Ambasada ne Athine merr 300 euro per nje prokure

Shko poshtë

Ambasada ne Athine merr 300 euro per nje prokure

Mesazh nga Ilda prej Tue Jan 20, 2009 4:49 am

Ambasada ne Athine merr 300 euro per nje prokure

Për një pasaportë të re në ambasadën shqiptare të Athinës duhet të paguash 300 euro për të marrë një prokurë të posaçme. Prokurën e posaçme e merr pa paraqitur asnjë lloj dokumenti, vetëm një fotokopje pasaporte, madje nuk të duhet të paraqitesh fare në sportelin e ambasadës. Gjithçka e merr të vulosur e të firmosur.

Fillimisht asnjë sekser nuk pranon ta bëjë me çmim për të ulur këtë prokurë meqenëse personi që do të pajiset me këtë prokurë nuk do të paraqitet në sportel. “Nuk ta bëjnë as me 200 euro”, thonë sekserët. Por kur pazari rritet deri në 300 euro, atëherë puna ndryshon. Pasi një sekser bisedon me një punonjës të ambasadës merr përsipër që të bëjë prokurën e posaçme kundrejt pagesës prej 300 euro. Ndërkohë që pagesa zyrtare për një prokurë të tillë është vetëm 20 euro.

Pasi sekseri bisedon me një punonjës të ambasadës pranon që të nxjerrë prokurën, por gazetarit të “Fiks Fare” i duhet që ta marrë pas disa ditësh, sepse e tillë është procedura.

Gazetari i “Fiks”-it këmbëngul që ta marrë sa më shpejt. Pasi sekseri bie dakord me një tjetër punonjës të ambasadës që mban radhën, arrin që t‘i japë prokurën për pasaportë. Por me një ndryshim të vogël. Prokura nuk mban datën e aplikimit, por datën e një muaji më parë.

Bisedat

Sekseri: Ç‘do të bësh?

Fiksi: Jo, nuk dua për vete. Dua të bëj një prokurë.

Sekseri: Duhet personi vetë. E ka kaluar moshën? I ka kaluar 16 vjeç? Sa vjeç është?

Fiksi: 24 vjeç.

Sekseri: Jo.

Fiksi: S‘e bën dot? Ç‘a thua?

Sekseri: As me 200 euro.

Fiksi: Po mirë kështu me shoqëri nuk bëhet dot?

Sekseri: Nuk ta bëjnë.

Fiksi: Se ajo është me fëmijë e shkreta e nuk vjen dot.

Sekseri: E kuptoj, por nuk ta bëjnë.

Fiksi: Nuk njeh njeri ti këtu?

Sekseri: Ore unë njoh, por nuk ta bëjnë.

Fiksi: S‘ke ndonjë shok atje në ambasadë?

Sekseri: Unë kam, por nuk ta bëjnë se kanë frikë.

Sekseri 2: Çfarë do bëje?

Fiksi: Një prokurë, për vajzën për pasaportë.

Sekseri 2: Për vajzën? Ku është vajza?

Fiksi: Në Kretë.

Sekseri 2: Çfarë moshe ka?

Fiksi: Ajo është 24 vjeç.

Sekseri 2: Pa personin këtu nuk bëhet as …

Fiksi: Nuk bëhet? Nuk ka ndonjë variant?

Sekseri 2: Jo, as me 200 euro.

Fiksi: Po t‘i jap 200 euro se nuk vjen dot ajo

Sekseri 2: As me 200 nuk bëhet. Certifikatën e ke?

Fiksi: Jo.

Sekseri 2: Çfarë ke, vetëm fotokopje?

Fiksi - Po

Sekseri 2: Për kë e do atë?

Fiksi: Për vajzën. E do që të nxjerrë pasaportën e re se ia kanë vjedhur pasaportën. Nuk vjen dot se me fëmijë e me gjëra.

Sekseri 2: Ja të fusim ndonjë gocë tjetër. Duhet të firmosi ajo patjetër.

Fiksi: Do gjejmë thua?

Sekseri: Do gjejmë patjetër. Mbase vjen ndonjë gocë e re.

Pasi flet në telefon

Sekseri 2: Po, e bëri ky, po nuk e bëri se bën njeri. (takon punonjësin e ambasadës).

Dëgjo, e para e punës është 300 euro dhe e dyta do ta marrësh të enjten. Do ta japim sot dhe do ta marrësh të enjten.

Fiksi: 300 euro dhe nuk e marr dot sot?

Sekseri 2: Jo. Më tha që të enjten do ta bëjmë. Ore të them po nuk e bëri ky, nuk e bën njeri në asnjë mënyrë. S‘ke certifikatë, s‘ke asgjë.

Sekseri 2: Dëgjo dhe ti, 300 euro dhe të enjten ta marrësh.

Qytetari: Ja, se i thashë taksixhiut të vente të më sillte gocën.

Sekseri 2: Po ti, merr një taksi e sille o burrë. Ti ke gocën këtu dhe do paguash kaq lekë, unë s‘të marr vesh!!!

Fiksi: Ore, shiko se mos e bëjmë sot për sot.

Sekseri 2: Nuk e bëjnë.

Fiksi: Po pyete.

Sekseri 2: Si t‘ia them?

Fiksi: Pyete, e bëjmë sot për sot?

Sekseri 2: Ta pyes.

Pasi pyet punonjësin që ndan numrat

Sekseri 2: Futu të marrësh paravolen (mandat arkëtimi) 20-she

Fiksi: Bën sot?

Sekseri: Po ore, sot.

Fiksi: Që mos të pres paravolen (mandat arkëtimi) kot.

Sekseri: Prit paravolen.

Fiksi: Dëgjo vëllain, ja ku i ke tani këtu…

Sekseri 2: Po, paravolen (mandat arkëtimi).

Fiksi: Dhe këto numëroji.

Sekseri 2: Në rregull janë.

Fiksi: Numëroji, o vëlla, 300.

Sekseri 2: Në rregull. Mbaje dhe kartën time për çfarë të kesh nevojë.

Fiksi: Faleminderit.

Sekseri 2: Dëgjo tani. E mora, është kjo këtu.

Fiksi: Po kaq shpejt e bëre?

Sekseri 2: E bëra shpejt, por kjo ka datë sikur është bërë me 24 tetor.

Fiksi: Rrofsh. Mirupafshim.

Ndëshkimi

Nga konsull në Athinë,

punonjës ambasade në Mal të Zi

Nga konsull në ambasadën shqiptare të Athinës shkon punonjës i
ambasadës shqiptare të Malit të Zi. Kjo është masa ndëshkimore që u mor ndaj Shkëlzen Ymerit, ish-konsull në ambasadën shqiptare të Athinës, i cili tre vjet më parë u denoncua nga “Fiks Fare” për marrje ryshfeti. Në emisionin “Fiks Fare”, konsulli Shkëlzen Ymeri u denoncua për legalizim certifikate kundrejt pagesave nën dorë. Përpara kamerës së “Fiks Fare”, ish-punonjësi i ambasadës shqiptare të Athinës merrte pagesa nën dorë për të nxjerrë certifikata për emigrantët. Tre vjet më parë, kur “Fiks Fare” denoncoi këtë fenomen në ambasadën shqiptare të Athinës më 21 qershor 2006, Ministria e Jashtme reagoi duke deklaruar se kishte ngritur një grup pune që po hetonte dhe kontrollonte të gjitha veprimet konsullore të kryera nga kjo ambasadë. Madje, si masë ndëshkimore ndaj këtij konsulli mori atë të largimit nga detyra. Por muaj më parë morëm vesh se ky konsull i larguar nga ambasada shqiptare në Athinë punonte në ambasadën shqiptare në Mal të Zi. Nuk e besuam dhe shkuam ta takojmë. E gjetëm në zyrë, në ambasadë. Ky është ndëshkimi që të jep shteti kur kryen veprime të tilla, nga Athina të çon në Podgoricë, por nuk të largon nga përfaqësitë diplomatike.

Burimi: Gazeta Shqip

Ilda
antar shume aktiv
antar shume aktiv

Numri i postimeve : 295
Points : 16
Reputation : 0
Registration date : 18/01/2009

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi