Forca” apelon te faktori ndërkombëtar të monitorojë zgjedhjet në Ulqin

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Forca” apelon te faktori ndërkombëtar të monitorojë zgjedhjet në Ulqin

Mesazh nga BESIMTARI prej Sat Aug 21, 2010 11:40 am

Forca” apelon te faktori ndërkombëtar të monitorojë zgjedhjet në Ulqin





Ulqin, - Derisa pozita aktuale në Ulqin u kërkon falje qytetarëve që nuk arriti të bëjë shumicën e duhur parlametare pas zgjedhjeve vendore të 23 majit, partia më e madhe opozitare, Forca e Re Demokratike thotë se rruga më e mirë për zgjidhjen e gjendjes politike në Ulqin është kthimi i mandatit votuesve, ka raportuar Kosovalive.
“’Forca…’ i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar të pranishëm në Malin e Zi, shoqërisë civile malazeze dhe mediave që të vëzhgojnë me kujdes të madh këto zgjedhje. Ne, gjithashtu u bëjmë thirrje edhe qytetarëve të Ulqinit që të tregohen vigjilentë, ta mbrojnë votën e tyre dhe mos tolerojnë asnjë shkelje nga pushtetarët”, tha për KosovaLive, Nazif Cungu, lideri i partisë më të madhe shqiptare në Ulqin, por edhe në Malin e Zi, aktualisht në opozitë.
Nga ana tjetër, pozita mbetet e bindur se më 17 tetor, kur do të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme vendore, do të triumfojë edhe do të realizojë projektet e filluara.
Kryetari i Forca e Re Demokratike, Nazif Cungu nënvizon se të gjithë janë dëshmitarë se qeverisja në Ulqin ka ardhur vetëm duke u keqësuar edhe duke e zhytur buxhetin e komunës në miliona euro borxhe. Sipas tij, shërbimet publike kanë arritur nivelin më të lartë kritik, ndërsa Kuvendi komunal nuk ka funksionuar fare gjatë gjithë këtij viti, duke bërë që komuna të drejtohet pa transparencë e llogari.
“Në zgjedhjet e 23 majit e kemi pozitën se si pat hapur vendet fiktive të punës vetëm sa për të rrëmbyer votat, investime sipërfaqësore elektorale, ndërtimin e copave të rrugëve 4-5 ditë para votimeve, shpërndarjet e çimentos, armaturës etj. Të ashtuquajturat investime, edhe sot e kësaj dite janë të papaguara”, thotë për KosovaLive Cungu.
Sipas tij, rezultati disfatist që ky pushtet ka pësuar në zgjedhjet e majit, e ka bërë të qartë se ai e ka humbur besimin në popull dhe në kushtet e dëshpërimit mund ta çojë që të shtojë përpjekjet për të manipuluar fushatën dhe procesin zgjedhor
avatar
BESIMTARI
Antar i e aktiv
Antar i e aktiv

Numri i postimeve : 40
Points : 93
Reputation : 1
Registration date : 28/01/2010

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi