"Spiunët", Evropa fshikullon Berishën

Shko poshtë

"Spiunët", Evropa fshikullon Berishën

Mesazh nga Ilda prej Mon Jan 19, 2009 10:40 am

"Spiunët", Evropa fshikullon Berishën

--------------------------------------------------------------------------------

Por Kryeministri i lexon ndryshe kritikat. Akuzon edhe anëtarët e Gjykatës Kushtetuese

Këshilli i Evropës ka reaguar për të dytën herë, duke kundërshtuar ligjin për "Dosjet", duke paralajmëruar qeverinë që të mos nisë "gjuetinë e shtrigave" ndaj politikanëve, gjyqtarëve dhe prokurorëve. Nga Strasburgu, Sekretari i Përgjithshëm i KE-së, Terri Davids, ka hartuar një deklaratë të ashpër, të cilën e ka shpërndarë dje paradite. Në të, ai ka shprehur qëndrimin e qartë se ligji i "Dosjeve" nuk i përmbush parametrat e kërkuara nga standardet evropiane. Në këtë deklaratë, kreu i Këshillit të Evropës thekson: "Për disa dekada, populli shqiptar vuajti nën një prej regjimeve komuniste më të ashpër dhe më mizorë në Evropë, prandaj dhe unë e kuptoj përpjekjen për të vendosur të vërtetën dhe për të dënuar ata që dhunuan të drejtat e njeriut gjatë kësaj periudhe. Por çdo përpjekje e tillë duhet të jetë në përputhje me standardet e Këshillit të Evropës për demokraci, të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit. Kundrejt këtij sfondi, shpreh shqetësimin që ligji i lustracionit, i miratuar nga Parlamenti shqiptar më 22 dhjetor 2008, nuk i përmbush këto kritere".

Terri Devis thekson më tej në deklaratën e tij se qëndrimi i Këshillit të Evropës nuk është thjesht një deklaratë emocionale, por një analizë e thellë e bërë nga ekspertët e njohur evropianë. Duke detajuar defektet e ligjit, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës thekson se "analiza e ligjit nga ekspertët e Këshillit të Evropës ka evidentuar disa probleme në lidhje me standardet e Këshillit të Evropës. Këto përfshijnë:

shtrirjen tepër të gjerë të ligjit, për sa i përket kategorive të zyrtarëve që mund të preken dhe faktin që ligji përfshin persona qe aktualisht janë në detyrë; paanësinë dhe proporcionalitetin e procedimeve të lustracionit; rreptësinë e sanksioneve të parashikuara dhe faktin që nuk ka një limit kohor". Por kundërshtimet e britanikut që prej kohësh drejton ekzekutivin e organizatës që merret me mbrojtjen e të drejtave të njeriut nuk mbarojnë me kaq. Duke vazhduar më tej, Devis thekson se "gjithashtu vërej disa mospërputhje të rëndësishme në lidhje me Rezolutën mbi masat për heqjen e trashëgimisë së ish-sistemeve komuniste totalitare, të miratuar nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës në vitin 1996. Asambleja jonë ka bërë të qartë që çdo masë individuale lustracioni nuk duhet t‘i kalojë pesë vjet, që procesi i lustracionit duhet të përfundojë brenda datës 31 dhjetor 1999 dhe që lustracioni nuk duhet të aplikohet mbi kandidatët në zgjedhje. Asnjë prej këtyre udhëzimeve nuk është marrë në konsideratë nga ligji shqiptar i lustracionit. Këshilli i Evropës është i gatshëm t‘u ofrojë autoriteteve shqiptare këshillim dhe asistencë në gjetjen e mënyrave për të arritur objektivin legjitim të trajtimit të së kaluarës, në përputhje të plotë me standardet e Këshillit të Evropës".

Berisha kundër KE: Ligji i lustracionit me afat 5-vjeçar

Ligji i lustracionit vendos në vështirësi marrëdhëniet e qeverisë me Këshillin e Evropës. Kryeministri Berisha ka hedhur poshtë deklaratën e sekretarit të Përgjithshëm të KE-së, Terry Davis, duke thënë se ligji ka afat 5-vjeçar, ndryshe çka pretendohet nga Këshilli i Evropës se ai nuk ka afat. Kryeministri, megjithëse ka treguar se ka respekt për institucionin e KE-së shprehet se "nëse lexoni deklaratën e zotit Davis, në të thuhet se ligji nuk përcakton një afat, por ju si shqiptarë e dini se ky ligj ka një afat dhe ky afat është 5-vjeçar. Unë mund të pranoj se ka një kufizim të të drejtave, por nuk mund ta pranoj se nuk ka afat".

Kreu i qeverisë theksoi se ashtu si Rumania, Çekia apo vendet balltike, edhe Shqipëria ka të drejtë të ketë një ligj lustracioni. "Nuk ka ligj lustracioni pa kritika", theksoi Berisha. Pyetjes për ligjin e lustracionit, Kryeministri i është përgjigjur po me pyetje duke u shprehur se "Po c‘të drejtë paska më shumë Rumania që në vitin 2007 i dha institutit të studimeve të krimit të komunizmit atributet e një seksioni të tij dhe të prokurorisë. Ç‘të drejtë paska parlamenti çek që zgjati efektin e këtij ligji? Ç‘të drejtë paskan parlamentet e vendeve balltike?". Shefi i qeverisë ka pohuar se gjyqtarët, të cilët kanë punuar përpara viteve 1990 nuk do të mund të marrin në shqyrtim këtë ligj, në rast se kjo gjë do të kërkohet nga eksponentë të ndryshëm. Dorëheqjen e prokurorit Zamir Shtylla, kreu i qeverisë e cilësoi si akt individual që merret mbi bazën e logjikës së atij që do të përballet. "Ligji shqiptar është një ligj që nuk bën persekutime. Ligji parashikon se ata që japin dorëheqjen dhe më pas me dosjen e tyre nuk merret njeri. E gjykoj këtë pozitive", theksoi Berisha. Por zgjedhjet parlamentare përbëjnë një tjetër pikë ku partitë priten të fokusohen për zgjedhjet e kandidaturave. "Kur të vijnë zgjedhjet, ata që kanë probleme nuk do të kandidojnë, vetvetishëm nuk besoj të kandidojnë, kështu që procesi kalon në mënyrë shumë të civilizuar", thekoi Kryeministri.

Ilda
antar shume aktiv
antar shume aktiv

Numri i postimeve : 295
Points : 16
Reputation : 0
Registration date : 18/01/2009

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi