Mediat e rajonit: Plan SHBA-Greqi për integrimin e Ballkanit

Shko poshtë

Mediat e rajonit: Plan SHBA-Greqi për integrimin e Ballkanit

Mesazh nga ADMIN prej Sun Nov 01, 2009 4:29 pm

Mediat e rajonit: Plan SHBA-Greqi për integrimin e Ballkanit
Gazeta "Danas": Anëtarësimi, në 100-vjetorin e Luftës I Botërore


Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë përgatitur një plan bashkë me Greqinë që të mundësojë hyrjen në Bashkimin Europian të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë, më 28 qershor 2014. Datë që përkon me përvjetorin e 100-të të Luftës së I Botërore. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë në plan që ta mbyllin përfundimisht çështjen e Ballkanit dhe duket se po punojnë fuqimisht në këtë drejtim. Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja serbe "Danas" që në fakt, citon burime nga qarqe ndërkombëtare dhe nga qeveria serbe. SHBA ka një plan të quajtur "Hartë Rruge", që është paraqitur nga Athina, ku thuhet se gjithë Ballkani Perëndimor duhet të hyjë në Bashkimin Europian në vitin 2014 edhe pse kjo datë duket shumë e pamundur nga këndvështrimi i liderëve aktualë të 27 vendeve anëtare të BE. E përditshmja "Danas" thotë se SHBA ka gjetur një aleat të fortë Greqinë, për ta mbyllur kapitullin e dhunshëm të Ballkanit dhe për ta integruar përfundimisht. Në fakt, vitin 2014 e kanë përmendur edhe ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremiç, në takimin me Kryeministrin grek, Jorgos Papandreu. Një datë e tillë është përmendur edhe nga ministri i Jashtëm, Ilir Meta, në Tiranë pak ditë më parë.

Arsyeja pse Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë përfshirë në përgatitjen e një plani të tillë është se, Uashingtoni e sheh hyrjen e Ballkanit në BE, si zgjidhjen më të mirë për gjithë problemet rajonale. Sipas ish-ministres së Jashtme të Serbisë, Aleksandra Jaksimoviç, kjo ide fillimisht ka ardhur nga vendet e vogla të BE, ndaj shihet mundësia e një përplasjeje me vendet e mëdha të bashkimit për ta pranuar Ballkanin kaq shpejt.

Ka zëra në Bashkimin Europian se zgjerimi i afërt do të vazhdojë me Islandën dhe Kroacinë në 2012 dhe më pas të ngrijë për një farë kohe. Sidoqoftë, SHBA-ja do të ushtrojë presionin e vet që Ballkani Perëndimor përfshi Shqipërinë të hyjë si i tërë në BE në vitin 2014. Pak ditë më parë, Kryeministri i Greqisë, Jorgos Papandreu, deklaroi se qeveria që ai drejton është pro zgjerimit të BE-së me vendet e Ballkanit. Në tryezën e krerëve të shteteve dhe qeverive europiane, gjatë një konference për shtyp Kryeministri grek ka shprehur hapur prioritetin e qeverisë së tij. Në këtë samit Greqia paraqiti si prioritet të qeverisë helene zgjerimin e BE-së me Ballkanin, madje duke synuar vitin 2014 për integrimin e vendeve të këtij rajoni. "Pas axhendës së Selanikut në vitin 2003, kur u hodhën themelet e zgjerimit me Ballkanin, në këto vitet e fundit rajoni ka humbur orientimin dhe ne duam t‘i japim një dinamikë të re, pa ulur standardet që duhen plotësuar, por duke reduktuar burokracitë, me qëllimin përfundimtar përfshirjen e Ballkanit në BE, 100 vjet pas Luftës së Parë Botërore", deklaroi Papandreu. Në shkurt të vitit 2009, Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, gjatë një vizite në Itali deklaroi se "Shqipëria brenda 2012 do të hyjë në Bashkimin Europian". Kreu i shtetit theksoi se reformat janë në rrugë të mbarë dhe ky është çelësi që i jep siguri këtij procesi. "Pas një muaji, Shqipëria do të hyjë me të drejta të plota në NATO. Çka do të thotë se vendi ofron të gjitha mundësitë ekonomike, por edhe garanton dhe të drejta për të gjithë rajonin e Ballkanit", u shpreh në atë kohë Presidenti Topi. Që nga ai moment, Topi teksa është pyetur nga mediat nuk ka preferuar të japë të dhëna të tjera apo të insistojë te kjo datë.
avatar
ADMIN
admin
admin

Numri i postimeve : 902
Points : 859
Reputation : 10
Registration date : 10/01/2009

Shiko profilin e anëtarit http://www.Bajzianet.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi