Dentistët mbyten në punë nga emigrantët dhe të huajt

Shko poshtë

Dentistët mbyten në punë nga emigrantët dhe të huajt

Mesazh nga ADMIN prej Wed Aug 12, 2009 8:10 pm

Dentistët mbyten në punë nga emigrantët dhe të huajt
Shkak, çmimet më të lira në të gjithë Europën për këtë shërbim


Ata që kanë vendosur të heqin dorë nga pushimet e këtij sezoni veror dhe të fokusohen tërësisht në punë me orar të zgjatur janë dentistët. Mjekët stomatologë gjatë këtij sezoni turistik detyrohen të sakrifikojnë orë të tëra nga pushimi i tyre i zakonshëm për t‘ju përkushtuar klientëve të shtuar të verës. Janë të shumtë emigrantët që kthimin e tyre në atdhe për pushime apo pajisje me dokumente e shfrytëzojnë edhe për të kryer një nga shërbimet më të shtrenjta në Europë dhe në botë, atë stomatologjik. E ndërsa kryerja e këtij shërbimi për ta, në vendet ku kanë shkuar për të gjetur një të ardhme më të mirë, do t‘u kushtonte shtrenjtë, në atdhe kanë ende mundësi që të shijojnë çmime të lira. Vetë dentistët pohojnë se oraret e tyre ditore janë plot me klientë, pjesa më e madhe e të cilëve janë emigrantë të kthyer në atdhe për të pushuar. Por, sipas mjekëve stomatologë, nuk përjashtohen as rastet e të huajve. Kanë dëgjuar se tarifat që aplikojmë ne janë të lira dhe u leverdis që përveç pushimeve këtu të shfrytëzojnë edhe këtë shërbim, pohojnë stomatologët. Nga ana tjetër, këta të fundit ankohen lidhur me atë që e konsiderojnë edukatë të munguar shëndetësore të shqiptarëve. Vijnë në klinikë vetëm kur kanë dhembje dhe nuk kujtohen të kryejnë kontrolle periodike, në mënyrë që shëndeti oral të mos u degradojë, shprehet dentistët
avatar
ADMIN
admin
admin

Numri i postimeve : 902
Points : 859
Reputation : 10
Registration date : 10/01/2009

Shiko profilin e anëtarit http://www.Bajzianet.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi