Shqiperia “pa viza” me t’u plotesuar kushtet

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Shqiperia “pa viza” me t’u plotesuar kushtet

Mesazh nga ADMIN prej Tue Oct 20, 2009 7:44 pm

Shqiperia “pa viza” me t’u plotesuar kushtet
20/10/2009 15:00

Eurodeputetet miratojne nje amendament kompromis per te shtuar Shqiperine dhe Bosnjen ne listen e vendeve pa viza (aneksi II), por me shenimin qe te hyje ne fuqi sapo vleresimi pozitiv i Komisionit per keto dy vende te jete miratuar nga Keshilli i BE-se.
Pas mbeshtetjes nga Komiteti i Jashtem, raporti i Tanja Fajon ka marre votat e Komitetit europarlamentar per Lirine, drejtesine dhe ceshtjet e brendshme.

Presionet politike brenda parlamentit ne njeren ane dhe Komisionit ne anen tjeter kane cuar ne gjetjen e nje kompromisi, qe pershpejton procesin e heqjes se vizave schengen me qendrim afatshkurter per Shqiperine dhe Bosnjen.

Nje gje e tille eshte e mundur te realizohet para qershorit te ardhshem sipas raportueses Tanja Fajon, nese keto dy vende plotesojne kushtet.

Eurodeputetet i bejne thirrje Shqiperise dhe Bosnjes qe te perparojne ne shperndarjen e pashaportave biometrike, kontrollin kufitar dhe reformen policore, si dhe i kerkojne komisionit qe te paraqese vleresimin per progresin e bere nga keto dy vende ne fillim te vitit te ardhshem.

Shqiperia dhe Bosnja qendrojne perkohesisht ne aneksin I, ku perfshihen ato shtete, qytetaret e te cileve kerkojne viza. Eurodeputet i kerkojne Komisionit po ashtu te filloje dialogun e vizave me Kosoven, duke krijuar nje plan per lehtesimin e vizave dhe liberalizimin e ngjashem, per te shmangur izolimin e kosovareve ne Ballkan.

Komisioni kishte propozuar qe liberalizimi i vizave me Maqedonine, Serbine dhe Malin e Zi te hynte ne fuqi ne janar 2010, ndersa Shqiperia dhe Bosnja nuk permbushnin kushtet per t'u kualifikuar.

Raporti i hartuar nga Tanja Fajon do te votohet ne seancen plenare te 12 nentorit ne Bruksel dhe me pas propozimet i kalojne Keshillit te BEse per te marre vendimin perfundimtar.
avatar
ADMIN
admin
admin

Numri i postimeve : 902
Points : 859
Reputation : 10
Registration date : 10/01/2009

Shiko profilin e anëtarit http://www.Bajzianet.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Shqiperia “pa viza” me t’u plotesuar kushtet

Mesazh nga Gerd prej Sat Oct 31, 2009 3:10 am

Ja prite se erdhen dhe kushtet, rruges jane.... Ja duro dhe pak se kemi Bosnjen para, gjynah ato vijne nga lufta.

Gerd
Antar i e regjistruar
Antar i e regjistruar

Numri i postimeve : 2
Points : 4
Reputation : 0
Registration date : 31/10/2009

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi