Shkembim zjarri nga makina ne makine, panik ne Shkoder

Shko poshtë

Shkembim zjarri nga makina ne makine, panik ne Shkoder

Mesazh nga Ilda prej Tue Jan 20, 2009 4:51 am

Shkembim zjarri nga makina ne makine, panik ne Shkoder

Një ngjarje e rëndë, që për fat nuk ka shkaktuar viktima, ka ndodhur dje në mesditë në periferi të qytetit të Shkodrës, pranë shkollës së mesme pyjore. Disa persona kanë shkëmbyer zjarr nga makina në makinë, në ecje e sipër. Policia ka sqaruar se nuk dihen ende autorët dhe motivet. Policia është duke thënë edhe nëse zjarri është hapur nga njëra apo nga të dyja makinat. Në vendin e ngjarjes, nga grupi hetimor, janë gjetur disa gëzhoja automatiku dhe pistolete, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Sipas policisë, në këtë ngjarje janë përfshirë dy makina, një “FIAT Tipo” dhe një “Mercedes Benz”. Sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, shkëmbimi i zjarrit ka zgjatur për pak minuta dhe janë parë dy makina të cilat ecnin paralel me njëra-tjetrën. Me gjithë të shtënat e armëve që kanë zgjatur për pak minuta, dëme në njerëz nuk ka pasur. Situata e krijuar ka shkaktuar panik tek kalimtarët dhe banorët e zonës, të cilët kanë mundur t‘i shpëtojnë breshërisë së plumbave. Për të sqaruar më shumë ngjarjen, policia ka shoqëruar disa persona që mendohet se kanë dijeni për ngjarjen. Nga ana tjetër, pista e hetimit të policisë është se kemi të bëjmë me një ngjarje të parapërgatitur dhe jo të çastit. Vetëm dy muaj më parë, e njëjta skenë paniku u krijua në hyrje të Shkodrës, ku dy grupe rivale shkëmbyen ashpër zjarr mes njëri-tjetrës, teksa ecnin me makina paralelisht. Këto skena të ngjashme me ato të filmave me subjekt bandat rivale, që përleshen mes rrugëve, duket se po bëhen të zakonshme në Shkodër. Duket se policia është inekzistente për personat të cilët guxojnë të shkëmbejnë zjarr në rrugë të populluara të qytetit, duke rrezikuar dhjetëra jetë njerëzish të pafajshëm.

Burimi: Gazeta Shqip

Ilda
antar shume aktiv
antar shume aktiv

Numri i postimeve : 295
Points : 16
Reputation : 0
Registration date : 18/01/2009

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Shkembim zjarri nga makina ne makine, panik ne Shkoder

Mesazh nga arberia prej Fri Jan 23, 2009 7:21 am

Keto grupet rivale normale qe do te presin rradhen ,per te shkuar ne "dynjane tjeter",por ç'kusur kane kalimtaret ,qe mund t'i kape ndonje plumb dhe iken per dhjam qeni....Policia dhe vete qytetaret duhet t'i denoncoje keta bandite dhe kriminele ,qe te jetojme te qete nje dite....
avatar
arberia
Antar i e shquar
Antar i e shquar

Numri i postimeve : 626
Points : 341
Reputation : 61
Registration date : 19/01/2009

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi