Berat, zona muzeore pajiset me kosha

Shko poshtë

Berat, zona muzeore pajiset me kosha

Mesazh nga Ilda prej Tue Jan 20, 2009 5:02 am

Berat, zona muzeore pajiset me kosha

Bashkia e Beratit ka gati disa projekte për ndërhyrjen në zonën muzeore të qytetit. Si pjesë e këtij programi, sektori i mjedisit, në bashkëpunim me Drejtorinë e Urbanistikës dhe Drejtorinë e Monumenteve të Kulturës, hartoi projektin “së bashku për një qytet turistik të pastër” me synimin e vetëm sensibilizimin dhe ndërgjegjësimin e komunitetit për kujdesin që ata duhet të tregojnë në mbrojtjen e mjedisit, si një aktor kryesor në mbrojtje të resurseve natyrore e kulturore. Bashkia është në kërkim të donatorëve për realizimin e projekteve, ndërkohë që vendosja e koshave ka qenë hapi i parë i ndërmarrë në bashkëpunim me AMC. Në lagjen “Kala”, një nga më të rëndësishmet në këtë qytet, e banueshme ende me plotë 331 familje, ndihej mungesa e koshave. 51 të tillë janë vendosur nëpër rrugë. Shpeshherë mungesa e tyre përbënte problem për vizitorët e shumtë, të cilët nuk kishin se ku të hidhnin mbeturinat e krijuara, ndërsa vizitonin objektet muzeore të kësaj lagjeje. Pas hyrjes në Trashëgiminë Botërore të UNESCO-s, Berati kërkon gjithnjë e më shumë investime për ruajtjen e kësaj pasurie kulturore.

Burimi: Gazeta Shqip

Ilda
antar shume aktiv
antar shume aktiv

Numri i postimeve : 295
Points : 16
Reputation : 0
Registration date : 18/01/2009

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi