Ramazani, ndahen myslimanet

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Ramazani, ndahen myslimanet

Mesazh nga ADMIN prej Fri Aug 21, 2009 4:24 pm

Ramazani, ndahen myslimanet
21/08/2009 16:15

Ne Shqiperi ka nisur zyrtarisht Muaji i Shenjte i Ramazanit, qe konsiderohet si muaji i sakrifices, miresise dhe dashurise. Kreu i ketij komuniteti Selim Muca ka deklaruar te premten, si diten e pare te nisjes se agjerimit.
“Te dashur besimtare myslimane kudo qe ndodheni brenda dhe jashte kufijve te vendit tone, ju uroj gezuar muajin e madherishem te Ramazanit, i cili ka filluar sot ne vendin tone! Ju uroj te gjitheve ta kaloni me te lehte! Ju uroj gezuar dhe per shume vjet begati dhe paqe ne mes jush”, eshte shprehur Muca.

Por jo te gjithe besimtaret myslimane kane nisur agjerimin dhe ritet qe kerkon muaji i Ramazanit sic tregojne keta besimtare ne xhamine e rruges se Kavajes.

“Nuk e kemi nisur muajin e Ramazanit, sepse nuk eshte pare hena”, eshte shprehur nje besimtar mysliman.

“Rregulli eshte qe kur shikohet hena fillohet agjerimi. Meqenese hena nuk ka dale akoma, ne s’kemi pse ta nisim”, shpjegoi nje tjeter besimtar.

Ne disa vende te botes kryesisht ato arabike nuk ka nisur ende muaji i agjerimit. Kryetari i komunitetit mysliman, Selim Muca shpjegon se muaji i Ramazanit eshte i lidhur me henen.

“Agjerimi i muajit te Ramazanit fillon me parjen e henes. Por kjo eshte e veshtire ta shohesh me sy te lire. Sot ka vezhgues astronomike qe e caktojne me saktesi se kur fillon te dale hena. Per neve ka dale mbreme, prandaj agjerojme sot, sepse keshtu e ka thene edhe Keshilli Fetar i Evropes”, tha kryetar i komunitetit mysliman.

Ne fund te muajit te Ramazanit, besimtaret myslimane festojne diten e Bajramit te Madh.
avatar
ADMIN
admin
admin

Numri i postimeve : 902
Points : 859
Reputation : 10
Registration date : 10/01/2009

Shiko profilin e anëtarit http://www.Bajzianet.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi