Aktualitet

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Aktualitet

Mesazh nga kapiteni prej Fri Sep 11, 2009 3:55 pm

talia: Plotësoni kushtet, ju mbështesim për vizat

Ministri i Brendshëm: Heqja e tyre ndihmon luftën ndaj migracionit të paligjshëm

Procesi i liberalizimit të vizave për vendet e Ballkanit mund të jetë një pikë kthese për të luftuar emigracionin e paligjshëm dhe Italia është e gatshme të bëjë pjesën e saj. Kështu u shpreh ministri italian i Punëve të Brendshme, Roberto Maroni, në Brdo (Slloveni). Ai mori pjesë në konferenca ministrore rajonale mbi migracionin e paligjshëm, krimin e organizuar, korrupsionin dhe terrorizmin, i cili pati pjesëmarrje nga 14 vende europiane dhe ballkanike. "Liberalizimi është një proces që filloi gjashtë vjet më parë. Tani për tani, Maqedonia është në gjendje të mirë, Mali i Zi dhe Serbia gjithashtu, por Shqipëria dhe Bosnja kanë ende shumë hapa për të bërë", vijoi Maroni. Ministri italian njoftoi se Italia është në dispozicion për të monitoruar Shqipërinë në mënyrë që tashmë, që nga janari i vitit 2010, të mund të përshtatet me rregullat që kërkohen për liberalizimin e vizave. Në vlerësimin e Maronit, liberalizimi i regjimit të vizave mund të ketë ndikim në luftën ndaj emigracionit të paligjshëm çka përkthehet në më shumë siguri dhe përshtatje me standardet e vendeve europiane. Në këtë drejtim, ministri vuri në dukje se hyrja e Sllovenisë në zonën "Shengen" ka çuar në një reduktim të ndjeshëm të hyrjeve të paligjshme në Itali përmes kufirit. Vetëm pak muaj më parë, Komisioni Europian mori vendimin për të propozuar heqjen e regjimit të vizave për Maqedoninë, Serbinë dhe Malin e Zi. Shqipërisë dhe Bosnjë-Hercegovinës iu kërkua të shtojnë ritmet e reformave për të përmbushur standardet e nevojshme. Liberalizimi i vizave për tre vendet e para të Ballkanit pritet të fillojë efektin që nga janari i vitit 2010. Deklarata e ministrit të Brendshëm italian vjen si një sinjal i koordinuar. Më parë Italia, përmes ministrit të Jashtëm, Franko Fratini, kërkoi mbajtjen e një samiti të BE-së, me praninë edhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku të jepej një mesazh i qartë dhe konkret për anëtarësimin në union të vendeve të Ballkanit. Paketa "Fratini" synonte përshpejtimin e rrugës integruese në organizmat euroatlantikë për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Propozimi i parë kishte të bënte me regjimin e lirë të vizave. Italia mendonte se, Komisioni Europian do të mund të fillonte përgatitjet për raportin teknik rreth aplikimit të Malit të Zi për statusin e vendit kandidat në Bashkimin Europian. Ky veprim mendohej të vazhdonte më pas në të njëjtën mënyrë me Shqipërinë dhe Serbinë. Së treti, Italia synonte që të mbylleshin negociatat për pranimin e Kroacisë në Bashkimin Europian brenda vitit 2010. Italia bënte thirrje për forcimin e rolit europian në Bosnjë-Hercegovinë.

NGA : GAZETA SHQIP

kapiteni
Antar i e aktiv
Antar i e aktiv

Numri i postimeve : 121
Points : 154
Reputation : 0
Registration date : 10/09/2009

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Aktualitet

Mesazh nga kapiteni prej Fri Sep 11, 2009 3:56 pm

Jeta e vështirë çon drejt vetëvrasjes nënën e re

20-vjeçarja piu helm, pasi i ishte ankuar të shoqit për situatën e papërballueshme

Nuk arrin të përballojë kushtet e vështira të jetesës, tenton t‘i jap fund jetës. Një 20-vjeçare, nënë e një foshnje, banore e fshatit Molisht të Beratit, ka konsumuar një sasi helmi që përdorej për parazitët. E reja është arritur të transportohet në kohë nga familjarët në spitalin rajonal të Beratit, ku ende ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha. Sanije Avdylaj, banore ka mbërritur mesditën e djeshme në repartin e urgjencës në gjendje të rëndë shëndetësore. Familjarët deklaruan se e kishin gjetur në dhomën e saj të sëmurë papritur, ndërkohë që pranë shtratit kanë gjetur dhe një shishe me preparat helmues për parazitët. Menjëherë ata e kanë transportuar drejt spitalit të Beratit ku mjekët deklaruan se 20-vjeçarja ka ardhur e intoksikuar rëndë. Sasia e konsiderueshme e helmit që kishte konsumuar nusja e re, por dhe largësia e fshatit nga spitali mësohet se kanë ndikuar në përkeqësimin e gjendjes së saj shëndetësore. Burime spitalore bëjnë të ditur se e reja ndodhet ende nën terapi intensive. Për këtë rast është njoftuar dhe policia e Beratit, ekspertët e së cilës kanë mbërritur pranë spitalit për të mësuar shkaqet e këtij rasti. Nga marrja në pyetje e familjarëve është mësuar se Avdylaj ka tentuar t‘i japë fund jetës në një moment depresioni. Jetesa e re në familjen Avdylaj ku kryefamiljarja vuante nga një paralizë, rritja e vetme e një fëmijë në moshë të re, mbajtja e familjes prej pesë anëtarësh duket se kanë ndikuar negativisht në gjendjen emocionale të nuses së shtëpisë. Nga marrja në pyetje e bashkëshortit është mësuar se 20-vjeçarja ndodhej ditët e fundit në stres, por askush nuk ka menduar që ajo do të tentonte t‘i jepte fund jetës. Bashkëshorti që punonte në një firmë ndërtimi në fshat deklaroi se sapo është kthyer nga puna e kishte gjetur të mërzitur të shoqen, e cila i kishte pohuar se nuk po përballonte dot jetesën në familje ku problemet dhe punët e përditshme binin mbi supet e saj. Ai ka pohuar se ishte përpjekur ta qetësonte, por disa minuta më pas e ka gjetur të helmuar në dhomën e saj. Nga deklarimet e familjarëve, por edhe nga hetimet e para është mësuar se shkak i kësaj tentative vetëhelmimi ka qenë gjendja e rënduar psikologjike.

NGA : GAZETA SHQIP

kapiteni
Antar i e aktiv
Antar i e aktiv

Numri i postimeve : 121
Points : 154
Reputation : 0
Registration date : 10/09/2009

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi