROIKE

Mesazh nga arberia prej Tue Jan 20, 2009 3:00 pm

Po ky gjigand i muzikes,eshte pertej asaj ,qe quhet normale.Artiste ,te ketij kalibri ,lindin nje here ne 5 shekuj....
avatar
arberia
Antar i e shquar
Antar i e shquar

Numri i postimeve : 626
Points : 341
Reputation : 61
Registration date : 19/01/2009

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: BETOVENI DHE SIMFONIA HEROIKE

Mesazh nga ADMIN prej Tue Jan 20, 2009 3:08 pm

Ju them te drejten une nuk ja thom fare ,me falni per injorancen
avatar
ADMIN
admin
admin

Numri i postimeve : 902
Points : 859
Reputation : 10
Registration date : 10/01/2009

Shiko profilin e anëtarit http://www.Bajzianet.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: BETOVENI DHE SIMFONIA HEROIKE

Mesazh nga arberia prej Tue Jan 20, 2009 3:17 pm

As une nuk jam ndonje kushedi ne kete zhasner muzike,pr kur e kam degju "Sonaten e Henes",per here te pare jam bere keq ne shpirt....nuk e di pse...
avatar
arberia
Antar i e shquar
Antar i e shquar

Numri i postimeve : 626
Points : 341
Reputation : 61
Registration date : 19/01/2009

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: BETOVENI DHE SIMFONIA HEROIKE

Mesazh nga ADMIN prej Tue Jan 20, 2009 3:22 pm

Ndoshta nuk ma dhene rasti qe te preferoj ose te shof as edhe nje ,edhe kur une i shof ne televizor me duket se ju bien veglave me nje ze shume te larte
avatar
ADMIN
admin
admin

Numri i postimeve : 902
Points : 859
Reputation : 10
Registration date : 10/01/2009

Shiko profilin e anëtarit http://www.Bajzianet.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: BETOVENI DHE SIMFONIA HEROIKE

Mesazh nga Ilda prej Tue Jan 20, 2009 4:41 pm

vertet gjigand dhe i paarritshem Bet'hoven

Ilda
antar shume aktiv
antar shume aktiv

Numri i postimeve : 295
Points : 16
Reputation : 0
Registration date : 18/01/2009

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: BETOVENI DHE SIMFONIA HEROIKE

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi