PD: Edi Rama, i lidhur me krimin e organizuar

Shko poshtë

PD: Edi Rama, i lidhur me krimin e organizuar

Mesazh nga ADMIN prej Mon Jun 21, 2010 4:30 am

PD: Edi Rama, i lidhur me krimin e organizuar


Partia Demokratike akuzoi dje, kreun e Partisë Socialiste Edi Rama, për lidhje mafioze me bandat kriminale. Zëdhënësja e selisë blu, Erla Mëhilli përmes një deklarate për shtyp tha se “policia arrestoi njërin nga segmentet kryesore të krimit të organizuar dhe bashkëpunëtorin kryesor të Edvin Kristaq Ramës, në përpjekjet për bllokimin e rrugëve dhe mosbindjen civile. Arrestimi i Skerdjan Bajramit, i cili identifikohet si një nga anëtarët kryesorë të bandës së Zani Çaushit, dëshmon qartë edhe një herë lidhjet e Edvin Ramës dhe bllokmenëve të rinj, me element të rrezikshëm të krimit të organizuar”. Mëhilli vijoi me akuzat në adresë të Ramës, duke thënë se “pas vërtetimit të lidhjeve të ngushta të Ramës me Aldo Baren, pas fakteve të nxjerra nga Prokuroria Italiane të bisedave telefonike kilometrike dhe deponimeve të Don Dollakut, që faktojnë lidhjet e kësaj bande me Ramën dhe eksponentë të tjerë të kupolës socialiste, lidhjet e fundit me bandën e Zani Çaushit, dëshmojnë fytyrën e vërtetë të qëllimeve të Edvin Ramës dhe bllokmenëve të rinj”. Partia Demokratike, duke i konsideruar të rrezikshme këto lidhje për Partinë Socialiste, i bëri asaj thirrje të distancohet nga këta elementë kriminalë. Madje, selia blu përmes zëdhënëses Mëhilli, i kërkoi Edi Ramës të heqë dorë nga rekrutimi i kriminelëve pranë Partisë Socialiste. “PD, duke i konsideruar të rrezikshme këto lidhje për Partinë Socialiste, i bën thirrje kësaj force politike të distancohet, si nga këto elementë kriminalë, ashtu edhe nga eksponentë apo drejtues të kupolës socialiste që kanë lidhje me botën e krimit. Gjithashtu, PD i bën thirrje Zotit Rama, të heqë dorë nga rekrutimi i kontingjenteve kriminale dhe pjesës më të errët të shoqërisë shqiptare”, - përfundoi deklaratën e saj për shtyp, zëdhënësja e selisë blu.
avatar
ADMIN
admin
admin

Numri i postimeve : 902
Points : 859
Reputation : 10
Registration date : 10/01/2009

Shiko profilin e anëtarit http://www.Bajzianet.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: PD: Edi Rama, i lidhur me krimin e organizuar

Mesazh nga arberia prej Tue Jun 22, 2010 7:34 am

Po si mund te mendojme se keta PS-sta do te shkeputen nga krimi,kur ata jane ngjizur me te.
avatar
arberia
Antar i e shquar
Antar i e shquar

Numri i postimeve : 626
Points : 341
Reputation : 61
Registration date : 19/01/2009

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi