Presidenti Obama hoqi ligjin 22-vjeçar

Shko poshtë

Presidenti Obama hoqi ligjin 22-vjeçar

Mesazh nga ADMIN prej Sun Nov 01, 2009 4:31 pm

Presidenti Obama hoqi ligjin 22-vjeçar
SHBA hap kufijtë për të sëmurët me HIV


Duke nisur nga janari i vitit të ardhshëm SHBA do të heqë ligjin që i ndalon qytetarët e huaj, mbartës të virusit HIV, të hyjnë në këtë vend apo të kërkojnë një vizë emigracioni. Barack Obama ka firmosur për t‘i dhënë fundit ligjit të hyrë në fuqi që në vitet ‘80 dhe që Presidenti amerikan e cilëson "të rrënjosur në frikë më shumë se në realitet". Ligji kishte hyrë në fuqi në një kohë kur njohjet rreth përhapjes së kësaj sëmundjeje ishin akoma të kufizuara. "Nëse duam të jemi liderë botërorë në luftën kundër sidës duhet të sillemi si liderë të vërtetë", ka thënë Obama. Që në vitin 1991 Kongresi u përpoq ta shfuqizonte këtë normë, por hasi në kundërshtimin e grupeve konservatore të Uashingtonit. Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishin një prej shumë pak vendeve në botë që kanë ende në fuqi një ligj i tillë. Obama ka nënvizuar shpirtin bipartizan me të cilin parlamentarët kanë shfuqizuar një akt që për shumë kohë "ka shtyrë shumë njerëz të mos bëjnë testet e HIV-it dhe ka penguar që shumë të sëmurë të përballen me këtë sëmundje". Ndërkaq, ligji i firmosur nga Presidenti ka rritur edhe me 5 për qind financimet për kurat ndaj kësaj sëmundjeje. Ai ligj mbante emrin Ryan White, që lidhet me një rast të bujshëm që ndau opinion publik në vitet ‘80, kur djaloshi që atëherë ishte 13 vjeç, u përjashtua nga shkolla, pasi kishte marrë virusin HIV pas një transfuzioni gjaku. Sipas rregullores në fuqi, një i sëmurë me AIDS që kërkonte të hynte në SHBA duhej të kërkonte vizë duke bashkëngjitur një raport mjekësor, motivin e udhëtimit, sigurimin shëndetësor dhe kontratën e punës në vendin e origjinës. Kjo bënte që seriopozitivët të hynin në SHBA ilegalisht dhe rrezikonin të akuzoheshin për emigracion klandestin.
avatar
ADMIN
admin
admin

Numri i postimeve : 902
Points : 859
Reputation : 10
Registration date : 10/01/2009

Shiko profilin e anëtarit http://www.Bajzianet.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi