Topi dhe Berisha, dje vizita në Varrezat e Dëshmorëve. Sot shkon opozita

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Topi dhe Berisha, dje vizita në Varrezat e Dëshmorëve. Sot shkon opozita

Mesazh nga ADMIN prej Mon Nov 29, 2010 5:20 am

Topi dhe Berisha, dje vizita në Varrezat e Dëshmorëve. Sot shkon opozita


Politika shqiptare ka ndjekur edhe këtë vit traditën e ndarjes për sa i përket festimit të dy ngjarjeve më madhore të kombit tonë: Pavarësisë dhe Çlirimit të Shqipërisë. Në heshtje, pa thyer traditën e tij, Kryeministri Berisha i shoqëruar nga drejtues të tjerë të mazhorancës qeverisëse, kanë zgjedhur t’i festojnë të dyja festat në një ditë. Këtë traditë e ka ruajtur dhe e ka respektuar edhe kreu i shtetit, Bamir Topi, i cili së bashku me Berishën dhe kryetaren e Parlamentit, Jozefina Topalli ka zhvilluar paraditen e djeshme homazhe në Varrezat e Dëshmorëve, duke nderuar kujtimin dhe veprën e martirëve të kombit dhe gjithë patriotëve shqiptarë. Nga ana tjetër, ashtu siç ka ndodhur edhe vitet e tjera, drejtuesit e partive të majta në vend: kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama dhe kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta kanë festuar dje vetëm Festën e Pavarësisë, ose siç quhet ndryshe Festën e Flamurit, duke i lënë për sot festimet për Festën e Çlirimit të vendit, që përfshin edhe vizata në familjet e dëshmorëve. Në fjalën e tij të mbajtur pranë memorialit të “Nënës Shqipëri”, Berisha theksoi se sot shqiptarët nderojnë themeluesit e pavarësisë, nderojnë të rënët e kombit, më të sigurt dhe më të lirë në tërë historinë tonë, duke u bazuar tek ngjarjet e mëdha siç është anëtarësimi i Shqipërisë në NATO dhe lëvizja e lirë që fituan këtë vit. “Sot është ditë e përuljes me nderimin më të madh ndaj të rënëve të kombit, atyre që ranë për një Shqipëri të pavarur, atyre që ranë për një Shqipëri të lirë nga pushtuesit dhe renditën vendin në anën e drejtë të historisë, të koalicionit antifashist të Luftës së Dytë Botërore, atyre që u martirizuan dhe ranë në 45 vite regjimi më barbar që ky vend dhe kjo tokë ka njohur”, - theksoi Berisha, duke shtuar se, Shqipëria sot nderon si një vend anëtar i NATO-s dhe i lirë për të lëvizur në Europë. Më pas Berisha, i shoqëruar nga ministra dhe deputetë të djathtë, zhvilloi vizita në familjen e ‘Dëshmorit të Demokracisë’, Azem Hajdari dhe në familjen e dëshmorit Hysni Lepenica. Kryeministri Berisha i përcolli pjesëtarëve të familjes Hajdari nderimet e tij më të thella për Azemin, por edhe për të gjithë ata që siç u shpreh Kryeministri, vendosën sakrificën në themel të lirisë dhe të historisë së lirisë. “Askujt më shumë se atyre nuk u takon e ardhmja, sepse ajo ka munguar dhe çdo hap drejt saj, çdo horizont i ri, Azemin e bën më të madh, më të përjetshëm, më të pranishëm. Por, ka dhe një ngushëllim të madh, - tha ai, - sepse sot ëndrra e Azemit është realitet”. Ndërsa gjatë vizitës në familjen Lepenica, Kryeministri Berisha i përcolli pjesëtarëve të familjes urimet për Ditën e Pavarësisë si dhe i shprehu atyre nderimin e tij të madh, por dhe të të gjithë shqiptarëve, për sakrificën e Hysni Lepenicës dhe të bashkëluftëtarëve të tij, pa të cilët shqiptarët nuk do të ishin më në hartën e Europës. “Ne u detyrohemi atyre për lirinë që kemi sot, u detyrohemi të gjithëve për këto që kemi arritur e do të arrijmë”, - u shpreh Kryeministri.
avatar
ADMIN
admin
admin

Numri i postimeve : 902
Points : 859
Reputation : 10
Registration date : 10/01/2009

Shiko profilin e anëtarit http://www.Bajzianet.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi