BESIMTAR I PERENDISE TE VERTETE

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

BESIMTAR I PERENDISE TE VERTETE

Mesazh nga BESIMTARI prej Thu Feb 11, 2010 8:00 am

Te respektuar motra dhe vellezer ,duke shikuar jeten e veshtire qe ka arritur ne jeten tone te perditshme ne te gjitha skajet e kesaj botet ,dhe duke shikuar besimet e ndryshme qe njerzit kane ne besime te tyre ,arrita ne konkluzion te hapi kate teme shume delikate ,une do te bazohem vetem ne shkrimet shejte ,cfare na meson perendija dhe valle kush eshte populli i vertete i perendise ,a jam une njeriu i perendise !?,dhe si mund te behemi populli i perendise ne qofte se deri tani nuk kemi qene te denjte te ecim ne rrugen i zotit ,
avatar
BESIMTARI
Antar i e aktiv
Antar i e aktiv

Numri i postimeve : 40
Points : 93
Reputation : 1
Registration date : 28/01/2010

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: BESIMTAR I PERENDISE TE VERTETE

Mesazh nga BESIMTARI prej Thu Feb 11, 2010 10:29 am

Ne shqiptaret jemi nje popull i shume i vuajture ne shekuj,nuk kemi nje fe te njejte ,nuk kemi nje besim te njejte ,prandaj jemi te etur per pytje te shumta lidhur me besimet tona te ndryshme ,psh disa pytje te mijat si persone jane te ndryshme pa ofenduar as nje fe ,krahine apo ide ,a ka zot? kush ishte Muhameti,kush ishte Jesu Krishti,kush e shkroj Biblen ,kush e shkroj Kuranin,kush jane populli i perendise ,kush e mesoj milimangen te ndertoje rrjetin e saje me permasa gjeometrike,kush i mesoje zogjet te ecin ne forme trekendeshi kur shtektojne nga nje vend ,ne nje vend tjeter,perse nuk martohen prifterinjet ,perse shume fe mbulojne gjerat e kqija qe ata kane bere dhe vazhdojne te bejne ,perse shkrimet ne kuran jane shume te ashpera drejtuar jo besimtarve,e shume e shume pytje te tjera ,ju lutem edhe ju beni pyetjet tuaja sipas deshires dhe te gjithe sebashku do te hapim librat shejte dhe do te mundohena qe te gjejme te gjitha pergjigjet e pytjeve tona ,nuk do te kemi frige as Hoxha as Prifterinj qe te bejme pytjet tona ,ku eshte perendija ,pse nuk e shofim perendine ,ju ftoj te gjitheve te mesojme te verteten se kush eshte perendija e vertete!?
avatar
BESIMTARI
Antar i e aktiv
Antar i e aktiv

Numri i postimeve : 40
Points : 93
Reputation : 1
Registration date : 28/01/2010

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: BESIMTAR I PERENDISE TE VERTETE

Mesazh nga BESIMTARI prej Sun Feb 14, 2010 3:26 pm

A do të dish
të vërtetën?






Të vërtetën për çfarë? Për disa nga argumentet më të rëndësishme për të cilat njerëzit bëjnë pyetje. Ndoshta ke menduar edhe ti për pyetje të tilla, si:


  • A interesohet Perëndia për ne?
  • A do të mbarojnë ndonjëherë luftërat dhe vuajtjet?
  • Ç’ndodh pas vdekjes?
  • A ka shpresë për të vdekurit?
  • Si t’i lutem Perëndisë që të më dëgjojë?
  • Si të gjej lumturi në jetë?


Ku do t’i kërkoje përgjigjet e këtyre pyetjeve? Po të shkosh në ndonjë librari a bibliotekë, ndoshta do të gjesh me mijëra libra që thonë se i kanë përgjigjet. Por shpesh njëri libër kundërshton tjetrin. Disa të tjerë duken me vlerë për momentin, por shpejt u kalon koha dhe rishikohen ose zëvendësohen.
Megjithatë, ka një libër që përmban përgjigje të besueshme. Është libër që nuk na gënjen kurrë. Jezu Krishti i tha në lutje Perëndisë: «Fjala jote është e vërteta.» (Gjoni 17:17) Sot këtë Fjalë e njohim me emrin Bibla e Shenjtë. Në faqet vijuese, do të krijosh një ide të përgjigjeve të qarta e të vërteta që ka Bibla për pyetjet e mësipërme.
avatar
BESIMTARI
Antar i e aktiv
Antar i e aktiv

Numri i postimeve : 40
Points : 93
Reputation : 1
Registration date : 28/01/2010

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: BESIMTAR I PERENDISE TE VERTETE

Mesazh nga BESIMTARI prej Sun Feb 14, 2010 3:28 pm

A interesohet Perëndia për ne?


PSE LIND PYETJA: Bota ku jetojmë është plot mizori e padrejtësi. Shumë fe u mësojnë njerëzve se është vullneti i Perëndisë që të vuajmë.
ÇFARË MËSON BIBLA: Të këqijat nuk vijnë kurrë nga Perëndia. «Larg qoftë që Perëndia i vërtetë të veprojë me ligësi, që i Plotfuqishmi të veprojë me padrejtësi!»—thuhet te Jobi 34:10. Qëllimi i tij për njerëzit është vërtet i dashur. Ja pse Jezui na mësoi të lutemi: «Ati ynë që je në qiell, . . . ardhtë mbretëria jote. U bëftë vullneti yt, si në qiell, edhe në tokë.» (Mateu 6:9, 10) Kaq shumë interesohet për ne Perëndia, saqë nuk ka kursyer asgjë për të na siguruar se qëllimi i tij do të përmbushet.—Gjoni 3:16.

Shih edhe Zanafillën 1:26-28; Jakovin 1:13 dhe 1 Pjetrit 5:6, 7.
avatar
BESIMTARI
Antar i e aktiv
Antar i e aktiv

Numri i postimeve : 40
Points : 93
Reputation : 1
Registration date : 28/01/2010

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: BESIMTAR I PERENDISE TE VERTETE

Mesazh nga BESIMTARI prej Sun Feb 14, 2010 3:29 pm

A do të mbarojnë ndonjëherë luftërat dhe vuajtjet?


PSE LIND PYETJA: Luftërat po bëjnë kërdinë duke marrë jetë të panumërta. Të gjithë prekemi në ndonjë mënyrë nga vuajtjet.
ÇFARË MËSON BIBLA: Perëndia ka parathënë një kohë kur do të vendosë paqen në mbarë tokën. Nën Mbretërinë e tij, që është një qeveri qiellore, njerëzit «as do të mësojnë më të luftojnë». Përkundrazi, «do t’i farkëtojnë shpatat duke i kthyer në plore» për të punuar tokën. (Isaia 2:4) Perëndia do t’u japë fund të gjitha vuajtjeve dhe padrejtësive. Bibla premton: «[Perëndia] do të fshijë çdo lot nga sytë e tyre. Nuk do të ketë më vdekje. As vajtim, as klithmë, as dhembje nuk do të ketë më. Gjërat e mëparshme [ndër to edhe padrejtësitë e vuajtjet e sotme] shkuan.»—Zbulesa 21:3, 4.

Shih edhe Psalmin 37:10, 11; 46:9 dhe Mikenë 4:1-4.
avatar
BESIMTARI
Antar i e aktiv
Antar i e aktiv

Numri i postimeve : 40
Points : 93
Reputation : 1
Registration date : 28/01/2010

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: BESIMTAR I PERENDISE TE VERTETE

Mesazh nga BESIMTARI prej Sun Feb 14, 2010 3:30 pm

Ç’ndodh pas vdekjes?


PSE LIND PYETJA: Pothuajse të gjitha fetë e botës mësojnë se diçka që ndodhet brenda njeriut vazhdon të jetojë pas vdekjes. Disa mendojnë se të vdekurit mund t’i dëmtojnë të gjallët ose se Perëndia i ndëshkon të ligjtë me mundim të përjetshëm në një ferr të zjarrtë.
ÇFARË MËSON BIBLA: Pas vdekjes, njerëzit nuk ekzistojnë më. «Të vdekurit s’janë të vetëdijshëm për asgjë»,—thuhet tek Eklisiastiu 9:5. Meqë s’mund të dinë, të ndiejnë a të provojnë gjë, të vdekurit nuk mund t’i dëmtojnë e as t’i ndihmojnë të gjallët.—Psalmi 146:3, 4.

Shih edhe Zanafillën 3:19 dhe Eklisiastiun 9:6, 10
avatar
BESIMTARI
Antar i e aktiv
Antar i e aktiv

Numri i postimeve : 40
Points : 93
Reputation : 1
Registration date : 28/01/2010

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: BESIMTAR I PERENDISE TE VERTETE

Mesazh nga BESIMTARI prej Sun Feb 14, 2010 3:31 pm

A ka shpresë për të vdekurit?


PSE LIND PYETJA: Ne e duam jetën dhe duam ta gëzojmë bashkë me njerëzit tanë të dashur. Është më se e natyrshme që na digjet zemra t’i shohim përsëri njerëzit e afërt që na kanë vdekur.
ÇFARË MËSON BIBLA: Pjesa më e madhe e njerëzve që kanë vdekur, do të ringjallen. Jezui premtoi se «ata që janë në varre . . . do të dalin». (Gjoni 5:28, 29) Në përputhje me qëllimin fillestar të Perëndisë, ata që do të ringjallen, do të kenë mundësinë të jetojnë në një tokë të kthyer në parajsë. (Luka 23:43) Atëherë njerëzit e bindur do të kenë shëndet të përsosur dhe jetë të përhershme. Bibla thotë: «Të drejtët do të trashëgojnë tokën dhe do të banojnë përgjithmonë në të.»—Psalmi 37:29.

Shih edhe Jobin 14:14, 15; Lukën 7:11-17 dhe Veprat 24:15.
avatar
BESIMTARI
Antar i e aktiv
Antar i e aktiv

Numri i postimeve : 40
Points : 93
Reputation : 1
Registration date : 28/01/2010

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: BESIMTAR I PERENDISE TE VERTETE

Mesazh nga BESIMTARI prej Sun Feb 14, 2010 3:31 pm

Si t’i lutem Perëndisë që të më dëgjojë?


PSE LIND PYETJA: Gati në çdo fe, njerëzit luten. Por shumë vetave u duket sikur nuk marrin përgjigje për lutjet e tyre.
ÇFARË MËSON BIBLA: Jezui na mësoi që të mos përsëritim formula të gatshme kur lutemi. Ai tha: «Kur të lutesh, mos thuaj gjithnjë të njëjtat gjëra.» (Mateu 6:7) Nëse duam që Perëndia të na i dëgjojë lutjet, duhet të lutemi siç i pëlqen atij. Për këtë, duhet të mësojmë cili është vullneti i Perëndisë e pastaj të lutemi në përputhje me të. Te 1 Gjonit 5:14 shpjegohet: «Çfarëdo që të kërkojmë sipas vullnetit të [Perëndisë], ai na dëgjon.»

Shih edhe Psalmin 65:2; Gjonin 14:6, 14 dhe 1 Gjonit 3:22.
avatar
BESIMTARI
Antar i e aktiv
Antar i e aktiv

Numri i postimeve : 40
Points : 93
Reputation : 1
Registration date : 28/01/2010

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: BESIMTAR I PERENDISE TE VERTETE

Mesazh nga BESIMTARI prej Sun Feb 14, 2010 3:32 pm

Si të gjej lumturi në jetë?


PSE LIND PYETJA: Njerëzit në përgjithësi besojnë se paratë, fama ose bukuria do t’i bëjnë të lumtur. Prandaj rendin pas tyre, por lumturia gjithnjë u shket nga duart.
ÇFARË MËSON BIBLA: Jezui tregoi cili është çelësi i lumturisë: «Lum ata që janë të vetëdijshëm se kanë nevojë të mësojnë për Perëndinë!» (Mateu 5:3) Lumturinë e vërtetë mund ta gjejmë vetëm nëse bëjmë diçka për të plotësuar nevojën tonë më të madhe, domethënë etjen që të njohim të vërtetën për Perëndinë dhe qëllimin që ka për ne. Kjo e vërtetë gjendet në Bibël. Njohja e saj do të na ndihmojë të dallojmë çfarë është vërtet e rëndësishme në jetë e çfarë jo. Kur lejojmë që e vërteta e Biblës të na udhëheqë në vendime e në veprime, jeta bëhet më domethënëse.—Luka 11:28.

Shih edhe Proverbat 3:5, 6, 13-18 dhe 1 Timoteut 6:9, 10
avatar
BESIMTARI
Antar i e aktiv
Antar i e aktiv

Numri i postimeve : 40
Points : 93
Reputation : 1
Registration date : 28/01/2010

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: BESIMTAR I PERENDISE TE VERTETE

Mesazh nga BESIMTARI prej Sun Feb 14, 2010 3:33 pm

Kemi parë shkurtimisht përgjigjet e Biblës për gjashtë pyetje. A dëshiron të dish më tepër se kaq? Nëse je nga ata «që janë të vetëdijshëm se kanë nevojë të mësojnë për Perëndinë», pa dyshim që do të dish më tepër. Ndoshta ke pyetje të tjera, si: ‘Nëse Perëndia interesohet për ne, pse ka lejuar kaq ligësi e vuajtje gjatë gjithë historisë? Si të kem një jetë familjare më të mirë?’ Bibla u jep përgjigje të plota e të kënaqshme këtyre pyetjeve dhe sa e sa të tjerave.
Por sot shumë ngurrojnë të lexojnë Biblën, sepse nuk janë të familjarizuar me të. A dëshiron ndihmë që t’i gjesh përgjigjet në Bibël? Dëshmitarët e Jehovait kanë dy mjete që mund të të ndihmojnë.
Mjeti i parë është libri Çfarë mëson vërtet Bibla?, i përgatitur që të ndihmojë ata që s’kanë shumë kohë, të shqyrtojnë përgjigjet e qarta të Biblës për pyetje jetësore. Mjeti i dytë është një program falas për të studiuar Biblën në shtëpi. Një Dëshmitar i Jehovait që është mësues i kualifikuar i Biblës, mund të vijë pa pagesë në shtëpi ose në një vend tjetër të përshtatshëm për ty, e të kaloni nga pak kohë çdo javë duke diskutuar për Biblën. Miliona njerëz në mbarë botën kanë përfituar nga ky program dhe shumë kanë arritur në përfundimin e gëzueshëm: «Kam gjetur të vërtetën!»
S’mund të gjesh thesar më të madh se ky! E vërteta biblike na çliron nga besëtytnitë, nga pështjellimi e nga frika e tepruar. Na jep shpresë, qëllim dhe gëzim. Jezui tha: «Do ta njihni të vërtetën, dhe e vërteta do t’ju lirojë.»—Gjoni 8:32.
avatar
BESIMTARI
Antar i e aktiv
Antar i e aktiv

Numri i postimeve : 40
Points : 93
Reputation : 1
Registration date : 28/01/2010

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: BESIMTAR I PERENDISE TE VERTETE

Mesazh nga BESIMTARI prej Sun Feb 14, 2010 3:45 pm

Kjo broshurë është përgatitur si një kurs për studim biblik. Si duhet përdorur ajo? Të sugjerojmë programin e mëposhtëm: Në fillim të çdo mësimi janë pyetjet. Në kllapa pas çdo pyetjeje, do të gjesh numrin e paragrafëve ku gjenden përgjigjet. Lexoji pyetjet nga fillimi në fund. Mendo rreth tyre. Pastaj, lexo secilin paragraf dhe kërko shkrimet në Biblën tënde. Kur të kesh mbaruar një mësim, kthehu përsëri tek pyetjet dhe përpiqu të kujtosh përgjigjen e Biblës për çdo pyetje. Pasi të kesh mbaruar të gjithë broshurën, kthehu pas dhe rishiko të gjitha pyetjet.
avatar
BESIMTARI
Antar i e aktiv
Antar i e aktiv

Numri i postimeve : 40
Points : 93
Reputation : 1
Registration date : 28/01/2010

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: BESIMTAR I PERENDISE TE VERTETE

Mesazh nga BESIMTARI prej Sun Feb 14, 2010 3:46 pm

Çfarë kërkon Perëndia prej nesh?Mësimi 1
Si mund të zbulosh se çfarë kërkon Perëndia?

Cilin informacion të rëndësishëm përmban Bibla? (1)
Kush është autori i Biblës? (2)
Përse duhet ta studiosh Biblën? (3)

1. Bibla është një dhuratë e çmuar nga Perëndia. Është si letra e një ati të dashur drejtuar fëmijëve të tij. Ajo na tregon të vërtetën mbi Perëndinë: kush është ai dhe cilat janë normat e tij. Ajo shpjegon se si t’i përballojmë problemet dhe si të gjejmë lumturi të vërtetë. Vetëm Bibla na tregon se çfarë duhet të bëjmë për t’i pëlqyer Perëndisë.—Psalmi 1:1–3; Isaia 48:17, 18.
2. Bibla u shkrua nga rreth 40 burra të ndryshëm, gjatë një periudhe kohe 1.600–vjeçare, duke filluar në vitin 1513 p.e.s. Ajo përbëhet nga 66 libra të vegjël. Ata që shkruan Biblën ishin të frymëzuar nga Perëndia. Këta njerëz shkruan mendimet e tij dhe jo të tyret. Prandaj, Autor i Biblës është Perëndia në qiell dhe jo ndonjë njeri në tokë.—2. Timoteut 3:16, 17; 2. Pjetrit 1:20, 21.
3. Perëndia mori masa që Bibla të kopjohej dhe të ruhej e saktë. Bibla është shtypur më shumë se çdo libër tjetër. Jo çdokush do të jetë i lumtur të të shohë tek studion Biblën, megjithatë mos lejo që kjo të të pengojë. E ardhmja jote e përhershme varet nga marrja e njohurisë për Perëndinë dhe nga kryerja e vullnetit të tij, pavarësisht nga çdo kundërshtim.—Mateu 5:10–12; Gjoni 17:3.
avatar
BESIMTARI
Antar i e aktiv
Antar i e aktiv

Numri i postimeve : 40
Points : 93
Reputation : 1
Registration date : 28/01/2010

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: BESIMTAR I PERENDISE TE VERTETE

Mesazh nga BESIMTARI prej Sun Feb 14, 2010 3:48 pm

Çfarë kërkon Perëndia prej nesh?Mësimi 2
Kush është Perëndia?

Kush është Perëndia i vërtetë dhe cili është emri i tij? (1, 2)
Çfarë lloj trupi ka ai? (3)
Cilat janë cilësitë e tij të shquara? (4)
A duhet të përdorim figura dhe simbole në adhurimin që i bëjmë atij? (5)
Cilat janë dy mënyra, në të cilat mund të mësojmë për Perëndinë? (6)

1. Njerëzit adhurojnë shumë gjëra. Por Bibla na thotë se ka vetëm një Perëndi TË VËRTETË. Ai krijoi gjithçka në qiell dhe në tokë. Duke qenë se ai na dha jetën, është i Vetmi, të cilin duhet të adhurojmë.—1. Korintasve 8:5, 6; Zbulesa 4:11.

2. Perëndia gëzon shumë tituj, por ka vetëm një emër dhe ky është JEHOVA. Në pjesën më të madhe të Biblës, emri i Perëndisë është hequr e është zëvendësuar me titujt ZOTËRI ose PERËNDI. Por në kohën kur u shkrua Bibla, emri Jehova shfaqej në të rreth 7.000 herë.—Dalja 3:15; Psalmi 83:18.
3. Jehovai ka një trup, por jo si ky i yni. «Perëndia është Frymë»,—thotë Bibla. (Gjoni 4:24) Fryma është një formë jete, shumë më e lartë sesa e jona. Asnjë njeri nuk e ka parë ndonjëherë Perëndinë. Megjithëse Jehovai jeton në qiell, ai mund t’i shohë të gjitha gjërat. (Psalmi 11:4, 5; Gjoni 1:18) Çfarë është, atëherë, fryma e shenjtë? Nuk është një person si Perëndia. Përkundrazi, është forca aktive e Perëndisë.—Psalmi 104:30.
4. Bibla na zbulon personalitetin e Jehovait. Ajo na tregon se cilësitë e tij të shquara janë dashuria, drejtësia, mençuria dhe fuqia. (Ligji i përtërirë 32:4; Jobi 12:13; Isaia 40:26; 1. Gjonit 4:Cool Përveç kësaj, Bibla na thotë se ai është i mëshirshëm, dashamirës, falës, bujar dhe i durueshëm. Ne si fëmijë të bindur, duhet të përpiqemi ta imitojmë atë.—Efesianëve 5:1, 2.




Ne mësojmë për Perëndinë nga krijimi dhe nga Bibla
5. A duhet t’u përkulemi apo t’u lutemi shëmbëlltyrave, figurave dhe simboleve në adhurimin që bëjmë? Jo! (Dalja 20:4, 5) Jehovai thotë se duhet të adhurojmë vetëm atë. Ai nuk do ta ndajë lavdinë e tij me askënd apo me asgjë tjetër. Shëmbëlltyrat nuk kanë fuqi për të na ndihmuar.—Psalmi 115:4–8; Isaia 42:8.
6. Si mund ta njohim më mirë Perëndinë? Një mënyrë është duke vërejtur gjërat që ai ka krijuar dhe duke menduar thellë se çfarë na tregojnë. Krijimi i Perëndisë na tregon se ai ka fuqi dhe mençuri të madhe. Në gjithçka që ka bërë, ne shohim dashurinë e tij. (Psalmi 19:1–6; Romakëve 1:20) Një mënyrë tjetër në të cilën mund të mësojmë mbi Perëndinë, është duke studiuar Biblën. Në të ai na tregon shumë më tepër se çfarë lloj Perëndie është. Na tregon, gjithashtu, qëllimin e tij dhe se çfarë dëshiron që të bëjmë ne nga ana jonë.—Amosi 3:7; 2. Timoteut 3:16, 17.
avatar
BESIMTARI
Antar i e aktiv
Antar i e aktiv

Numri i postimeve : 40
Points : 93
Reputation : 1
Registration date : 28/01/2010

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: BESIMTAR I PERENDISE TE VERTETE

Mesazh nga BESIMTARI prej Sun Feb 14, 2010 3:49 pm

Çfarë kërkon Perëndia prej nesh?Mësimi 3
Kush është Jezu Krishti?

Përse Jezui është quajtur Biri «i parëlindur» i Perëndisë? (1)
Përse ai është quajtur «Fjala»? (1)
Përse Jezui erdhi në tokë si njeri? (2–4)
Përse kreu mrekulli ai? (5)
Çfarë do të bëjë Jezui në të ardhmen e afërt? (6)

1. Para se të vinte në tokë, Jezui jetoi në qiell si një person frymor. Ai ishte krijimi i parë i Perëndisë dhe për këtë arsye ai quhet Biri «i parëlindur» i Perëndisë. (Kolosianëve 1:15; Zbulesa 3:14) Jezui është i vetmi Bir që Perëndia e krijoi vetë. Jehovai e përdori Jezuin paranjerëzor si «kryemjeshtrin» e tij në krijimin e të gjitha gjërave të tjera në qiell dhe në tokë. (Proverbat 8:22–31, BR; Kolosianëve 1:16, 17) Përveç kësaj, Perëndia e përdori atë edhe si zëdhënësin e Tij kryesor. Ja, përse Jezui është quajtur «Fjala».—Gjoni 1:1–3; Zbulesa 19:13.
2. Perëndia e dërgoi Birin e Tij në tokë, duke e transferuar jetën e tij në barkun e Marisë. Prandaj, Jezui nuk pati një baba njerëzor. Për këtë arsye, ai nuk trashëgoi asnjë mëkat apo papërsosmëri. Perëndia e dërgoi Jezuin në tokë për tri arsye: (1) Për të na mësuar të vërtetën mbi Perëndinë (Gjoni 18:37), (2) Për të mbajtur një integritet të përsosur, duke siguruar një model që ne ta ndjekim (1. Pjetrit 2:21) dhe (3) për të sakrifikuar jetën e tij, me qëllim që të na lironte nga mëkati dhe vdekja. Përse nevojitej kjo?—Mateu 20:28.
3. Duke mos iu bindur urdhrit të Perëndisë, njeriu i parë, Adami, bëri atë që Bibla e quan «mëkat». Prandaj, Perëndia e dënoi atë me vdekje. (Zanafilla 3:17–19) Ai nuk i përmbushte më normat e Perëndisë, kështu që nuk ishte më i përsosur. Dalëngadalë, ai u plak dhe vdiq. Adami e përçoi mëkatin tek të gjithë fëmijët e tij. Ja, përse edhe ne plakemi, sëmuremi dhe vdesim. Si mund të shpëtohet njerëzimi?—Romakëve 3:23; 5:12.
4. Jezui ishte një njeri i përsosur ashtu si Adami. Megjithatë, ndryshe nga Adami, Jezui iu bind në mënyrë të përsosur Perëndisë edhe nën sprovën më të madhe. Për këtë arsye, ai mund të sakrifikonte jetën e tij të përsosur njerëzore për të paguar mëkatin e Adamit. Kjo është ajo, të cilës Bibla i referohet si «shpërblerja». Në këtë mënyrë, fëmijët e Adamit mund të liroheshin nga dënimi me vdekje. Të gjithë ata që ushtrojnë besim në Jezuin, mund të marrin faljen e mëkateve dhe jetën e përhershme.—1. Timoteut 2:5, 6; Gjoni 3:16; Romakëve 5:18, 19.










Shërbimi i Jezuit përfshinte mësimin, kryerjen e mrekullive dhe madje ofrimin e jetës së vet për ne

5. Kur ishte në tokë, Jezui shëroi të sëmurët, ushqeu të uriturit dhe qetësoi stuhitë. Ai madje ngriti të vdekurit. Përse kreu mrekulli ai? (1) Ai ndiente keqardhje për njerëzit që vuanin dhe dëshironte t’i ndihmonte. (2) Mrekullitë e tij tregonin se ai ishte Biri i Perëndisë. (3) Ato tregonin se çfarë do të bëjë ai për njerëzimin e bindur, kur të sundojë si Mbret mbi tokën.—Mateu 14:14; Marku 2:10–12; Gjoni 5:28, 29.
6. Jezui vdiq, u ringjall nga Perëndia si krijesë frymore dhe u kthye në qiell. (1. Pjetrit 3:18) Pas asaj kohe, Perëndia e bëri atë Mbret. Së shpejti, Jezui do të zhdukë të gjitha ligësitë dhe vuajtjet nga kjo tokë.—Psalmi 37:9–11; Proverbat 2:21, 22.
avatar
BESIMTARI
Antar i e aktiv
Antar i e aktiv

Numri i postimeve : 40
Points : 93
Reputation : 1
Registration date : 28/01/2010

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: BESIMTAR I PERENDISE TE VERTETE

Mesazh nga BESIMTARI prej Sun Feb 14, 2010 3:50 pm

Kush është Djalli?

Nga erdhi Satana Djalli? (1, 2)
Si i mashtron Satanai njerëzit? (3–7)
Përse duhet t’i rezistosh Djallit? (7)

1. Fjala «djall» nënkupton dikë që thotë gënjeshtra të liga për dikë tjetër. «Satana» nënkupton një armik ose një kundërshtar. Këto janë terma që i janë dhënë armikut kryesor të Perëndisë. Në fillim, ai ishte një engjëll i përsosur në qiell me Perëndinë. Megjithatë, më vonë ai filloi të mendonte tepër për veten dhe dëshironte adhurimin që me të drejtë i përkiste Perëndisë.—Mateu 4:8–10.
2. Ky engjëll, Satanai, i foli Evës me anë të një gjarpri. Duke i thënë asaj gënjeshtra, ai e shtrëngoi atë të mos i bindej Perëndisë. Në këtë mënyrë, Satanai sulmoi atë që quhet «sovranitet» i Perëndisë ose pozitën e tij si Më i Larti. Satanai vuri në dyshim faktin që Perëndia sundon në një mënyrë të denjë dhe për dobi të nënshtetasve të Tij. Përveç kësaj, Satanai vuri në dyshim faktin nëse ndonjëri do t’i mbetej besnik Perëndisë. Duke e bërë këtë, Satanai e bëri veten armik të Perëndisë. Për këtë arsye, ai u quajt Satana Djalli.—Zanafilla 3:1–5; Jobi 1:8–11; Zbulesa 12:9.
3. Satanai mundohet t’i mashtrojë njerëzit që ta adhurojnë. (2. Korintasve 11:3, 14) Një mënyrë me të cilën ai mashtron njerëzit është përmes fesë së rreme. Nëse një fe mëson gënjeshtra mbi Perëndinë, në të vërtetë ajo i shërben qëllimit të Satanait. (Gjoni 8:44) Njerëzit që janë anëtarë të feve të rreme, mund të besojnë sinqerisht se po adhurojnë Perëndinë e vërtetë. Por në të vërtetë, ata i shërbejnë Satanait. Ai është ‘perëndia i kësaj bote’.—2. Korintasve 4:4, BR.





Feja e rreme, spiritizmi dhe nacionalizmi i mashtrojnë njerëzit
4. Spiritizmi është një tjetër mënyrë me të cilën Satanai i përfshin njerëzit nën pushtetin e tij. Ata mund t’u kërkojnë frymërave që t’i mbrojnë, të dëmtojnë të tjerët, të parathonë të ardhmen ose të kryejnë mrekulli. Satanai është forca e ligë që qëndron pas gjithë këtyre praktikave. Për t’i pëlqyer Perëndisë, nuk duhet të kemi të bëjmë aspak me spiritizmin.—Ligji i përtërirë 18:10–12; Veprat 19:18, 19.
5. Gjithashtu, Satanai i mashtron njerëzit në një masë ekstreme përmes krenarisë së racës dhe adhurimit të organizatave politike. Disa mendojnë se kombi apo raca e tyre është më e mirë se të tjerat. Por nuk është e vërtetë. (Veprat 10:34, 35) Njerëz të tjerë shpresojnë se organizatat politike do të zgjidhin problemet e njeriut. Duke bërë kështu, ata hedhin poshtë Mbretërinë e Perëndisë. Ajo është e vetmja zgjidhje e problemeve tona.—Danieli 2:44.





Rezistoji Satanait, duke vazhduar të mësosh mbi Jehovain
6. Një mënyrë tjetër me anë të së cilës Satanai mashtron njerëzit, është tundimi me dëshira mëkatare. Jehovai na thotë që t’i shmangim praktikat mëkatare, sepse ai e di se ato do të na dëmtojnë. (Galatasve 6:7, Cool Disa njerëz mund të dëshirojnë që të bashkohesh me ta në praktika të tilla. Megjithatë, mos harro se në të vërtetë është Satanai ai që dëshiron që ti të bësh gjëra të tilla.—1. Korintasve 6:9, 10; 15:33.
7. Satanai mund të përdorë persekutimin ose kundërshtimin që të të bëjë të braktisësh Jehovain. Disa nga personat e tu të dashur mund të zemërohen shumë për faktin që ti po studion Biblën. Të tjerë mund të të përqeshin. Por, kujt ia detyron jetën? Satanai dëshiron të të frikësojë, me qëllim që të të pengojë të mësosh mbi Jehovain. Mos e lejo Satanain që të fitojë! (Mateu 10:34–39; 1. Pjetrit 5:8, 9) Duke i rezistuar Djallit, mund ta bësh Jehovain të lumtur dhe të tregosh se përkrah sovranitetin e Tij.—Proverbat 27:11.
avatar
BESIMTARI
Antar i e aktiv
Antar i e aktiv

Numri i postimeve : 40
Points : 93
Reputation : 1
Registration date : 28/01/2010

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: BESIMTAR I PERENDISE TE VERTETE

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi