Politika fiskale, TVSH per tre vitet e ardhshme nuk preket

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Politika fiskale, TVSH per tre vitet e ardhshme nuk preket

Mesazh nga Ilda prej Tue Jan 20, 2009 5:12 am

Politika fiskale, TVSH per tre vitet e ardhshme nuk preket

Elementet kryesore të politikës fiskale për periudhën 2010 - 2012 do të jenë mbajtja konstante e normës së TVSH-së me 20 për qind dhe aplikimi i taksës së sheshtë me 10 për qind. Për tre vitet e ardhshme, Ministria e Financave do të rishikojë nivelin e akcizës

së mallrave të forta, ndërsa paralelisht do të aplikojë ulje të taksave doganore si rezultat i zbatimit të angazhimeve tarifore në Marrëveshjen e Ndërmjetme BE-Shqipëri, CEFTA, MTL me Turqinë. Sa i takon normës së kontributeve të sigurimeve shoqërore për pjesën që paguan punëdhënësi, masa e saj do të ulet me 5 për qind duke nisur nga 1 maji, duke e bërë normën 15 për qind nga 20 që është aktualisht. Rishikim të taksave do të ketë edhe për vendorët, me synim zgjerimin e taksapaguesve.

Premtimi i qeverisë për të ulur Tatimin mbi Vlerën e Shtuar me 3 pikë përqindje, duket se do të mbetet një deklaratë politike. Në projektin e hartuar së fundmi nga Ministria e Financave nuk parashikohet ulje e TVSH-së, edhe pse bizneset kërkojnë një rishikim të saj. Kundër uljes së TVSH-së është edhe FMN-ja, duke e cilësuar masën aktuale të taksës të domosdoshme për rritjen e të ardhurave në buxhet.

Ecuria e të ardhurave nga tatimet dhe doganat si zëri kryesor i të ardhurave të buxhetit të shtetit, për periudhën 2010-2012 do të karakterizohet nga një rritje me ritme të kënaqshme, nga 19.6 për qind e PBB për vitin 2009 dhe 2010, në 19.8 për qind e PPB në vitin 2011 dhe në 19.9 për qind e PBB në vitin 2012, ose në

vlerë absolute, parashikohen të mblidhen 230,168 milionë lekë në vitin 2009, 254,714 milionë lekë në vitin 2010, 282,978 milionë lekë në vitin 2011 dhe 313,546 milionë në vitin 2012. Rritja vjetore e të ardhurave nga tatimet dhe doganat për periudhën 2008-2012 pritet të jetë e ekuilibruar në nivelet 10-11%.

Burimi: Gazeta Shqip

Ilda
antar shume aktiv
antar shume aktiv

Numri i postimeve : 295
Points : 16
Reputation : 0
Registration date : 18/01/2009

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi