BE: Hiqeni taksën doganore për makinat

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

BE: Hiqeni taksën doganore për makinat

Mesazh nga ADMIN prej Wed Aug 12, 2009 8:05 pm

BE: Hiqeni taksën doganore për makinat
Detyrimet e MSA-së, qeveria: Do ta rishikojmë skemën
ARD KOLA


Komisioni Europian e shikon me shqetësim faktin se shtetasit shqiptarë nuk paguajnë taksa për automjetet që blejnë brenda vendit, ndërsa ndodh e kundërta me importin. Gjatë takimit të radhës, të zhvilluar pak kohë më parë në Bruksel, grupi i punës diskutoi, ndër të tjera, edhe problemin e taksave të larta për automjetet që vijnë nga jashtë. Mësohet se pala shqiptare ka marrë rekomandime për të rishikuar politikën e taksave doganore, në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA). Shqetësimi i KE-së lidhet me faktin e aplikimit të taksave në mënyrë jo të barabartë mes shtetasve të saj dhe palës shqiptare, në një kohë që MSA sanksionon liberalizim të plotë, konkurrencë të lirë dhe kushte të barabarta. "Nuk është e drejtë që për një makinë të blerë në një vend të BE-së, të paguhet taksë doganore importi, ndërsa kur shitet dhe blihet brenda Shqipërisë, nuk paguhet asnjë detyrim. Ky raport duhet të ndryshojë. Ose të paguajnë të gjithë taksa ose të hiqet fare", mësohet të ketë thënë një nga zyrtarët e Brukselit në takim. Taksa e importit për automjet kap vlera deri në 250 mijë lekë, në varësi të vitit të prodhimit dhe kapacitetit motorik. E vetmja taksë që aplikohej për mjetet e shitura në Shqipëri, ishte ajo e regjistrimit, që nuk shkonte më shumë se 10 mijë lekë. Por edhe këtë taksë qeveria e ka shfuqizuar në muajin shtator të vitit të kaluar. Krijimi i këtij raporti jo të barabartë ka detyruar Bashkimin Europian të parashtrojë kërkesën për rishikim të kushteve. Duke parë kërkesat e vazhdueshme, qeveria po përgatitet të rishikojë kuadrin ligjor. Lidhur me këtë pikë, Ministria e Financave sqaron se, do të hartohet një mekanizëm i ri për llogaritjen e taksës doganore, pa prekur TVSH-në.

Ndryshimi i skemës

Paguajmë taksa për makina të blera në Bashkimin Europian dhe aspak për ato që shiten këtu. Ky raport nuk duket i drejtë për Brukselin, i cili sugjeron ndryshimin e skemës. Në morinë e detyrimeve që Shqipëria ka ndaj MSA-së (firmosur në qershor 2006), është edhe liberalizimi i plotë i tregtisë, ose operimi në kushte të barabarta. Deri tani nuk shihet ndonjë vullnet nga ana e qeverisë shqiptare për të ulur taksën doganore për makinat e importuara. E shumta që mund të bëj është rritja e saj për makinat e vjetra që ndotin ambientin. Pikërisht kjo taksë ka përplasur palët në grupin e punës. Edhe pse është vendosur nga ne si mjet për të ulur ndotjen, aplikimi i taksës së mjedisit shikohet me dyshim nga BE-ja.

Afatet e MSA-së

Pavarësisht debatit, Shqipëria është e detyruar të gjejë zgjidhjen e duhur, brenda afateve të caktuara në MSA. Sikurse e parashikon marrëveshja, të paktën brenda vitit 2011, tregtia mes Shqipërisë dhe vendeve të BE-së duhet të funksionojë me kushte të barabarta dhe në liri të plotë (pa taksa). "Gjithsesi, pavarësisht rekomandimeve, TVSH-ja për automjetet do të qëndrojë e njëjtë, 20 për qind. Ajo çka duhet rishikuar është taksa për ndotjen në mjedis", sqaron një zyrtar i Ministrisë së Financave.

Gati për treg lindor

Greqia, 150 mijë

automjete skarco


Tregu i vendeve të Lindjes përgatitet të furnizohet me rreth 150 mijë automjete të përdoruara nga Greqia. Mjetet e transportit disavjeçare nuk garantojnë standardin e duhur për mbrojtjen e mjedisit, e për rrjedhojë, Greqia si vend anëtar i Bashkimit Europian, është e detyruar t‘i heqë nga përdorimi. Rregulli kërkon shkatërrimin e tyre, por mund të ndodhë si rasti i Gjermanisë, e cila një pjesë nga 1 milion automjete të mbledhura i shiti në Lindje. Aktualisht, për shkak të taksave të larta, makinat e vjetra shiten shumë lirë në Perëndim, duke gjetur treg për vendet me standarde të ndryshme sa i takon mjedisit. Një nga këto vende është edhe Shqipëria, por me ndryshimin e taksës vitin e kaluar, reduktoi importin për mjetet e përdoruara.



Importi

Llogaritja, sa paguhet

taksë për automjetin


Taksa e importimit të autoveturave llogaritet sipas formulës së mëposhtme:

Taksa fikse x cilindrata e motorit x koeficienti i viteve të përdorimit;

- "Taksa fikse" për çdo autoveturë me benzinë është 20000 (njëzet mijë) lekë, ndërsa për çdo autoveturë me naftë 25000 (njëzet e pesë mijë) lekë.

- "Cilindrata e motorit" është vëllimi i dhomës së djegies së motorit, i shprehur në centimetër kub (cm³).

- "Koeficientët e viteve të përdorimit" janë si më poshtë:

i) deri në 2 vite nga data e prodhimit: 0,0016

ii) mbi 2 deri në 4 vite nga data e prodhimit: 0,0024

iii) mbi 4 deri në 7 vite nga data e prodhimit: 0,0029

iv) mbi 7 deri në 10 vite nga data e prodhimit: 0,0032

v) mbi 10 vite nga data e prodhimit: 0,0048

Me "vite përdorimi" kuptojmë diferencën ndërmjet vitit, kur mjeti hyn për qarkullim të lirë në territorin doganor të Republikës së Shqipërisë, me vitin e prodhimit
avatar
ADMIN
admin
admin

Numri i postimeve : 902
Points : 859
Reputation : 10
Registration date : 10/01/2009

Shiko profilin e anëtarit http://www.Bajzianet.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi