Trafik kokaine Panama-Shqipëri, tre në pranga, një në kërkim

Shko poshtë

Trafik kokaine Panama-Shqipëri, tre në pranga, një në kërkim

Mesazh nga ADMIN prej Tue Nov 23, 2010 10:29 am

Trafik kokaine Panama-Shqipëri, tre në pranga, një në kërkim


23/11/2010


Sokol Çobo






  • roga u ble në Panama. U nis nga Majami në Romë për të përfunduar në Tiranë



Një kilogram kokainë është sekuestruar dje nga policia dhe prokuroria shqiptare, gjatë operacionit “Motorino”. Lënda narkotike është blerë në Panama, ka shkuar në SHBA, në Majami, dhe më pas është nisur në Romë, Itali. Destinacioni ishte Tirana, në një adresë të rreme. Në pranga kanë rënë Ilia Xoxe, Arben Uku dhe Ervin Tushe, dy të parët nga Berati dhe i fundit nga Tirana. Në kërkim është shpallur një shtetas i huaj, i cili ka nisur drogën në SHBA me anë të postës së shpejtë. Lënda narkotike ishte fshehur në një motorino dhe skanimi i saj në aeroportin e Majamit e ka evidentuar. Pakoja mbante një emër të rremë në Tiranë, ndërsa për këtë operacion kanë bashkëpunuar edhe strukturat e Shërbimit Informativ Shtetëror, të cilat kishin një informacion se persona të ndryshëm kryenin trafik ndërkombëtar të lëndës narkotike nga Amerika Latine në Shqipëri. Informacionet e SHISH-it kanë shërbyer për regjistrimin e procedimit penal numër 113 të këtij viti në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.
Dosja


“Ky procedim ka nisur pas komunikimit të Prokurorisë së Përgjithshme, përmes Drejtorisë së Marrëdhënieve me Jashtë, me SOCA në Britaninë e Madhe dhe më pas me autoritetet kompetente në SHBA e Itali, ndërkohë që jemi asistuar në mënyrë të vazhdueshme nga informacionet e ardhura prej Shërbimit Informativ Shtetëror”, tha prokurori Edvin Kondili, i cili ka ndjekur këtë hetim. Sipas tij, pasi është bërë kërkesa për dorëzimin e kontrolluar Prokuroria për Krimet e Rënda, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Shtetit kanë kryer një sërë veprimesh hetimore për zbulimin e rrjetit të personave të përfshirë në këtë aktivitet trafikimi të kokainës nga Amerika Latine në Shqipëri. “Droga është nisur nga Panamaja e fshehur në një motorino, përmes postës së shpejtë dhe ka pasur për destinacion paraprak Tiranën, në një adresë të rreme.
Menjëherë pas sinjalizimit nga autoritetet e huaja, ka nisur shkëmbimi i informacioneve me DEA në SHBA për lejimin e kalimit të kokainës deri në Shqipëri. Kokaina ka kaluar më pas në disa vende deri në mbërritjen e saj në Shqipëri, ku ndërkohë kishte nisur puna për identifikimin e personave të përfshirë në këtë veprimtari”, vijoi prokurori Kondili, duke vijuar se mëngjesin e djeshëm, pas përdorimit të një sërë metodash speciale të hetimit nga Drejtoria Kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve në operacionin e quajtur “Motorino”, u arrit të arrestoheshin tre shtetasit dhe i katërti të shpallet në kërkim në SHBA.
Bashkëpunëtorët


Ndërkohë që hetime të tjera po kryhen edhe për persona të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Sasia e drogës që është sekuestruar është 1 kg e llojit kokainë. Ajo ka qenë e destinuar për tregun e brendshëm dhe një pjesë e saj do të trafikohej në një shtet të Europës Perëndimore. “Është e treta herë brenda pak kohe që arrihet të sekuestrohet një sasi lënde narkotike e nisur nga Amerika Latine drejt Shqipërisë, çka tregon për një rritje të efikasitetit të punës së agjencive të zbatimit të ligjit në këtë drejtim”, vijoi prokurori, ndërsa tha se duhet vlerësuar bashkëpunimi me autoritetet e huaja që e kanë rritur ndjeshëm besimin kundrejt autoriteteve shqiptare në organizimin e këtyre operacioneve të ndërlikuara, ku përfshihen disa vende njëkohësisht dhe kërkohet besueshmëri e nivel i lartë profesionalizmi.
avatar
ADMIN
admin
admin

Numri i postimeve : 902
Points : 859
Reputation : 10
Registration date : 10/01/2009

Shiko profilin e anëtarit http://www.Bajzianet.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Trafik kokaine Panama-Shqipëri, tre në pranga, një në kërkim

Mesazh nga arberia prej Wed Nov 24, 2010 12:43 am

Sa keq me vjen qe permendet emri i vendit tim ne keto trafiqe,aq mire ndihem pastaj kur zbulohen dhe kapen keto grupe mafiozesh.
avatar
arberia
Antar i e shquar
Antar i e shquar

Numri i postimeve : 626
Points : 341
Reputation : 61
Registration date : 19/01/2009

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi