Albert Ajnshtajn, 5 esetë që ndryshuan fizikën

Shko poshtë

Albert Ajnshtajn, 5 esetë që ndryshuan fizikën

Mesazh nga Ilda prej Mon Jan 19, 2009 3:28 pm

Albert Ajnshtajn, 5 esetë që ndryshuan fizikën

Ai ishte 26-vjeçar. Punonte si ekspert teknik në Zyrën Zvicerane të Patentave (Swiss Patent Office) në Bernë. Ai ishte provë e krijimit të një koncepti rrënjësisht të ri të hapësirës dhe kohës, lëndës dhe energjisë

Nga fundi i shekullit të 19-të fizika kishte hyrë në një krizë të thellë. Shkencëtarët më të njohur mendonin se fizika kishte mbërritur në fundin e saj. Kjo disiplinë shkencore ishte zhvilluar në një hap të pabesueshën nga një botë makrofizike me objekte të dukshme në një botë të mikrofizikës me ndodhi të cilat rrjedhin në shpejtësi të paimagjinueshme dhe me rend po të tillë forcash, gjë që ishte tej të kuptuarit njerëzor. Dera e botës së kuantiumit fizik duhej hapur. Por kush do ta gjente çelësin e kuptimit të ri të botës? Atëherë mbërriti viti 1905. Në këtë vit një djalosh botoi pesë artikuj njëri pas tjetrit në gazetën “Amalen der physic”. Emri i tij: Albert Ajnshtajn. Ai ishte 26-vjeçar. Dhe punonte si ekspert teknik në Zyrën Zvicerane të Patentave (Swiss Patent Office) në Bernë. Ai ishte provë e krijimit të një koncepti rrënjësisht të ri të hapësirës dhe kohës, lëndës dhe energjisë dhe mendimet e shprehura në këta artikuj. 1905-a do të bëhej viti i mrekullive të Ajnshtajnit. Shkrimtari shkencor Bill Bryson shprehet me stilin e tij tipik: artikulli i parë i Ajnshtajnit shpjegon natyrën e dritës dhe kjo i dha atij çmimin Nobel më 1921. Artikulli i dytë provoi se atomet ekzistojnë vërtet. Dhe i treti thjesht ndryshoi të gjithë botën. Ishte puna revolucionarizuese e Ajnshtajnit mbi një teori të re të hapësirës dhe kohës që më vonë u njoh si teoria e relativitetit. Ajnshtajni nuk e pëlqeu fillimisht këtë emërtim. Ai dëshironte emërtesën “teoria e absolutivitetit”.

Megjithatë, fakt mbeti se traktati i titulluar “Mbi elektrodinamikën e trupave të lëvizshëm” është parë si një nga kontributet shkencore më të mëdha të të gjitha kohërave dhe fare kthjellët mund të jetë ideja më madhështore që ka dalë ndonjëherë nga qenia njerëzore. Artikulli përmban jo shënime apo cilësime, por fuqimisht matematikë dhe asnjë referencë ndaj punëve të tjera. Ajnshtajni lindi më 1879 në Ulm, por familja e tij lëvizi për në Mynih kur ai qe vetëm 6 javësh. Alberti ishte një fëmijë jashtëzakonisht i qetë. Ai nuk nisi të flasë para se të mbushte tre mote dhe kur shkoi në të dymbëdhjetin filloi të mësojë gjeometri duke studiuar shkrimet e Euklidit. Atij ia kishte endja të zbulonte misteret e botës. Pavarësisht këtyre aspiratave të larta, ecuria e tij në shkollë ishte pa ndonjë domethënie përndritëse. Më në fund ai e përfundoi shkollën dhe shkoi në Itali (ku jetonin prindërit e tij), por me synim për të studiuar në Zyrih.

Më 1900 ai u laureua nga Instituti Zviceran i Teknologjisë (Swiss Institute of Technology) në Zyrih me diplomën e mësuesit të matematikës. Atëherë, teksa punonte në një zyrë kërkimesh, ai martohet me Mileva Mariç, me të cilën kishin studiuar bashkë. Ende fëmijë Ajnshtajni mendonte mbi atë se ç’ngjet e diçka kur ajo lëviz aq shpejt sa edhe drita dhe rreh një valë drite e cila lëviz me të. Ai nuk gjeti një përgjigje që ta kënaqte për atë çështje, por ai nuk rreshti kurrë së menduari për të. Ai ishte përsosmërisht i aftë për të dhënë mendime të shumta mbi një çështje të veçantë për vite të tëra. Në rrugën nga shtëpia e tij për në zyrën ku punonte ai do të bënte ecejake të gjata trotuareve të Bernës. Pak nga pak mendimet e tij nisën të zhvillohen. Ai spontanisht filloi nga çështja e thelbit të hapësirës dhe kohës. Në këtë kohë ai dëgjoi për rezultatet e një eksperimenti të Michelson-it dhe Morley-it bërë në SHBA. Qëllimi i këtij eksperimenti ishte matja e shpejtësisë së dritës në lidhje me tokën e cila lëvizte me një shpejtësi të konsiderueshme rreth Diellit. Ishte e qartë se do të kishte diferenca në shpejtësie e dritës si pasojë e ndryshimeve në sistem. Por efekte të tilla nuk u gjetën. Shpejtësia e dritës dilte të ishte absolutisht e pandryshueshme. Në fund Ajnshtajni adoptoi pandryshueshmërinë e shpejtësisë së dritës si një parim. Sipas hipotezës së tij, drita përhapet në hapësirë me një shpejtësi konstante “C”. Megjithëse këto përfundime kundërshtonin rregullat e provuara të mekanikës, kjo nuk e shqetësoi Ajnshtajnin aspak. Nëse atij i dilte kësisoj, ai kishte të drejtë. Shpejtësia e dritës është më e larta shpejtësi e arritur në contincum-in toe hapësirë – kohë. Drita ecën me 299.792.459 km/s. Por nga fiksimi i shpejtësisë së dritës hapësira dhe koha bëhen relative.

Në një sistem referimi të lëvizshëm koha rrjedh më ngadalë sesa një që është në prehje. Shën Agustini më herët ka shkruar: “Koha është një lumë plot me ngjarje. Rrjedha e tij është e fuqishme “Sa shpejt shfaqet diçka, po ashtu ajo noton larg përsëri”. Megjithatë, Shën Agustini nuk e dinte se rrjedha e kohës nuk është konstante, por e varur nga vend shikimi ynë i kushteve të lëvizjes. Njutoni kishte futur hapësirën dhe kohën në fizikë përmes një rruge të thjeshtë. Ai thoshte se koha ecën rregullisht nga njëri çast në tjetrin. Por madje në kohën e Njutonit pati dyshime Leibnitz, për shembull, mendonte se koha nuk është asgjë më shumë sesa një gjuhe që na ndihmon ne të lidhim ngjarjet me njëra-tjetrën. Në një botë pa ndryshim që nuk ka ngjarje, nuk do të kishte kohë. Ajnshtajni iu qas pranë konceptit të Leibnitzit pa e aduptuar atë plotësisht. Por në pikëvështrimin e ri të Ajnshtajnit rrjedhja e kohës është më së pakti diçka që varet nga sistemi. Rrjedhja e kohës në sisteme të lëvizshme përcaktohet nga një faktor i quajtur faktori gama. Për shpejtësi modeste ky faktor është praktikisht i barabartë me 1 dhe në këtë rast koncepti i Njutonit është i vlefshëm. Por nëse është rreth 30000 km/s, e cila është 10% e shpejtësisë së dritës, faktori ndryshon me rreth 1.005. Në 99% të shpejtësisë së dritës faktori gama është 7, kësisoj në këtë lloj sistemi koha ecën 7 herë më ngadalë se në një sistem në prehje. Faktori gama rritet kur shpejtësia i afrohet shpejtësisë së dritës. Kur arrihet kjo, faktori gama është i pafundëm në madhësi. Për këtë arsye është e pafundme për trupin me masë të lëvizë me shpejtësi si të dritës apo edhe më të mëdha. Siç dihet kuantet e dritës, fotonet nuk kanë masë. Le të medojmë se jemi duke vëzhguar një astronaut i cili është duke lëvizur larg nga toka nën një përshpjetim konstant, për shembull me rritje të njëjtë të shpejtësisë sikur diçka bie lirisht në tokë. Në këtë rast shpejtësia është 9.8 m/s. Le të themi se austronauti po lëviz drejt galaktikës Andromeda, e cila është 2 milionë vjet dritë larg nesh. Pasi austronauti ka përshkruar gjysmën e rrugës, ai ndalet së përshpejtuari dhe ngadalëson lëvizjen, kështu ai mbërrin në rajonin e Andromedës me shpejtësi më të ngadaltë. Është e lehtë të llogaritësh se kjo do duhej t’i merrte atij apo asaj 30 vjet. Gjatë kësaj kohe mbulon një total prej dy milionë vjetësh dritë. Astronauti atëherë kthehet mbrapsht dhe arrin sërish në Tokë 30 vjet më vonë, megjithatë në Tokë kanë kaluar 4 milionë vjet, astronauti ka jetuar vetëm 60 vjet. Duke e zgjeruar teorinë e relativitetit, Ajnshtajni më në fund mbërriti tek formula e famshme në fizikë E =mc2. Kjo do të thotë se energjia dhe masa janë forma të ndryshme të së njëjtës substancë. Në këtë kohë Ajnshtajni ishte duke menduar vetëm për transformimin e një pjese shumë të vogël të masës siç janë ato në atomet radioaktive. Por tashmë ne e dimë se formula është shumë më e gjerë. Një proton apo bërthama e një atomi hidrogjen transformohet krejtësisht në energji radioaktive kur vepron kundër një thërmije, një antiproton. Albert Ajnshtajn, një superyll. 1909 Ajnshtjani u largua nga zyra e tij për të nisur një karrierë universitare. Ai ligjëroi në Universitetin e Zyrihut, në Universitetin e Bernës dhe më pas edhe në Pragë. Më 1912 ai u kthye në Zyrih. Më 1914 Akademia prusiane e Shkencave në Berlin i afroi atij një vend si lektor në Institutin e Fizikës Kajser Wilhelm. Kur mori çmimin Nobel disa vite më vonë ai ishte një figurë qendrore e mendimit botëror. Gjatë Republikës së Vajmarit Ajnshtajni ishte një pacifist. Vrullshëm me idetë e tij të fuqishme shoqërore dhe përfitoi lëvizjen e armiqësisë antisemitiste. Ndërsa ai tashmë gjendej në Shba. Me gruan e tij të dytë Elsa Lowenthol librat e tij ishin djegur në Gjermani dhe Hitleri kishte marrë pushtetin më 1933. Ai qe i tronditur prej krimeve masive të kryera nga nazistët e për këtë ai kurrë nuk vuri më këmbën në Gjermani. Ai pranoi një ftesë nga Instituti për Studime të Avancuara në Princeton, ku ai qëndroi deri sa vdiq. Ai fuqimisht punoi mbi një përshkrim apo ide të kuptueshme të gravitetit dhe elektromagnetizmit. Këto ishin çështje të vështira dhe ai nuk mundi të gjejë një zgjidhje të kënaqshme. Në korrik të 1945 një shpërthim i fuqishëm tronditi shkretëtirën e Nju-Meksikos (SHBA) me të cilin për herë të parë ishte ndezur nga mbushje bërthamore. Një pjesëz e vogël lënde ishte transformuar në rrezatim. Edhe dy teste të tjera bombash të tilla dolën të suksesshme. Në gusht të 1945 ato u ndezën mbi Japoni, në Nagasaki dhe Hiroshima. Megjithatë, fizikanët nuk shpikën bombën atomike, ata thjesht e sollën atë në Tokë nga Dielli. Po Ajnshtajni vetë? I alarmuar prej njoftimeve që kishte marrë ai i shkroi presidentit Rusvelt në gusht të 1939 se Gjermania mund të ishte e aftë të prodhonte bombën atomike. Kjo letër qe vendimtare në themelimin e “Projektit Manhatan” për ndërtimin e bombës atomike. Ky ishte një gabim fatal, tha Ajnshtajni më vonë, dhe sigurisht shembulli më i madh tragjik i fuqisë dhe i pafuqisë së shkencës. Më 1950 ai shkroi se ai kurrë nuk mori pjesë në projekte me natyrë ushtarake, as kreu ndonjë kërkim që të mund të kishte lidhje me armën atomike. Gjatë viteve të pasluftës ai u përfshi aktivist në veprimtari për një rend botëror që e dënon dhe e ndalon kërcënimin bërthamor. Gjithashtu, ai mbështeti krijimin e shtetit të Izraelit. Ajnshtajni në anën tjetër ishte një i dashuruar i detit dhe i muzikës, pacifist dhe jo konformist i paepur. Ajnshtajni vdiq në Princeton, më 18 prill 1955. Në të gjithë Gjermaninë dhe mbarë viti 2005 është quajtur “Viti i Ajnshtajnit”, pasi më 1905 ai tronditi fizikën dhe ndryshoi botën me anë të 5 eseve të mrekullueshme, pra jemi 100 vjet pas revolucionit në fizikë.

Ilda
antar shume aktiv
antar shume aktiv

Numri i postimeve : 295
Points : 16
Reputation : 0
Registration date : 18/01/2009

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi