Intervistë ekskluzive me këngëtaren dhe miss kinemanë 2009 Violetë Lulgjuraj

Shko poshtë

Intervistë ekskluzive me këngëtaren dhe miss kinemanë 2009 Violetë Lulgjuraj

Mesazh nga ADMIN prej Wed Aug 12, 2009 8:15 pm

Intervistë ekskluzive me këngëtaren dhe miss kinemanë 2009 Violetë Lulgjuraj




- Një biografi e shkurtër e Violeta Lulgjuraj?
Violeta Lulgjuraj:
Kam lindur para nëntëmbëdhjet vitesh në fshatin Dinoshë, ku edhe përfundova shkollën fillore. Pastaj u rregjistrova në gjimnaz ku këtë vit edhe diplomova.

Malesia.Org -Në ç’moshë u paraqit Violeta për here të pare në skenë dhe kush të shtyri që të merresh me këndim? (Ku u paraqite, me cilën këngë, etj...)?
Violeta Lulgjuraj:
Në moshën 7 vjeçare dola për të parën here në skenë si anëtare e SH.K.A “Koha” nga Dinosha, në festivalin e kengës folklorike në Zetë dhe u shperbleva me vendin e parë. Ndërsa më shtyri dhe më mbështeti shumë babi im Hilë Lulgjuraj i cili është edhe vet këngëtar.

Malesia.Org - Cilat ishin aktivitetet tuaja muzikore më të rëndësishme nga mosha fëmijërore e deri më sot? A mund të na i veçonit disa nga ato?
Violeta Lulgjuraj:
Aktivitetet e mija në lëmin e muzikës ishin të shumta por do ti veçoj më të rëndësishmet: Në moshën 9 vjeçare mora pjesë në festivalin mbarëkombëtar të fëmijve në Shkodër, pastaj në vitin 2006 kam marr pjesë në festivalin e madh për të rinj topfest, gjithashtu edhe në festivalin Çelsi muzikor që u mbajt në Prishtinë ku u shperbleva me çmimin special, si dhe shumë festivale dhe koncerte të tjerë.

Malesia.Org - Tashmë je ngjitur disa skenave të mëdha të festivaleve në Shqipëri e Kosovë, a do të vazhdoni kësaj rruge, ç’mendim keni për këtë dhe cili është festivali i rradhës?
Violeta Lulgjuraj:
Po patjetër do të vazhdoi kësaj rrugë, sa i përket festivalit të rrallës ende nuk është caktuar ndonjë punë e tillë

Malesia.Org - Me cilët kompozitor ke bashkpunuar dhe bashkpunon për këngët tuaja, kush përkujdeset për tekste, orkestrime?
Violeta Lulgjuraj:
Në fillim kam punuar me kengëtarin e mirenjohur Nikollë Nikprelaj, pastaj me Gëzim Haxhimehmeti, Luigj Dedvukaj kurse tekstet i kan punuar Gjokë Dukaj dhe Sokol Marsi.

Malesia.Org - Kur do të kenë rastin adhuruesit e tu të kenë një album të Violetës?
Violeta Lulgjuraj:
Jam duke punuar në atë drejtim.

Malesia.Org - Po ashtu për video-klip, kur do e realizosh?
Violeta Lulgjuraj:
Së shpejti do të inçizoj një videoklip për një këngë të re.

Malesia.Org - Bashkpunimi juaj me këngëtarë është vërejtur që nga hapat e parë ku keni kënduar së bashku në duet me babin tuaj, pastaj me disa këngëtarë nga Malësia. Dueti i fundit është me këngëtarën e mirënjohur nga Malësia Amanda Ujkaj, kushtuar shkollës pikërisht maturës, na trego diçka më shumë për këtë duet pasi që është kënga më e fundit, si lindi ideja për realizim dhe a do të realizoni klipin për këtë këngë?
Violeta Lulgjuraj:
Po e vërtet kam bashkpunuar me shumë kengëtar duke filluar me babain tim, gjithashtu edhe me kengëtarin Lekë Dedvukaj, Jasmin Nikaj kurse e fundit me shoqën dhe kolegën Amanda Ujkaj.
Ideja ishte e imja me të cilën së shpejti u pajtua edhe Amanda dhe kështu inçizuam kengën "Ditari i Rinisë". Besoj që së shpejti do kem edhe videoklipin për këtë kengë.

Malesia.Org - A e preferon këndimin playback?
Violeta Lulgjuraj:
Nuk më pëlqen të këndoj playback e ndjej vetën më mire kur këndoj live.

Malesia.Org - A është më shumë e rëndësishme për një këngëtare bukuria e jashtme apo zëri, mënyra se si këndon?
Violeta Lulgjuraj:
Po normalisht se për çdo këngëtar është i rëndësishëm zëri, mënyra se si këndon, e më pas sigurisht që vinë në shprehje edhe sjellja në skenë bukuria.

Malesia.Org - Çfarë është muzika për ty?
Violeta Lulgjuraj:
Në jetën time muzika ka një rëndësi shumë të madhe.

Malesia.Org - A të shkon ndër mend që muzikën ndonjë ditë do të duhej ta braktisësh për shkak të lidhjes që ke me një djalë që dashuron, në rast se atij nuk i pëlqen ti këndosh? A do e ndërprisjeje këndimin për të?
Violeta Lulgjuraj:
Shpresoj se nuk do hasi në një njeri të tillë, por sidoqoft muzikën ekam në shpirt dhe nuk do ndahesha nga ajo për dëshirën e dikuj tjetër.

Malesia.Org - Tani do të ndalemi tek Miss Shqipëria 2009. Ju morët pjesë në edicionin e miss Shqipëria 2009-të mbajtur në Kalanë e Durrësit me datë 1 korrik të këtij viti dhe fituat çmimin e miss kinemasë. Na i trego disa nga përshtypjet tuaja gjatë tri javëve që kaluat me vajzat e missit nëpër Shqipëri duke shetitur e vizituar qytete të ndryshme, vende të veçanta e deri tek provat për natën finale të ndarjes së çmimit të madh?
Violeta Lulgjuraj
: Pjesmarrja ime në Miss Shqiperia ishte një pervoj shumë e rëndësishme dhe e madhe për mua, përshtypjet ishin të shumta së pari që i njoftova 30 vajza tjera nga Shqiperia dhe nga vënde të ndryshme, pastaj shetitjet nëpër qytete të ndryshme si Tiranë, Durrës, Ulqin e përshtypja më e madhe ishte vizita në Malësi e konkretisht në shtëpinë time.

Malesia.Org - Një rast i veçant jo i rrallë ka qenë vizita speciale e befasishme e tërë stafit dhe vajzave të miss Shqipërisë që iu bë familjes tënde në Dinoshë gjatë vizitës së tyre katër ditore në Mal të Zi. Si u ndjeve për këtë? Për këtë dëshmoi edhe regjisori Petro Bozo për mikpritjen e ngroht dhe bujare që i bënë nga ana e pushtetit lokal dhe familjes tënde?
Violeta Lulgjuraj
: Po vertet ishte rast i vaçant për mua dhe për familjen time. E ndjeva vetën shumë mire gjithashtu isha e emocionuar për këtë vizitë siç theksuat edhe ju për mikpritjen dhe vizitën si në Malësi ashtu edhe në shtëpinë time, shumë pozitivisht u shpreh edhe organizatori i Miss Shqiperia zotëri Petri Bozo.

Malesia.Org - Prania jote në miss Shqipëria 2009 dëshmon bukurinë tënde dhe preferencën që ke për sfilata dhe pasarela. A mendon të merresh edhe si modele apo fotomodele?
Violeta Lulgjuraj:
Përpos muzikës gjithmon më ka pëlqyer të merrem edhe me modeling dhe pata rastin në Miss Shqiperia të më ftojnë në Milano të Italisë që të bashkpunojm në këtë drejtim. Aty u rrit edhe më shumë interesimi im për modele.

Malesia.Org - Këto që ke arritur deri tani janë ëndrra të cilat i ke menduar më parë dhe të janë bërë realitet apo thjesht dëshira që kanë lindur me kohën?
Violeta Lulgjuraj:
Të shumtat ishin ëndrra që u bën realitet por në mes tyre ka edhe dëshira që linden me kohën.

Malesia.Org - Për bukurin tënde flet vetë pamja jote origjinale-natyrale e mrekullueshme, tërheqëse dhe magjepse. Të gëzon fakti për këtë që je e bukur dhe nga ana tjetër a të shqetëson komoditetin, jetën tënde private nga ngacmimet e ndryshme të polit të kundërt qofshin ato me telefonata, mesazhe, provokime në rrugë, etj?
Violeta Lulgjuraj:
Ky pohimi juaj për bukurinë time nuk më pengon sepse e marr si gjë normale dhe sa i përket provokimeve në rrugë nuk ndodhin shumë kurse në telefon ndodhin non stop.

Malesia.Org - Si e kalon kohën e lirë?
Violeta Lulgjuraj:
Kohën e lire e kaloj duke ndegjuar muzikë, ndonjë here në internet, me shoqeri mirpo më së shumti e kaloj duke luajtur fudboll (qesh).

Malesia.Org - Je e dashuruar?
Violeta Lulgjuraj:
Jo ende ka kohë.

Malesia.Org - Çfarë pëlqen dhe çfarë nuk pëlqen te një mashkull?
Violeta Lulgjuraj:
Po ja filloj prej atyre që më pëlqejnë. Më pëlqen kur mashkulli është inteligjent, siellja e tij dhe kur është gentleman, kurse te një mashkull nuk më pëlqen kur është mendjemall, kur mundohet të jet ai që nuk është etj etj.

Malesia.Org - Sa e frekuentoni internetin? A keni facebook tuajin personal?
Violeta Lulgjuraj:
Po e preferoj internetin dhe çdo herë mundohem të gjej kohë për internet, kam gjithashtu edhe një facebook timin personal për të gjithë të afermit, shoqerin dhe fansat e mi.

Malesia.Org - Çka më shumë përdor për komunikim me të tjerët, me shokë e shoqe, internetin apo celularin?
Violeta Lulgjuraj:
Më shumë celularin.

Malesia.Org - Pushimet verore ku po i kaloni?
Violeta Lulgjuraj:
Do shkoj disa ditë në bregdet por më së shumtit preferoj që ditet e lira ti kaloj me shoqerin time këtu në Malësi.

Malesia.Org - Cilat janë pasionet, përveç muzikës dhe pasarelave?
Violeta Lulgjuraj:
Përveç muzikës dhe pasrelave pasjon ikam sportin konkretisht fudbollin dhe notimin.

Malesia.Org - Sa i kushtoni rëndësi shkollimit tuaj? Me qenë se tash jeni edhe në prag të studimeve, çfarë do të studijoni?
Violeta Lulgjuraj:
Shkollimit i kushtoj rëndësi shumë të madhe, tani posa mbarova shkollën e mesme dhe do rregjistrohem në fakultet.

Malesia.Org - Cilat janë planet për të ardhmen dhe aktivitetet muzikore për këtë vit?
Violeta Lulgjuraj:
Planet janë të shumta por sëpari mendoj ta punoj një Album të ri dhe të vazhdoi të këndoj nëpër koncerte dhe festivale të ndryshme.

Malesia.Org - Zonjusha Lulgjuraj , ju faleminderit për intervistën dhe kohën që na kushtuat, duke ju dëshiruar suksese dhe punë të mbarë në të ardhmën.
Violeta Lulgjuraj:
Ju faleminderit juve për interesimin që patët të bisedoni me mua dhe për kohën që më kushtuat, përshendes shumë adhuruasit e mi, të gjithë ata që shfrytëzoin www.malesia.org për tu informuar, gjithashtu ju përshendes edhe juve faleminderit.

Intervistoi: Albert Camaj - Malesia.Org
avatar
ADMIN
admin
admin

Numri i postimeve : 902
Points : 859
Reputation : 10
Registration date : 10/01/2009

Shiko profilin e anëtarit http://www.Bajzianet.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi