Edukatoret u mësojnë ç’të duan fëmijëve të kopshteve

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Edukatoret u mësojnë ç’të duan fëmijëve të kopshteve

Mesazh nga ADMIN prej Mon Nov 29, 2010 5:16 am

Edukatoret u mësojnë ç’të duan fëmijëve të kopshteve


- Daja, e di ti pse është i kuq flamuri shqiptar?
- Jo. Pse?
- Nga gjaku i partizanëve.
- Si nga gjaku i partizanëve?
- Erdhën gjermanët, donin ta merrnin flamurin. Partizanët luftuan, derdhën gjak dhe flamuri u bë i kuq si gjaku...
Ky dialog u zhvillua para disa ditësh mes Anit 5 vjeçe dhe dajës së saj. Ani, e cila frekuenton një kopsht shtetëror në Tiranën e Re, ka mësuar këtë muaj me tekst e muzikë himnin e flamurit, si dhe diçka mbi simbolikën e vetë flamurit. Vogëlushja di të thotë madje, se partizanët luftuan për ideal, megjithëse nuk e di çfarë është ideali. Nga ana tjetër, ajo ngre supet kur daja e pyet për Skënderbeun.
Në të gjitha kopshtet e fëmijëve në Shqipëri, publikë e jopublikë, gjatë muajit nëntor, fëmijëve u mësohen konceptet bazë të atdheut dhe simboleve të tij.
“Ne punojmë në bazë të programit të miratuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Në këtë program përcaktohen temat që duhet t’i zhvillojnë vetë edukatoret. Aktualisht kemi në program atdheun, himnin e flamurit, e tematika të këtij lloji që përkojnë me festën kombëtare dhe janë ndarë sipas grupmoshave”, thotë Majlinda Shtëmbari, drejtoreshë e kopshtit të fëmijëve numër 60 në kryeqytet.
Shtëmbari sqaron se në bazë të programit, edukatoret i zhvillojnë vetë tematikat e kërkuara, duke përdorur njohuritë e tyre dhe literaturën që mund të gjejnë. Sipas saj, Ministria e Arsimit dhe Shkencës nuk jep asgjë tjetër veç tematikave dhe nuk vë asnjë kufizim për zhvillimin e tyre.
Tematika e edukimit në kopshte përfshin një gamë të gjerë, që nga higjiena vetjake, tek edukata qytetare e deri te konceptet e para mbi atdheun. Të gjitha këto tematika, zhvillohen njësoj: në bazë të vullnetit dhe aftësive të edukatoreve.
Por nëse mund të biem dakord se edukimi për normat e sjelljes dhe pastërtisë mund t’i besohet çdo gruaje shqiptare me formim mesatar, nuk mund të themi se e njëjta gjë vlen edhe për shpjegimin e atdheut dhe simboleve të tij. Janë koncepte të vështira për t’u rrokur nga mendje mature e vazhdojnë të jenë pjesë e debateve ndër intelektualë.
Megjithatë, fëmijët tanë, në vitin 2010, mësojnë se flamurin e kemi dhuratë prej partizanëve që dhanë jetën rreth 30 vjet pasi ky flamur ishte zyrtarisht i Shqipërisë dhe rreth 500 vjet pasi ky flamur ishte njohur si simbol i shqiptarëve, ashtu siç është sot me fushën e kuqe e shkabën e zezë dykrenare.
Shkaba dykrenare është një tjetër objekt komentesh nga më të çuditshmet prej edukatoreve. Ja çfarë u thotë një edukatore tjetër e një kopshti publik fëmijëve që e pyesin: Pse shqiponja në flamur ka dy koka? – Shqipëria ka Veriun dhe Jugun, të dy duan të duken, ndaj shqiponja ka dy koka (!).
Me mësime të tilla, e të tjera ndoshta edhe më të ububushme, po “mëkohen” fëmijë të moshave nga 3 në 5 vjeç anembanë Shqipërisë.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës është në dijeni të “gafave”, por nuk jep dot një zgjidhje të menjëhershme për problemin. “Është e vërtetë, ka edukatore të papërgjegjshme”, pohon Nora Malaj, zëvendësministre e Arsimit, e cila nuk e sheh problemin te programet e ministrisë, por te zbatimi i tyre nga edukatoret, si dhe te një koncept i gabuar që kanë vetë prindërit për kopshtet.
Ajo thotë se prej një viti po punon fort për të bërë ndryshime në arsimin parashkollor, por ka ende shumë për të bërë. “Në kopshte fëmijët krijojnë elementët bazë të formimit. Mësojnë së pari si të sillen si qenie sociale, konceptet e para të bashkëjetesës, por edhe konceptet e para për shtetin, atdheun, simbolet e tij. Për këtë arsye duhet t’u japim një tjetër rëndësi këtyre institucioneve, që aktualisht nga prindërit nuk konsiderohen fare si institucione arsimore, por si institucione të kujdesit”, thotë Nora Malaj.
Për gafat, përgjegjësia kryesore bie mbi edukatoret, në disa raste të paarsimuara si duhet, e shpesh të patrajnuara siç kërkohet. “Nuk është e lehtë të ndryshosh gjendjen në pak kohë. Kemi shumë edukatore të vjetra, që nuk kanë arsimin e duhur, por kanë eksperiencë të gjatë pune. Nuk mund të hidhen në rrugë. Por kemi edhe shumë edukatore të reja, që kanë arsimin e kërkuar, por neglizhojnë trajnimet”, thotë Nora Malaj.
Me pak fjalë, edukimi i mbrapshtë i fëmijëve nuk mund të ndalet lehtë. Ministria e Arsimit pranon pjesën e vet të përgjegjësisë, që ka të bëjë kryesisht me kontrollin e edukatorëve, gjë që duket se ka çaluar. Por kontrolli, sado i shpeshtë dhe i rreptë nuk do të sillte shpejt çrrënjosjen e problemit. Lufta kundër fenomenit duhet të bëhet së pari nga prindërit. Deri më sot, në Ministrinë e Arsimit nuk është ngritur asnjëherë zyrtarisht problemi i edukimit të mbrapshtë në kopshte, sepse asnjë prind nuk është ankuar për këtë. Të gjithë interesohen që fëmijët të jenë ngrohtë dhe të mos dhunohen fizikisht, paçka se në memoriet e tyre të bardha po shkruhen gjepura, që zor se do të shuhen nga vitet
avatar
ADMIN
admin
admin

Numri i postimeve : 902
Points : 859
Reputation : 10
Registration date : 10/01/2009

Shiko profilin e anëtarit http://www.Bajzianet.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Edukatoret u mësojnë ç’të duan fëmijëve të kopshteve

Mesazh nga ADMIN prej Mon Nov 29, 2010 5:17 am

Nuk e kuptoj si mund ta lejojne ministrija e arsimit kete skadal per te ardhmen e brezit te ri,vertete nje skadal ne arsimin e shqiperise
avatar
ADMIN
admin
admin

Numri i postimeve : 902
Points : 859
Reputation : 10
Registration date : 10/01/2009

Shiko profilin e anëtarit http://www.Bajzianet.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Edukatoret u mësojnë ç’të duan fëmijëve të kopshteve

Mesazh nga arberia prej Tue Nov 30, 2010 1:16 am

Crying or Very sad ,kjo eshte te qash me oi,si more ende neper kopeshte vazhdon shpelarja e trurit me turli soj perrallash e gjepurash Shocked Evil or Very Mad ....e tmerrshme per brezat e ardheshem.....
avatar
arberia
Antar i e shquar
Antar i e shquar

Numri i postimeve : 626
Points : 341
Reputation : 61
Registration date : 19/01/2009

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Edukatoret u mësojnë ç’të duan fëmijëve të kopshteve

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi