Barack Obama betohet sot si president i SHBA

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Barack Obama betohet sot si president i SHBA

Mesazh nga ADMIN prej Tue Jan 20, 2009 4:02 am

Barack Obama betohet sot si president i SHBA
20/01/2009 08:00

Barak Obama do te betohet sot ne Uashington, duke vijuar traditen e transferimit te pushtetit, themeluar nga Xhorxh Uashingtoni ne vitin 1789.

Obama do te betohet ne shkallet e nderteses se Kongresit Amerikan, duke vendosur doren mbi biblen, qe perdori edhe Abraham Linkolni. Rreth 2 milione njerez pritet te marrin pjese ne ceremonine e inaugurimit te Obames si presidenti i 44-t i Shteteve te Bashkuara.

Ndertesa e Kongresit amerikan, eshte zbukuruar me flamuj amerikane dhe shitesit po shesin suvenire me fotografi te tij, si bluza, kapele dhe kopsa.

Eshte hera e pare qe i gjithe Parku Kombetar, i cili shtrihet nga ndertesa e Kongresit, deri tek monumenti i Abraham Linkolnit, do te jete i hapur per pjesemarresit, te cilet mund te ndjekin ceremonine e betimit permes ekraneve gjigande te vendosura aty.

Masat e sigurise do te jene te medha, ndersa ushtria ka vene ne dispozicion me shume se 30 mije trupa.

Ne prag te ceremonise se betimit si presidenti i pare afro-amerikan i SHBA-se, Obama, i ka bere thirrje amerikaneve qe te bashkohen per te miren e perbashket te vendit.

Duke evokuar frymen e Martin Luther King-ut, Obama u beri thirrje amerikaneve qe t'i dedikoheshin sherbimit publik.

Betimi i Obames

Obama do te mberrije ne Capitol Hill se bashku me presidentin ne ikje, Xhorxh Bush ne oren 11. 30.

Obama do te betohet si presidenti i 44-t i SHBA-se ne oren 12.00 me oren amerikane sipas tradites, ose ne oren 18.00 me oren tone.

Ai do te mbaje nje fjalim qe do te zgjase me pak se 20 minuta. Betimi do te paraprihet nga ai i zv/presidentit Jo Biden ne oren 11.30.

Pas betimit Obama do te marre pjese ne nje dreke te organizuar nga Kongresi ne Capitol's Statuary Hall dhe me pas ne paraden qe do te shoqeroje rrugen e tij nga Capitol, ne Pennsylvania Avenue dhe drejt Shtepise se Bardhe.

Ne oren 21.00 me oren amerikane Barack e Michelle Obama do te hapin kercimet ne ballon e pare peruruese ne Walter e Washington Convention Center.
avatar
ADMIN
admin
admin

Numri i postimeve : 902
Points : 859
Reputation : 10
Registration date : 10/01/2009

Shiko profilin e anëtarit http://www.Bajzianet.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Barack Obama betohet sot si president i SHBA

Mesazh nga Ilda prej Tue Jan 20, 2009 4:44 am

me kembe te mbare OBAMES.... cheers

Ilda
antar shume aktiv
antar shume aktiv

Numri i postimeve : 295
Points : 16
Reputation : 0
Registration date : 18/01/2009

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi