“Urdhri i Enverit, si e futëm katër-siluruesin në liqen”

Shko poshtë

“Urdhri i Enverit, si e futëm katër-siluruesin në liqen”

Mesazh nga ADMIN prej Mon Aug 23, 2010 10:23 am

“Urdhri i Enverit, si e futëm katër-siluruesin në liqen”
» Dërguar më: 23/08/2010 - 12:10
Bardhyl Berberi

Ishim duke pirë kafen e mëngjesit në një lokal në breg të liqenit. Si asociacion për të treguar ngjarien e mëposhtme ishte një skaf i madh privat që ecte me shpejtësi në ujërat e liqenit. Nazar Berberit, në një moshë të thyer që po iu afrohet të 80-ave, iu kujtua një ngjarje e asaj kohe që i kishte sjellë shumë telashe në detyrën e tij të zv/ministër i Mbrojtjes. "Në vitin 1978 isha me detyrën e zv/ministrit të Mbrojtjes dhe mbuloja si zv/ministër artilerinë, flotën detare dhe aviacionin. Më thërret Mehmet Shehu në zyrë. Ishte i shqetësuar, ecte më hap nëpër ambientet e zyrës së madhe. Më pas ulej dhe zhgarraviste një letër me stilograf duke vizatuar figura gjometrike më pas ngrihej përsëri. Kjo ishte një shenjë që ai ishte shumë i shqetësuar. Në atë kohë, Mehmeti ishte edhe kryeministër edhe ministër i Mbrojtjes dhe më thotë:
-Nazar sapo dola nga zyra e shokut Enver. Ai para se të niset me pushime në Pogradec kërkon masa të larta sigurie dhe mbi të gjitha kërkon një mjet të fuqishëm luftarak të vendoset në liqenin e Ohrit nga ndonjë sulm i papritur që mund t'i bëhet nga ndonjë bandë e armatosur. Gjithashtu do të shkojë në rrethinat e Pogradecit edhe një helikopter luftarak edhe ky do të ketë të njëjtin funksion. I thashë Mehmetit se sigurojmë mjetin luftark heqim një silurues patrullues nga deti Adriatik por si do të transportohet siluruesi deri në Pogradec në atë rrugë aq të rrezikshme me kthesat e shumta në Qafën e Thanës?
Mehmeti ma preu shkurt, ik mendoje mirë dhe zbato urdhërin. Shkova menjëherë në Durrës dhe zgjodhëm një silurues 4 i cili patrullonte në ujrat e Adriatikut. Vështirësitë ishin në transport. Si do të transportohej siluruesi nga Durrësi në Pogradec? U thirr një shofer shumë i zoti që ishte edhe Hero i Punës quhej Met Dervina, i cili e mori përsipër këtë detyrë të rëndësishme.
U ngarkua siluruesi në makinën e tij dhe ai eci mirë deri në tunelet e Librazhdit. Atje nuk mund të kalohej sepse nuk e nxinte tuneli. Pas llogaritjeve që bëmë ishte e pamundur atherë na lindi ideja ta hipnim siluruesin në një tren pune me një vinç të fuqishëm. Pas shumë peripecive me transportimin e siluruesit një herë në tren dhe një herë në makinë, mbërritëm në fshatin Lin. Gjetëm një vend ku kishte thellësi të madhe në liqen pranë bregut dhe e lëshuam tek mullinjtë e Linit të Pogradecit ku shkarkua me vinçin e fuqishëm dhe u lëshua në ujë. Sapo u ndez siluruesi lëshoi një zhurmë të tmerrshme shurdhuese që tronditi jo vetëm fshatin Lin, por trembi në formën e një paniku pushuesit e shtetit fqinj të Maqedonisë (ish-Jugosllavia). Brenda pak minutash kampingu me pushues të huaj në Radozhë u boshatis, iknin pushuesit e tmerruar nga paniku. Por, frika pushtoi edhe pushuesit në Pogradec. I gjithë qyteti dridhej nga zhurma tepër e madhe shurdhuese dhe padija se ç'po ndoshte në liqen. Dhe paniku shkoi në formën e epidemisë edhe në fshatin Tushemisht gjatë patrullimit të siluruesit. E njëjta gjë u krijua edhe në kampingun e Shën Naumit. Të huajt që ishim atje braktisën pushimet, më pas ikën dhe pushuesit në Lubanisht dhe në Peshtan. Edhe trageti i Shën Naumit që bënte rrugën katër herë në drejtim të Ohrit i ndërpreu udhëtimet. Situata ngjante alarmante. Paniku dhe frika përfshiu të gjithë pushuesit. Katër siluruesi patrullonte nga njëri cep i liqenit tek tjetri, nga mullinjtë e Linit deri tek kufiri me Shën Naumin.
"Ministria e Mbrojtjes e Jugosllavisë së athershme na bëri një notë proteste, por kush dëgjonte. Më pas edhe Ministria e Jashtme e Jugosllavisë", rrëfen ish-zv/ministri i Mbrojtjes, Nazar Berberi.
Përballë vilës së Enverit ishte vila "Biljana" e Titos ku edhe ky pushonte gati tre muaj çdo vit në Ohër. Ndërkohë, ne sollëm edhe helikopterin luftarak dhe e vendosëm në vendin e quajtur "varret e grekut", atje ishte një repart special. Mehmeti u kënaq që iu plotësua dëshira 'Zeusit'. Ne, në prill të atij viti kishim patur me Enverin një incident që ai u mërzit shumë dhe realizimi i kësaj detyre sikur e fashiti zëmërimin e tij.
avatar
ADMIN
admin
admin

Numri i postimeve : 902
Points : 859
Reputation : 10
Registration date : 10/01/2009

Shiko profilin e anëtarit http://www.Bajzianet.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi