Pse cdo gja politika Shqyptare tenton me ba mrapsht

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Pse cdo gja politika Shqyptare tenton me ba mrapsht

Mesazh nga Lec Neli prej Tue Aug 11, 2009 1:52 am

“Standardet” që shpëtojnë Berishën dhe Ramën
Nga Mero Baze
Në kushtet kur opozita po paralajmëron mundësinë e mosnjohjes së zgjedhjeve, për shkak të shkeljes me dy këmbët të standardeve të numërimit të votave dhe një KQZ-je partizane, qeveria po përpiqet të stimulojë debatin rreth standardeve demokratike në Partinë Socialiste dhe dorëheqjen e mundshme të Edi Ramës. Në mënyrë të paprecedent, media e përjetshme antiopozitare në vend, që ka si simbol të saj TV Klan, ka shpallur si prioritet të së ardhmes së Shqipërisë fatin e standardeve demokratike në Partinë Socialiste.

Në të vërtetë, jemi para dy standardeve të rrezikuara, standardin e zgjedhjeve dhe standardet demokratike në partitë tona parlamentare, ku përfshihen PS, PD dhe LSI.

Natyrisht debati për standardin e zgjedhjeve është prioritet i çdo shoqërie perëndimore, dhe çdo zhurmë për ta mbuluar atë me debatin për standardet demokratike brenda partive, është vazhdim i manipulimit të zgjedhjeve.

Debati për standardet demokratike të këtyre partive ka pasur vlerë përpara zgjedhjeve, atëherë kur kryetarët e këtyre partive deri në sekondat e fundit, madje dhe pas sekondave të fundit fshehën listat e deputetëve dhe nuk respektuan asnjë normë elementare brenda partisë. Në kushtet e një Kodi Elektoral që fuqizon lidershipin e tyre, normat demokratike në partitë respektive janë jetike dhe mund të kthehen në instrumentin e vetëm për garë dhe konkurrencë në jetën politike të Shqipërisë. Por këto kritere, jo vetëm që nuk i respektuan kryetarët e partive, por as media tashmë e zellshme për normat e demokracisë në PS nuk ua përmendi kurrë. Përkundrazi, në disa raste i vlerësoi ato si forcë të kryetarëve. Rezultati i zgjedhjeve të 28 qershorit, edhe pse po nxjerr një shumicë koalicionesh fituese, nuk i dha askujt mandat fituesi, dhe nëse nisemi nga normat e brendshme në parti të tre kryetarët, Berisha, Rama dhe Meta, duhet të japin dorëheqjen, se nuk kanë realizuar objektivat e tyre. Pazari i koalicioneve nuk mund të jetë varkë shpëtimi për objektivat e shpallura elektorale. Ashtu sikundër e ka thënë dhe Ilir Meta, nëse nuk do kishte bërë ai koalicion me Berishën, mund të kishte bërë Rama dhe atëherë nuk do thërrisnim për dorëheqje të tij, por për dorëheqje të Ilir Metës!!!!

Por unë nuk mendoj se mungesa e demokracive të brendshme ishte përcaktuese për fitoren apo humbjen në këto zgjedhje të secilës parti. Gjëmat më të mëdha të autoritarizmit i bëri Sali Berisha, i cili zboi me një të rënë të lapsit 30 për qind të ish-deputetëve që nuk i konsideronte njerëz të sigurt të tij, përfshi dhe figura të spikatura si Mustafaj, Ngjela, Zogaj, dhe prapë po quhet fitues. E rëndësishme në këto zgjedhje ishte strategjia elektorale e koalicioneve të mëdha, të cilën PS nuk e aplikoi dhe mbeti koalicioni i dytë, edhe pse në rang vendi është parti e parë, më e votuar nga shqiptarët.

Pra, në këto kushte, nëse flasim për përgjegjësi të lidershipit të PS dhe kryetarit Rama, jemi të detyruar të përqendrohemi vetëm tek ata elementë politikë që nxitën idenë e tij të fitores pa koalicion të madh. Nëse i hedh një sy faqeve të gazetave të asaj kohe, kur bëhej kjo betejë publike, e shikon se ata që i kërkojnë sot karrigen Edi Ramës, ishin dhe partizanët më të mëdhenj të luftës ndaj LSI, dhe aleatëve të tjerë. Nëse atëherë kanë qenë të sinqertë, sot janë po aq përgjegjës sa Rama, nëse e kanë bërë me vetëdije për të dëmtuar Ramën, në të vërtetë kanë prerë degën ku kanë hipur të gjithë.

Për këtë arsye, së paku deri në certifikimin e këtyre zgjedhjeve, shoqëria duhet të përqendrohet në debatin mbi standardin e prishur të këtyre zgjedhjeve. Ky standard është virusi që shkatërron çdo normë demokracie në vend dhe bllokon demokracitë e brendshme në parti dhe që ka shpëtuar dikur Sali Berishën dhe natyrisht do të shpëtojë tani dhe Edi Ramën. Ishte ky standard i shkatërrimit të zgjedhjeve që la me të drejtë Sali Berishën kryetar të Partisë Demokratike pas gjithë humbjeve të njëpasnjëshme nga 29 qershori i vitit 1997 deri në dhjetor të vitit 2003. Të njëjtët gazetarë, me të njëjtin patetizëm, me Aleksandër Frangajn dhe Fevziun në krye, bërtisnin “të ikë Sali Berisha” se ka humbur, edhe pse atë nuk e lejuan në vitin 1997 të votohej në gjysmën e Shqipërisë, edhe pse në zgjedhjet e tetorit të vitit 2000 ia bënë KQZ-në 6 me 1 dhe e arrestuan vetëm pse donte të protestonte, edhe pse në zgjedhjet e 2001 Ilir Meta i grabiti me dhunë, me policë dhe Gjykatë Kushtetuese 40 mandate, edhe pse në vitin 2003, kartonët ogurzi të Ilirian Celibashit, që ngriheshin lart jashtë çdo logjike kundër opozitës, bënë kërdi elektorale. Pas secilës prej këtyre masakrave elektorale mbaj mend të njëjtat fytyra që bërtisnin “Poshtë Sali Berisha!” siç thërrasin tani të “Të ikë Edi Rama!” Asnjëherë këto qenie që rriten si parazitë në dhjamin e një regjimi autokrat që vjedh votat, nuk kanë folur në jetën e tyre për standardet e zgjedhjeve dhe nuk kanë atakuar kurrë regjimin.

I vetmi politikan që bën përjashtim nga ky sua është ish-kryeministri Fatos Nano. Deri më sot ai është politikani i vetëm i këtij vendi, që ka bërë një proces zgjedhjesh të lira dhe të drejta dhe ka dorëzuar pushtetin me zgjedhje. Ai nuk ka asgjë të përbashkët në këtë histori, as me Sali Berishën dhe as me Ilir Metën. Keqpërdorimi i tij në këtë situatë paszgjedhore për shkak të emocioneve të tij të arsyeshme kundër Edi Ramës mbetet thjesht keqpërdorim. Ai iku, se pranoi një humbje duke qenë në pushtet, dhe kjo është e vetmja vlerë që ka prodhuar tranzicioni ynë politik. Kurse sulmet e djeshme ndaj Berishës dhe të sotmet ndaj Ramës bazohen në humbje që i dikton regjimi dhe në debate që i nxit fryma antiopozitare në vend. Sali Berisha dhe Ilir Meta nuk kanë asgjë të përbashkët në sjelljen e tyre politike dhe elektorale me Fatos Nanon. Ilir Meta grabiti 40 mandatet e opozitës dhe stimuloi një parti antiopozitare si parti e Genc Pollos, së cilës i dha me gjykatë dhe siglën PD vetëm që të nxirrte nga skena politike Sali Berishën, dhe Sali Berisha po përdor gjithë arsenalin e mbetur të së majtës dhe manipulimin e procesit për të nxjerrë nga skena kundërshtarin e tij politik. Kjo hipokrizi duhet të ndalet. Sali Berisha, Ilir Meta, madje dhe ndërmarrjet e tyre të përbashkëta financiaro-mediatike, nëse nuk duan të merren me standardet e zgjedhjeve, le të merren me fitoren e tyre të përbashkët. Ata nuk paguhen nga shqiptarët për të reformuar Partinë Socialiste, por për të qeverisur dhe për të reformuar PD dhe LSI, nëse duan të bëjnë gjimnastikë demokratike. Fronti i përbashkët antiopozitar që ata po ngrenë është më i rrezikshëm sesa vetë manipulimi i procesit zgjedhor, pasi, përveçse duan të na heqin të drejtën të kemi zgjedhje me standarde, duan që në emër të këtyre standardeve të shkelura të na bëjnë dhe një opozitë qesharake.

Pas kësaj shumice të deklaruar numerike vendi ka nevojë për opozitë politike të fortë, qoftë dhe për shkakun se kjo shumicë është peng i nevojës për të plaçkitur. Perceptimi popullor për këtë shumicë është nevoja që ka për kompensim Ilir Meta nga agjërimi i gjatë në opozitë dhe ky perceptim ka nevojë të kompensohet me një institucion moral opozitar që duhet t’i bëjë opozitë kësaj shumice numerike. Unë nuk besoj te modeli i derisotëm opozitar i Edi Ramës, i cili ka qenë taktizues dhe joparimor, por besoj te nervi politik i një opozite të bashkuar rreth tezave dhe aksionit politik, rreth këtij realiteti, që të përballojë këtë shumicë numerike. Dhe kjo opozitë e fortë duhet të bëhet tani, pa marrë ende frymë, pa i lënë kohë këtij regjimi shifror të konsolidohet. Unë besoj se dështoi modeli opozitar i Edi Ramës dhe u ndëshkua taktika e tij politike, por po ashtu dështoi dhe akuza e madhe ndaj tij që “kishte një marrëveshje të heshtur me Berishën për t’i dorëzuar pushtetin”. Tashmë në pushtet është dyshja Meta-Berisha dhe nëse ka vend për paranoja, mund të flitet për ndonjë tjetër pakt të fshehtë parazgjedhor. Kjo opozitë ka tanimë një objektiv afatshkurtër dhe radikal, të mundësojë një opozitë të fortë dhe një qeveri jetëshkurtër deri në zgjedhje të reja. Pas kësaj ajo duhet t’i rikthehet vetvetes dhe të rindërtojë besimin e humbur brenda saj edhe duke riparë pozicionin dhe rolin e Edi Ramës.

Tanimë askush nuk është i shqetësuar për fatin personal të Edi Ramës, madje as vetë Sali Berisha që po udhëheq kryqëzatën mbi të. Megjithëse duket sikur shigjetat janë drejtuar tek Edi Rama, në të vërtetë në shënjestër është grupi parlamentar i tij, një grumbull jo shumë politik, që janë në parlament për shkak të përzgjedhjes prej Edi Ramës. Goditja ndaj Edi Ramës e lë këtë grup pa identitet politik dhe e bën mish për top për shumicën, e cila shpreson të shtojë numrat dhe të jetë më e qetë në mandatin e saj. Dhe nëse ia arrijnë kësaj, jo vetëm që do shijojmë katër vitet e çiftit Berisha-Meta, por kam frikë se do vijë dita të kemi në parlament dhe Sarën me Borën, përkatësisht vajzën e Argitës dhe Monikës, dhe prapë të diskutojmë për standardet e shkelura të demokracisë në PS dhe “standardet e respektuara” në familjet politike Berisha e Meta.

©️ Copyright 2007 tema.al.

Lec Neli
Antar i e aktiv
Antar i e aktiv

Numri i postimeve : 119
Points : 193
Reputation : 0
Registration date : 03/07/2009

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Pse cdo gja politika Shqyptare tenton me ba mrapsht

Mesazh nga Lec Neli prej Tue Aug 11, 2009 1:53 am

Berisha përgatit lejen për fabrikën e çimentos së të afërmit të tij, LSI pati denoncuar aferën


Nga Tema

Dje kryeministri ka përgatitur sërish dhënien e lejes për një licencë për një fabrikë çimentojë në Krujë për një të afërmin e tij. Në një moment hipokrizie, Berisha, njeriu që ka dhënë disa leje për fabrika çimentoje në Shqipëri në vendet më të mira, ka kërkuar nga ministri i Mjedisit që tani të bëjë një studim në lidhje me ndotjen që sjellin këto fabrika.

“Zoti ministër i Mjedisit, Lufter Xhuveli, në një mbledhje të është kërkuar dhe sërish të kërkoj që të bëhet studimi i efektit kumulativ të fabrikave të çimentove mbi mjedisin. Ky studim është i domosdoshëm, sepse mjedisi duhet të mbrohet dhe të zhvillohet si përparësi madhore e jona. Individë apo grupe të caktuara kanë shprehur shqetësim për ndërtimin e tyre dhe përgjigjja jonë më e mirë është studimi i efektit kumulativ të këtyre çimenterive. Mbi këtë bazë ne marrim të gjitha vendimet. Për ne mbrojtja e mjedisit dhe zhvillimi i tij janë përparësi absolute. Ndaj dhe mundësisht brenda kësaj jave të merren të gjitha masat për të shpallur tenderin dhe për të kontraktuar një nga kompanitë më të mira për të bërë studimin kumulativ në një kohë sa më të shkurtër”, - tha Berisha.

Dhënia e kësaj licence ishte denoncuar para disa kohësh nga Lëvizja Socialiste për Integrim.


Nënkryetari Dritan Prifti tha se Berisha po rrezikon të kthejë në zonën më të ndotur në vend territorin nga Shkodra në Tiranë.

"Para disa javësh ka marrë licencë për një fabrike çimentoje ai që ka bërë 25-katëshin në mes të Tiranës, mik i ngushtë i Edi Ramës dhe mik i ngushtë i Sali Berishës," tha Prifti.

©️ Copyright 2007 tema.al.

Lec Neli
Antar i e aktiv
Antar i e aktiv

Numri i postimeve : 119
Points : 193
Reputation : 0
Registration date : 03/07/2009

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Pse cdo gja politika Shqyptare tenton me ba mrapsht

Mesazh nga Lec Neli prej Tue Aug 11, 2009 1:53 am

"Spiunët" e Sigurimit, që i rezistuan Parlamentit të ri

Zgjedhjet e 28 qershorit reduktuan numrin e tyre, por nuk i zhdukën

Erjon Ajazi

Ish-Sigurimi i Shtetit vazhdon të lërë gjurmë edhe në Parlamentin e ri. Zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit reduktuan numrin e ish-bashkëpunëtorëve të sigurimit famëkeq në Parlamentin e ardhshëm, pa mundur dot t‘i lërë përfundimisht jashtë. Shkak për këtë ishte fakti që subjektet politike renditën ndër emrat e parë në lista personazhet të cilët ndër vite janë thërritur në Kuvend me pseudonimet si "Dizejnatorja", "Financieri", "I vogli", "Alfons Ballsha", "Murrizi", "Proletari", "Gjeli" dhe "Plepi". "VIP"-at e politikës së djeshme dhe të sotme, që janë peng i të kaluarës së tyre me "njollë", do të kenë mundësi të futen sërish në Parlament në muajin shtator.

Politika shqiptare ka qenë prej 19 vitesh e helmuar nga "mbetjet" e së kaluarës komuniste, e cila ka lënë si peng të rëndë bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit, aparatit të dhunshëm që diktatura përdorte ndaj të gjithë qytetarëve shqiptarë. Shumë prej "aktorëve" të Parlamentit shqiptar, por edhe të strukturave të tjera të shtetit, janë pjesë e atij kontingjenti që Sigurimi i kishte në listat e tij si bashkëpunëtorë, pavarësisht sesi ata janë përdorur. Me gjithë sugjerimin e Komisionit Europian për hapjen e dosjeve sekrete të komunizmit, politika shqiptare e ka pasur një mision "të pamundur" shkëputjen përfundimtare nga e kaluara e sigurimit famëkeq.

Për vite me radhë ironitë e deputetëve mbi kolegët e tyre të implikuar në ish-Shërbimin Sekret nuk kanë munguar dhe nuk do të mungojnë as në Kuvendin e ardhshëm, sa herë që në arenën politike do hapet një debat i ashpër që cenon interesat e zyrtarëve më të lartë të shtetit, të cilët përdorin "ciceronët" e tyre në Kuvend për të dramatizuar situatën dhe trembur spiunët e dikurshëm për të mbyllur problemet më delikate të politikës aktuale. Bashkëpunëtorët e Shërbimit Sekret komunist, ose të quajtur ndryshe Sektorit Special të Partisë së Punës, do të vazhdojnë betejën në sallën e Kuvendit edhe për vitet në vazhdim. Ndryshe nga herët e tjera, kur dikur ky kontingjent ishte në masë, këtë herë në Kuvend kemi një numër shumë herë më të reduktuar. Në dosjet sekrete të diktaturës figurojnë nofka të ndryshme si "Cigarja", "Dizejnatorja", "Financieri", "Profesori", "Inxhinieri", apo shumë pseudonime të tjera si "Parafabrikati", "Sqepi", apo "Çiftelia". Lista me nofkat e parlamentarëve është reduktuar, por në Kuvend do të vazhdojë edhe për disa kohë të dëgjohet jehona e atyre që i shërbyen Sigurimit famëkeq, pasi në zgjedhjet e fundit, ata që dikur thirreshin me pseudonime, këtë herë ishin në krye të listave për deputetë të subjekteve të ndryshme politike. Vitet kalojnë dhe rrethi ngushtohet, por largimi i bashkëpunëtorëve të Sigurimit nga Parlamenti duket se do të jetë një ëndërr e largët, pasi nofkat "Financieri", "Proletari", "Dizejnatorja", apo i "I vogli" janë dominues brenda partive të tyre. Një ndër kushtet për të hyrë në BE, është shkëputja njëherë e mirë e politikës shqiptare nga bashkëpunëtorët e Sigurimit të shtetit komunist. Kjo tregon se VIP-at e politikës me nofkat e së kaluarës do të kenë shumë pak kohë për të fshehur të vërtetën në lidhje me spiunazhet e kryera në kohën e komunizmit. Deri atëherë, çështja e dosjeve dhe akuzat e deputetëve ndaj njëri-tjetrit do të vazhdojnë të trumbetojnë në sallën e Parlamentit. Në fondin e arkivave shtetërore ekzistojnë dy lloj dosjesh, ato të personit që gjurmohej dhe dosjet e atyre që i vëzhgonin. E kaluara "e hidhur" pritet të përdoret politikisht në Kuvend, tashmë që numrat për formimin e një mazhorance të thjeshtë janë të brishtë. Kryetarët e partive do ta kenë në dorë këtë kartë për të komanduar dhe ushtruar presion për mosshkëputje në hallkat e zinxhirit. Sigurimi famëkeq i Shtetit vazhdon të militojë në politikë, por edhe në administratën e lartë.


Tabela

Pseudonimet e politikanëve që rezistuan

Dizejnatorja

Financieri

I vogli

Alfons Ballsha

Murrizi

Proletari

Gjeli

Plepi

Shishja e Qumështit

Intelektuali

Topi: Listat e partive nuk u pastruan nga ish-sigurimsat


Kreu i shtetit, Bamir Topi, deklaroi më 18 qershor, pak ditë pas publikimit të listave të kandidatëve për deputetë, se "është folur shumë dhe kam qenë një nga ata që kam dëshiruar që kjo çështje të marrë një zgjidhje definitive". Por, shtoi ai, s‘jam i sigurt nëse partitë politike te personat që kanë katapultuar në garën elektorale i kanë pastruar radhët e tyre nga bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit. "Kjo është një çështje që ka të bëjë me vullnetin e partive politike dhe kjo vlen më shumë për ata që kanë më shumë informacion", theksoi Topi. Me një deklaratë të tillë, Presidenti u bëri një kritikë të fortë subjekteve politike, që ndryshe nga vullneti i mëparshëm nuk kontribuuan në pastrimin e listave dhe rrjedhimisht Parlamentit të ri. Apeli i Presidentit duket se ra në vesh të shurdhët, pasi ish-bashkëpunëtorët u konsoliduan në pozitat e tyre dhe do të jenë sërish në sallën e Parlamentit të ri.

Kronologjia Ligji i miratuar dhe mbetur pezull


Presidenti Bamir Topi, në janar të këtij viti vendosi të mos mbajë një qëndrim për ligjin për verifikimin e pastërtisë së figurës të zyrtarëve të lartë. Kuvendi miratoi në fund të dhjetorit vetëm me votat e Partisë Demokratike ligjin e dosjeve, ndërkohë që kreu i shtetit lejoi hyrjen në fuqi të këtij ligji duke heshtur. Gjatë periudhës prej 20 ditësh, Presidenti nuk mori asnjë vendim për ta dekretuar ose jo ligjin. Por në nenin 84 të Kushtetutës është parashikuar e drejta e Presidentit për të mos u shprehur për ligjin. Ligji i dosjeve u kundërshtua edhe nga ndërkombëtarët, të cilët kërkuan rishqyrtimin e tij. Kreu i shtetit duket se e mori vendimin për të heshtur për këtë ligj pas konsultimeve që zhvilloi me grupe interesi, veçanërisht me shtresën e ish-të përndjekurve politikë. Ligji aktualisht ndodhet në shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese, teksa shtresa e prekur ishte pro miratimit në Parlament të ligjit, por shprehu kundërshtitë pasi ligji ngushtoi hapësirën e personave të cilëve duhej t‘u hapeshin dosjet.



Kërkesa Topalli, Kushtetueses: Mos pezulloni ligjin

Kryetarja e Kuvendit i kërkoi Gjykatës Kushtetuese në shkurt të këtij viti në mënyrë zyrtare të mos pezullojë ligjin e dosjeve. Mospezullimi i ligjit të lustracionit dhe shmangia e konfliktit të interesit nga gjyqtarët që do marrin këtë ligj në shqyrtim, janë dy kërkesat bazë që Kuvendi i Shqipërisë i kërkon Gjykatës Kushtetuese në letrën e dërguar për ligjin e dosjeve. "Nisur nga një pretendim i kërkuesve për pezullimin e zbatimit të ligjit ‘Për pastërtinë e figurës së funksionarëve të lartë të administratës publike dhe të të zgjedhurve‘, gjykojmë se një kërkesë e tillë nuk mbështetet në nenin 45 të ligjit "Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese", thuhet në letrën e Kuvendit. Sipas saj, ky ligj nuk sjell pasoja që prekin interesa shtetërore, shoqërore apo të individëve. Për më tepër pasoja të tilla nuk mund të jenë të menjëhershme për të justifikuar shqyrtimin për marrjen e masës së pezullimit përpara se kjo kërkesë të shqyrtohej në Seancë Plenare të Gjykatës Kushtetuese.

©️ Gazeta Shqip - 2006-2008

Lec Neli
Antar i e aktiv
Antar i e aktiv

Numri i postimeve : 119
Points : 193
Reputation : 0
Registration date : 03/07/2009

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Pse cdo gja politika Shqyptare tenton me ba mrapsht

Mesazh nga Lec Neli prej Tue Aug 11, 2009 1:54 am

Kush është fajtor që jemi të fundit në Evropë e Ballkan?


Nga Shpëtim Zinxhirija


Që në fillim do të theksoja një fjalë të urtë ruse që thotë: “Në qoftë se nuk ke bërë atë që duhej bërë, atëherë ke bërë një krim”. Në vendin tonë ndodh e kundërta. Politika shqiptare në përgjithësi mbas rënies së komunizmit ka vuajtur nga egoja dhe megalomania, duke bërë që edhe pas njëzet vjetësh Shqipëria të mbetet e izoluar, jo vetëm nga vendet e Evropës, por edhe nga fqinjët e Ballkanit. Aspiratat dhe dëshira e popullit për një Shqipëri evropiane, kanë mbetur faktikisht në dorën e një pjese “sharlatanësh” politikanë, që po tregojnë se deri më sot kanë parë dhe po shikojnë vetëm interesat e tyre materiale.

Në përgjithësi politika shqiptare përbën një rast të veçantë për vendet e tjera, ku krimi dhe korrupsioni janë bashkudhëtarë të përditshëm të saj. Entuziazmi i popullit tonë i viteve ‘90, “Ta bëjmë Shqipërinë si Evropa”, sot duket si një diçka e pabesueshme, pasi politika e sotme i ka rrënjët tek e djeshmja.

Shqipëria është e vetëdënuar që të durojë akoma edhe disa vite tjera izolimin, ku për këtë nuk ia ka fajin njeri. Mungesa e një uniteti ndërmjet partive politike, edhe kur vjen koha për interesat e kombit shqiptar, ende nuk njihet në vendin tonë. Për këtë nuk na i kanë fajet të tjerët, por vetë ne. Inatet personale të krerëve të partive, sharjet dhe banaliteti, hakmarrja dhe fjalori i ulët në debate përbëjnë sot sistemin politik të vendit tonë. Të huajt na ndihmuan dhe këtë gjë nuk e mohon njeri, por çdo ndihmë ka edhe një kufi.

Futja në NATO nuk ishte meritë e vetme e pushtetit të sotëm, por ishte një meritë disavjeçare e mbarë popullit tonë, ku për këtë nuk ka asnjë dyshim. Por që të jesh anëtar në BE, nuk është vetëm një çështje dëshire, por problemi kryesor është sa e meriton atë plotësisht, jo vetëm nga ana gjeografike, por nga qenia e mentalitetit global si një evropian.

Greqia ishte e para që u bë anëtare e BE, që nga 1981, por deri më sot politika e një mentaliteti ballkanas ka bërë që ky vend të renditet gjithmonë i fundit.

Që të kërkojmë atë që na intereson në radhë të parë duhet që ta justifikojmë përse kemi të drejtë që e kërkojmë. Askush nga ndërkombëtarët nuk na ka inat, përkundrazi na dhanë mbështetje, na këshilluan disa herë, njëlloj si me vendet e tjera. Mbështetja në momentet e duhura dhe këshilla janë ndihma më e mirë që mund t’i jepet një vendi, por kjo nuk do të thotë që të marrësh atë që nuk të takon.

Diplomacia e jashtme mban përgjegjësi morale, ku, edhe pse nuk përmbushte kushtet për liberalizmin e vizave, premtonte dhe mashtronte popullin shqiptar. Liberalizimi i vizave ka kushte dhe detyrime dhe më pas të drejta për ta kërkuar atë. Mekanizmat e pushtetit, diplomacia e jashtme dhe ajo e brendshme nuk punuan në këtë drejtim, pasi ethet partiake i kishin mbërthyer në çështjen e zgjedhjeve të 28 qershorit.

Vendimi i pajisjes me karta identiteti pak muaj para zgjedhjeve dhe mosdhënia e mundësisë të pajisjes me pasaporta biometrike, siç dihet ndikuan që vendi ynë të jetë në pritje për vitin e ardhshëm.

Si vite më parë edhe sot shikojmë se kreu i diplomacisë së jashtme, ministri pa imunitet, Basha, deklaron: “Jemi në fund të realizimit të kushteve, ku kriteri kryesor janë pasaportat biometrike, ku po e përmbushim atë”. Askush nuk e di se deri në çfarë faze kanë shkuar pajisjet me pasaporta biometrike dhe sa vend ka për të besuar akoma premtime të kësaj natyre.

Lëvizja e lirë e shqiptarëve ishte kushtëzuar nga procesi i pajisjes me pasaportat biometrike, ku shumë mirë Shqipëria do të dilte nga “lista e zezë”, për të shkuar në listën e bardhë Schengen, duke pritur janarin e vitit të ardhshëm.

Ndërkombëtarët me të drejtë na kanë ndëshkuar, jo se nuk na duan, por sepse nuk bëmë detyrat e shtëpisë. Jacques Barrot, Komisioneri për Drejtësi i BE, deklaroi: “Një pasaportë biometrike do të jetë e mjaftueshme për të udhëtuar përmes vendeve nënshkruese të Marrëveshjes Schengen”.

“Besoj se këto dy vende, Shqipëria dhe Bosnja, do të ruajnë hovin e fituar muajt e fundit dhe rrjedhimisht do të mund të jenë në gjendje të përmbushin kushtet për udhëtimin pa viza përgjatë vitit 2010, me preferencë mesin e vitit 2010. Ne nuk mund të ndëshkojmë qytetarët e tjerë të Ballkanit Perëndimor për shkak të lëvizjes së ngadaltë në vende të tjera. Nëse plotësohen të gjitha kushtet, Komisioni mund të bëjë një propozim të ri, i cili do të përfshijë ato vende nga mesi i vitit 2010”, - ka cituar gjithashtu Rehn.

Pajisja e qytetarëve shqiptarë me pasaportat biometrike është kushti kryesor i heqjes së regjimit të vizave mes vendit tonë dhe Bashkimit Evropian. Aktualisht, në vend ka nisur pajisja e qytetarëve me pasaportat e reja, të cilat kanë një numër të madh elementesh sigurie. Por kryeministri Berisha ka deklaruar se, nëse ritmi i pajisjes së qytetarëve me këto pasaporta nuk do të jetë i kënaqshëm, qeveria do t’i shpallë të skaduara ato aktuale.

Politika shqiptare në pretendimin e saj për liberalizimin e vizave duhet të ketë kujdes në emigracionin ilegal. Vetëm për 2008 në kufirin grek janë kapur 40.000 emigrantë ilegalë, kjo ka bërë që ky vend të kthejë për në vendin e tyre çdo ditë tre-katër autobusë me emigrantë klandestinë. Kjo gjë doli edhe në raportim e Komisionit Evropian pak ditë më parë, ku i kushtohej vëmendje emigracionit ilegal, me pretendimin se: “nevojitet akoma një menaxhim i integruar i kufijve në bashkëpunim me një plan konkret së bashku me policinë e kufirit dhe rritjes së kapacitetit dhe investimeve të infrastrukturës”.

Lidhur me dështimin e liberalizimit të vizave, kritika janë bërë në drejtim të kreut të pushtetit nga përfaqësues të Partisë Socialiste se: “qeveria “familjare” e Sali Berishës, ka dështuar plotësisht në përmbushjen e standardeve, që kanë të bëjnë mbajtjen e zgjedhjeve të lira e të ndershme, me pajisjen e qytetarëve shqiptarë me kartat e identitetit dhe pasaportat biometrike”. Mbrapa nuk ka mbetur edhe lideri i PSD. Skënder Gjinushi, kur si gjithnjë në raste të tilla ka theksuar se “ky qëndrim i BE tregon se Shqipëria nuk është më e fundit në Evropë, por e fundit në Ballkanin Perëndimor. Sali Berisha e kreu misionin e tij dhe duhet të largohet e as mos të ketë kurajën të kërkojë mandat të dytë. Shqiptarët këto ditë janë fyer në dinjitet, janë fyer si komb, pasi për faj të një qeverie që vjedh, të një qeverie që mashtron, të një qeverie të degraduar e ish-kryeministrit sharlatan, iu mbyllën përsëri dyert e Evropës”.

Duhet të dimë që Komisioni Evropian po përpiqet konkretisht edhe njëherë për të mbështetur procesin e reformave, në mënyrë që shqiptarët të përfitojnë së shpejti udhëtime pa viza në vendet Schengen. Po kjo varet në dorën e pushtetit, në rast se reformat do të vazhdojnë dhe të plotësojnë të gjitha kushtet. Komisioni Evropian mund të marrë përsëri në konsideratë përgatitjen e një propozimi tjetër, i cili mund ta përfshijë vendin tonë nga mesi i vitit 2010. Shpejtësia e progresit të vendit tonë drejt një platforme regjimi udhëtimi pa viza, është në dorën e pushtetit, por që përfaqëson vetë shtetin…

Gjatë gjashtëmujorit të dytë të vitit 2008, Komisioni Evropian kishte hartuar për këto vende një listë të detyrueshme në plotësimin e kritereve që duheshin plotësuar, duke përfshirë në mënyrë të veçantë përmirësimin e sigurisë së pasaportave biometrike. Liberalizimi i vizave në zonën Schengen nuk është thjesht një lëvizje dëshire, por është një garantim i përbashkët hapësirë ndërmjet 28 vendeve të BE, që garanton detyrimisht sigurinë e shtetasve të këtyre vendeve. Për këtë vendit tonë i mbetet një detyrë në zbatimin e standardeve të larta në aspektin e sigurisë, në përmbushje të gjithë detyrimeve të paracaktuara nga Komisioni i BE.

Për këtë çështje delikate, “detyrat e shtëpisë” pushteti duhet që t’i kryejë me cilësi dhe në kohën e duhur për t’i treguar Evropës se pësimi u bë mësim. Për këtë duhet që të përforcojë kuadrin në luftën kundër krimit të organizuar, duke luftuar njëkohësisht edhe korrupsionin, duke patur si bazë dhe trajtuar dobësitë në administrimin e kufijve për parandalimin e emigracionit ilegal, trafikun njerëzor etj. Për këtë duhet një unitet i të gjithave partive politike, si dhe një opozitë në shkallën e duhur të një politike të kulturuar, duke mos lënë për në fund kritikat dhe vërejtjet.

Shumë shqiptarë nga premtimet e bëra para kohe u zhgënjyen, por kjo jo për faj të të tjerëve. Detyrimet për plotësimin e kushteve të vendosura nga BE ishin njëlloj për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor që kishin dëshirë për liberalizimin e vizave, por politika shqiptare me kohë as që ua vuri veshin fare. Konkretisht, Shqipëria i tha “lamtumirë liberalizimit” të vizave për 2009, pasi nuk ishte gati.

Kjo nuk fajëson të tjerët më shumë sesa vetë ne shqiptarët, më shumë drejtuesit e këtij kombi... Pra, bëhet fjalë me të drejtë për lëvizje prej 90 ditësh. Për këtë dështim politik, moralisht para popullit ka përgjegjësi, jo vetëm mazhoranca, por edhe të gjitha partitë opozitare që në njëfarë mënyre zhgënjyen mbarë popullin shqiptar. Është një turp për ta, kur shikon se si janë hedhur në sulm me kritika të njëpasnjëshme kundër qeverisë Berisha. Ku ishin dje këto parti që sot u vjen keq për sovranin?


Marrë nga gazetastart.com

Copyright 2009 ©️ GazetaStart.com
©️ Copyright 2007 tema.al.

Lec Neli
Antar i e aktiv
Antar i e aktiv

Numri i postimeve : 119
Points : 193
Reputation : 0
Registration date : 03/07/2009

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Pse cdo gja politika Shqyptare tenton me ba mrapsht

Mesazh nga Lec Neli prej Tue Aug 11, 2009 1:54 am

Burrat e shtetit

Kasem Bendo

Ajo që na mundon më së tepërmi ne shqiptarëve janë marrëdhëniet mes burrave të shtetit. Rëndom, me "burra shteti" na shkon mendja te Presidenti, Kryeministri, ministrat, deputetët dhe njerëz të tjerë të këtij rangu. Në një koncept tjetër, "burrë shteti" është pastruesja, e cila fshin rrugët e qytetit çdo natë, infermierja, e cila shërben me dëshirë e korrektësi, shoferi i urbanit, i cili mban veshur xhaketë e kravatë, polici i aeroportit, me të cilin ke dëshirë të komunikosh, roja i thjeshtë, i cili të thotë me krenari e personalitet "ndal", specialisti që nxjerr sytë me orë të tëra para kompjuterit dhe di të thotë me kompetencë "po" ose "jo".

Për ironi të fatit të shqiptarëve, shumë vlera dhe virtyte të shumësisë janë zbehur e po vazhdojnë të zbehen dhe shumë antivlera e vese të parisë po i faturohen Shqipërisë e shqiptarëve.

Në Muzeun Kombëtar në Riga, Letoni, ndodhet një murale, ku ndritshëm, me ngjyrat më të forta del në pah Cari i Rusisë, i cili me një shkop në dorë drejton botën dhe rreth tij janë gjithë kombet e tjera të personifikuar si kafshë, dikush si dem, kalë, gjel, gjarpër etj. Eshtë rrëqethëse të shohësh në atë murale pjesën e Ballkanit Perëndimor, Shqipërinë. Aty ndodhet një lepur i egër, me këmbët e prapme diku nga Kosova dhe kokën poshtë nga Vlora, i cili turret rrokapjekthi të fshihet nëpër ferra duke shkumëzuar. Së paku kështu na ka perceptuar një pjesë e rëndësishme e botës.

Vallë të tillë të jemi ne? Në përgjigje të kësaj pyetjeje do të vendos shprehjen e Nolit, (vënë te goja e Bet‘hovenit) se "S‘ka më të vegjël se njerëzit tanë të mëdhenj", ose atë shprehjen e famshme "armiqësore" të Konicës.

E kanë fajin 20 vjet tranzicion, 50 vjet komunizëm, 500 vjet osmanllëk, apo moskuptimi si duhet i lirisë dhe të vërtetës?

Breza të tërë shqiptarësh me fjalën liri kanë kuptuar çlirimin nga pushtuesi i huaj. Kjo edukatë, shpesh përparimtare, dhe në kohën e socializmit edukatë e kultivuar nga pushteti, ka bërë që sot shqiptarët të jenë të privuar nga liria e vërtetë. Sado trima dhe shpërthyes që të dukemi, ne jemi me vite dritë larg thënies së Uitmanit plak, "kundërshto shumë e bindu pak".

Mungesa e lirisë na bën të mos jemi të vërtetë dhe më e keqja është se vazhdojmë të edukohemi me të pavërtetën, e cila është kthyer në modë, në mjet suksesi dhe në mënyrë jetese.

A jetohet një jetë e tërë me konceptin ia hodha edhe kësaj radhe, përfitova edhe sot, e kalova edhe këtë lumë pa u lagur, shpëtova për bukuri edhe kësaj here, të kapem fort pas iksit për t‘ia dalë edhe një herë mbanë, të marr ç‘mund të marr për momentin, se më pas s‘i dihet?

Shembulli domethënës i këtij koncepti është procesi zgjedhor, nga fillimi e deri në fund, megjithëse nuk i ka ardhur ende fundi, përjashtuar këtu qytetarinë e shumësisë në ditën e votimit.

Dhe, megjithëse populli i shkretë bëri më të mirën e mundshme ditën e votimit, përsëri pasojat po bien mbi shpatullat e tij.

Nuk arrihet procesi i pajisjes me karta identiteti dhe faji është i shqiptarëve, të cilët nuk begenisin të shkojnë të dalin në fotografi dhe të paguajnë pakëz lekë, qoftë edhe duke u rimbursuar vende-vende.

Vërehen probleme të Kodit Elektoral, të procesit të numërimit të votave dhe për këto namin e deles së zezë dhe pasojat i marrin të gjithë shqiptarët.

Me paratë e shqiptarëve bëhet rruga për në Kosovë dhe meritat i merr qeveria, duke organizuar dhe shfrytëzuar për qëllime të ngushta, takime e skenarë folklorikë, në mes të tunelit, të burrave të mëdhenj patriotë, të Isës me Smajlin.

Sa e sa shembuj të tjerë ka të katrahurës së nakatosjes së shapit me sheqerin.

Po ku është raca e Ezopit? Ku janë ata burra të cilët mbrojnë të vërtetën dhe lirinë e tyre, të cilët dinë të thonë me kompetencë "po" ose "jo". Ku janë ata burra të cilët respektojnë veten, profesionin, pagën dhe e kanë për detyrë, për përgjegjësi profesionale, por edhe për kënaqësi burrërore të thonë "po, zoti shef, kjo punë mund të bëhet", ose "jo, kjo punë s‘mund të bëhet"?

"Jo, kjo punë s‘mund të bëhet". Sa kënaqësi mund t‘i japë kjo shprehje një nëpunësi të aftë shteti! Sa pasoja negative mund të eliminojë kjo shprehje!

Shtetin nuk e mbajnë ksanthat, nuk e mbajnë ministrat, nuk e mbajnë ata që u duhet të vënë me dhjetëra firma pas çdo dite të gjatë pune të mbushur me buzëqeshje të shtirura, shtrëngime duarsh pa kuptim, pritje, kokteje, takime, konferenca, spektakle, dalje para kamerave, udhëtime jashtë shtetit shpesh edhe pa asnjë motiv apo kuptim serioz, e të tilla shou si këto.

Shtetit, jo vetëm nuk i bëjnë shërbim, por e brejnë si krimbat ata më të dëmshmit, ata të cilët ksanthat mbajnë rrotull, militantët dallkaukë e "besnikë", kodoshët e aferave, bodiguardët nurzësë, të cilët as Zoti vetë nuk e di se përse janë justifikuar ligjërisht se mund të vlejnë.

Mbase logjikisht për ditën me diell nuk vlejnë, por ata ndihmojnë bosin, gruan, burrin apo fëmijët e tij, të plotësojnë dëshirat e tyre, mbase deri në perversitet. Ata kanë pushtetin e informacionit dhe dinë çdo gjë rreth bosit të tyre.

Kjo është të jepesh peng. Kjo është të biesh në grackën e "trimoshëve", të cilët kthehen kështu në heronj të heshtur e modernë të atyre që shtiren se personifikojnë dhe mbajnë shtetin.

Sot, për të fuqishmit tanë, pengmarrja është kthyer në armë më të fuqishme edhe se vetë paraja. Tirana ka shumë media dhe gazeta dhe shumë herë më tepër lokale. Në gazeta nuk thuhen të gjitha, por nëpër lokale thuhet dhe dihet gjithçka, çdo ves, pikë e dobët, shkelje në dërrasë të kalbur, gëlltitje çorbe të prishur etj., të cilat edhe nëse nuk janë të besueshme për momentin, do të bëhen të besueshme kur kuptohet mënyra si shfrytëzohen.

Në këtë zallamahi më tepër, heshtin ata të cilët e mbajnë dhe duhet ta mbajnë shtetin, ata të cilët kanë përgjegjësinë, burrërinë dhe paguhen të thonë me argumente "po" ose "jo".

Kjo racë është shumë e pakët në Shqipëri, jo sepse është ujk Cesari, por sepse më së shumti janë ende dele shqiptarët e institucionalizuar.

Me sa duket janë shumë të pakët ata të cilëve u është ofruar tundimi dhe joshja e korrupsionit dhe nuk janë vënë përfund tij. Kohët e fundit, rreth politikës dhe opinionit të saj u afruan disa të rinj, shpesh kurajozë dhe të guximshëm. Ana më shpresëdhënësë te ta ishte se ishin të pakorruptuar, (për momentin) dhe vlera më e madhe e tyre ishte në se do të arrinin të ruanin kodin e të pakorruptueshmit. Por, siç duken bathët, edhe ata nuk mundën t‘i rezistonin mollës shqiptare të Adamit.

Ende nuk ka përfunduar procesi zgjedhor dhe për administratën shtetërore është një lloj relaksi, sepse politika është përqendruar diku tjetër. Këto ditë për nëpunësit e thjeshtë janë ditë të qeta, përjashtuar ndonjë rrufe në qiell të kthjellët për dikë që "e ka tepruar", apo ndonjë "ndryshim strukture i domosdoshëm", sa për të kryer nderet dhe porositë në ditët e fundit me pushtet.

Më pas, për administratën vijnë ditët e ankthit se kush do të jetë i pari i institucionit. Një pjesë e administratës normalisht do të nxjerrë dhe shpalosë flamurin e përshtatshëm, do të përpiqet të gjejë lidhjet dhe afrimitetet me politikanët e rinj dhe sejmenët e tyre. Pjesa tjetër do të vazhdojë të shkojë në punë me ankth, duke pritur ç‘mund të ndodhë.

Pastaj, nëpër korridoret e institucioneve, do të fillojnë të duken dita me ditë, fytyra të reja. Në fytyrat e tyre do të dallohet ngadhënjimi i fitores dhe cinizmi ndaj atyre të cilët kanë punuar më parë. Ata do të tregohen se janë të pastër, të papërlyer, se kanë të gjithë informacionin për paaftësitë, gabimet, korrupsionin, shkeljet, vjedhjet që ka bërë administrata e parë. Pastaj do të kërkohen dorëheqjet, presionet nga më të ndryshmet se "unë dhe stafi im s‘mund të punojmë me njerëz si ty", ndryshimet strukturore, e kështu me radhë.

Në procesin e ndryshimeve në administratë më të rrezikshmit nuk janë ministrat, apo krerët e institucioneve, por ata krimbat e vegjël, shoferët, bodiguardët, këshilltarët, militantët besnikë, të cilët i dinë dhe zorrët e barkut bosit, të cilët kanë njëmijë e një halle, të cilët kërkojnë pa turp e pa fre, të cilët të mbytur nga mllefi, dëshira për protagonizëm dhe lloj-lloj ndjenjash të çastit, mund të marrin në qafë këdo, kur të duan.

Do të bëhej mirë sikur Kryeministri i qeverisë së re të nxirrte një udhëzim, në të cilin të përcaktohej se bodiguardët dhe shoferët e ministrave dhe të titullarëve të institucioneve kryesore të mos përzgjidheshin nga bosat e tyre, por në mënyrë të pavarur nga institucionet përkatëse ku ata janë të punësuar. Kjo jo vetëm do të qetësonte klimën në institucioneve, por do të lehtësonte edhe vetë ministrat, apo titullarët e rinj nga detyrimet për këta lloj njerëzish.

©️ Gazeta Shqip - 2006-2008

Lec Neli
Antar i e aktiv
Antar i e aktiv

Numri i postimeve : 119
Points : 193
Reputation : 0
Registration date : 03/07/2009

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Pse cdo gja politika Shqyptare tenton me ba mrapsht

Mesazh nga Lec Neli prej Tue Aug 11, 2009 1:55 am

Frikë nga e kaluara, dyshues tek e ardhmja[/u]

ARIAN REXHEPI

13/07/2009 Jehona e ngjarjeve të fundit është bërë objekt diskutimi dhe sharjesh nga të “moralshmit”. Është e kuptueshme: ato janë shqetësuese për cilindo prej nesh. Nevojitet pak kohë për të analizuar këtë maskaradë, që ishte e pritshme për personat përgjegjës, ndoshta edhe për individë të tjerë, që i shpëtuan kësaj vale tronditëse. Fundi i një karriere “të shkëlqyer” kishte ardhur. Ky ishte “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” te romani satirik i Dritëro Agollit.

Ajo që më shqetëson me të drejtë – e jo vetëm mua, por mbarë opinionin qytetar – është diçka përtej skandalit të 28 qershorit, që për nga problematika që trajton, vërtet duhet ndalur.

Problemi, jehona e ngjarjes shqetësuese për opinionin qytetar, por jo për klasën politike, bëri xhiron e radhës në televizionet e botës, duke u servirur si fitore e opozitës moderatore, që nuk kursen “qindarkat” për të dhënë spektakle botërore me subjekt shqiptar nëpërmjet teknologjisë bashkëkohore. Nuk është vonë për t’u rikuperuar e kaluara e trishtueshme. Katarsisi këtë radhë duhet bërë në trurin e militantëve. Domosdoshmërisht duhet vullnet politik për t’u trajtuar dhe mjekuar kjo plagë shekullore.

Mënyra si serviret për opinionin publik dhe trajtimi me sarkazëm që bëhet nga persona me një karakter dyshues dhe shumë skrupuloz, është ofenduese dhe e papranueshme për ne, që ende s’na janë mbyllur plagët nga e kaluara e luftës imagjinare.

Ajo bëhet shumë e frikshme kur bie në duar të individëve që nuk i lidh as mosha, as historia, as profesionalizmi, por vetëm agresiviteti dhe arroganca për të mohuar dhe ribërë historinë nga e para duke imponuar luftën vëllavrasëse. Vuajtjet që pësoi ky popull nga kryeneçësia e injorantëve, janë evidente edhe sot në pluralizëm pas 50 vjet diktature. Thënia sokratike “është më mirë të vuash të keqen e të tjerëve, sesa të bësh keq” është e vërtetë në këtë shekull paqeje dhe vëllazërie.

Shumë të përvuajtur, shqiptarët sytë i kanë kthyer nga karta e lirive. Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut njeh dhe sanksionon parimin e barazisë formale dhe të drejtat tradicionale, si: liria personale, liria e lëvizjes, e ndërgjegjes dhe e besimit, liria e mbledhjes dhe e bashkimit, e drejta për të pasur banesë, fshehtësia e korrespodencës, e drejta aktive dhe pasive e votimit. Rëndësia që i jepet është e jashtëzakonshme në letër.

Por pikërisht këtu qëndron problemi, sepse gjithçka e keqe që thuret nga mendjet diabolike i serviret si ushqim këtij populli. Ajo kërcënon në mënyrë permanente qytetarin, njeriun e lirë, foshnjën e pambrojtur.

Regjimi komunist krijoi tek individi personalitetin e dyfishtë, i aftë të përballonte stuhitë dhe rrebeshin e kohës së “lavdishme” duke pasur nga pas hijen e tij, frikën. Në këtë format të ri ai do të luftonte “amoralitetin” që po shfaqej dukshëm nga bota e lirive përtej detit. Cili është morali i personave që luftojnë për të lartësuar “dinjitetin njerëzor”? S’janë pak, jo vetëm të djeshmit, por edhe të sotmit bëjnë të njëjtën lojë. Në segmente kohore historia e ngjarjeve botërore bën një cikël, tashmë të njohur, rreth vetes.

Me ndryshimin e sistemeve dhe revolucioneve ideologjike e kaluara është e frikshme, por edhe e ardhmja është dyshuese.

Të ndodhur në udhëkryq, ne tërhiqemi dhe shtyhemi nga këto forca revanshiste. Metodat komuniste janë përherë të frikshme. Trumbetimi i saj si fitore e radhës në sytë e opinionit qytetar për zgjedhjet e radhës të lënë të dyshosh se janë të pista.

Si qytetar, jam i shqetësuar. Censurimi që mund të pësojë gjithkush prej nesh në jetën private, do të ishte me pasoja fatale, ndoshta edhe në botën e përtejme. Ende vazhdon të jetë kërcënuese për qytetarin e ngratë papërgjegjshmëria e tyre kur dalin të shoqëruar nga dhjetëra mikrofona. Përgjegjësia që marrin mbi supe është e jashtëligjshme për njerëz të pamandatuar nga shoqëria civile. Reminishenca të diktaturës komuniste shfaqen frikshëm në jetën e përditshme. Kërcënuese, ato duan të trembin të pafajshmit, të rinjtë, burrat, gratë dhe të moshuarit me metoda policore. Me veprimet që bëjnë i kanë treguar shoqërisë se janë të zotët për gjithçka të keqe. Hijet e pushtetit policor ngrenë krye frikshëm, duke rivalizuar rregullin dhe ligjin. Gjithçka është politike, meqenëse fushata për zgjedhjet e radhës pas 28 qershorit për disa individë ende nuk ka mbaruar. Duke parë kredibilitetin e madh që qeveria “Berisha” ka fituar në opinionin ndërkombëtar dhe domosdoshmërisht nga populli, ndoshta e lidhur kjo me 4 prillin e famshëm jo vetëm për ne dhe lëvizjen e lirë të njerëzve, aq shumë të ëndërruar, ky shekull është yni.

Këto janë të mjaftueshme për një opozitë xheloze tek shikon se loja e saj për të marr pushtetin nuk po jep frytet që do dëshironte. Ndoshta e lodhur nga humbja e afërt, do të anashkalojë vëmendjen e militantëve të vet nga rruga dyshuese pa të ardhme. Opozita nga uikendet e shumta në fshatrat shqiptare i është kthyer normalitetit të jetës në kryeqytet, me fjalë fyese për etikën qytetare në gazetat e përditshme dhe konferencat e shtypit. Historia shekullore e mbajti larg së drejtës së tyre sublime të pamohueshme, lirinë, ëndrrën e shqiptarëve.

Lëvizjet në vazhdimësi që grupe klanore po bëjnë në kundërpërgjigje të shfaqjes së vlerave njerëzore, nuk kanë të ardhme.

Çudi, këta politikanë që kanë ndërruar xhaketat, mendojnë se vegjëlia s’i kupton këto pseudoperversitete, që vijnë nga e kaluara e tyre brilante, duke dashur të ngjallin të shkuarën monstruoze, tashmë të groposur. Mjeshtër të terrorit të kuq, ata mendojnë se një ditë do të ringjallen. Ata nxijnë nga mjerimi psikologjik në sytë e qytetarëve tek përjetojnë humbjen e hidhur. Gjuetia e shtrigave ka kohë që ka filluar. Problemi nuk është kaq i thjeshtë sa trajtohet nga televizione të ndryshme apo ndonjë politikan i vonuar, i mësuar që problemet e veta t’i shkarkojë në kurriz të pafajësisë njerëzore nga mungesa e eksperiencës 18-vjeçare.

Përqendrimi i kujtesës do pak vëmendje, duke kthyer kokën në historinë e shekullit që lamë pas, të mbushur me dhunë, intrigë dhe tragjedi masive.

Dyshimi që është mbjellë në popull për të majtën, nuk është faji i tyre. Çdo qytetar që mediton, do të kthjellohet për të vërtetat e pamohueshme që politika e andartëve shqiptarë ka konsumuar në kurriz të fateve të kombit.

Ngjarjet e marsit të vitit 1997, të udhëhequra nga gjeneralët dhe oficerët e dalë në lirim, të cilët organizuan luftën civile, që aq vrullshëm u ngrit dhe po aq shpejt u zhyt nga histeritë e njerëzve pa principe, ishin grahma gulçuese e kuçedrës që rënkonte.

Të vijmë te ngjarjet e pranverës së vitit 2001, me të famshmin “katarsis aristotelian” në politikën shqiptare nga njerëz me personalitet të dyfishtë, ku nuk u përjashtua presioni jashtëzakonisht i madh qeveritar i zhytur në baltën e përdalë.

Në ngjarjet e marsit 2008 njerëzit fatkeq të dëmtuar panë të luhej me jetët e tyre tragjikomedia e politikës foshnjore. Dhe e parafundit për momentin, por jo përfundimtare, ngjarjet e marsit të ashtuquajtura “Pango Gate”. Ata, elementi i duhur, u gjetën në truallin arbëror.

Një nga thëniet që bota e ka mbajtur mend nga predikimet e profetëve të mëparshëm është: “Kur nuk ke turp, bën ç’të duash”. Kjo e shpjegon më së miri qëndrimin në karrige të kryetarit të porsarrëzuar me sjelljet ekstravagante. Për një mjek biolog është e kuptueshme pse ngjarjet ndodhin në stinën e pranverës dhe të nxehtit të madh. Dhe i gjori njeri nuk di ç’të bëjë nga mbidoza, njësoj si profesori, viktima e radhës, që përjetoi gjithë tmerr dhunimin prej vajzës.

Edhe ngjarjet e përsëritura disa vjet rresht, që ndodhin po në këtë stine për çështjen e përfolur “Hoxha” flasin për këtë gjendje tensioni, që Shqipëria të mbahet pezull dhe të mos bëhet objekt diskutimi me kahe pozitive në kancelaritë europiane. Por s’kanë për t’ia arritur me farën sterile të dyshimit që duan të mbjellin në popull. Në të gjitha rastet e viktimave të pafajshme kanë qenë individë me ndjenja të theksuara të dashurisë mjerisht antikombëtare.

Ajo që po vërehet sot është e ngjashme me atë pas nëntorit 1944. Brezi i ri (është e papranueshme të bëj politikë) ndodhet mes dy rrymave.

E para, që e tërheq drejt vetes, është Partia e Punës. Nuk mund ta mohojnë disa hibridë ardhur nga planetët.

E dyta, më modernia, që i shtynë përpara, është epshi që s’i lë të qetë kur shohin me frikë se po fundosen nga dyshimi dhe llumi ku kanë ngecur.

E vështirë është, por duhet bërë luftë me vetveten për të mposhtur vesin. Të ndodhur në udhëkryq, ndërmjet së shkuarës dhe së ardhmes, ata janë të humbur. Morali i tyre dëshpërues në çastet më kritike është për të qarë hallin. Nga frika se mos ringjallen të vdekurit i bën më dyshues të rinjtë e sotëm. Të vetmuar, pa shpresë shkojnë në gijotinë duke shkumëzuar. Shajnë dhe mohojnë të kaluarën e tyre të ndritur me shpresë se një ditë do të rehabilitohen. E papranueshme, sjellja e tyre qaramane për viktimat që bien në kurthe është e ngjashme me zvarranikët. Mohues për nënën që i lindi, ata shkojnë drejt fundit të paracaktuar.

Intrigat e radhës në kurriz të qytetarëve janë skandale që testojnë dhe provokojnë ndjenjën atdhetare, që kohët e fundit është përkrahur nga politika joserioze që bëhet nga individë dyshues, pa të ardhme. Këto ngjarje janë vërtet tronditëse për njerëzit nevojtarë tek shohin si luajnë me fatin e tyre disa hibridë pervers, që duan të bëhen politikanë. Dyshues ndaj së ardhmes, ata s’kanë

©️ 2004 METROPOL GROUP

Lec Neli
Antar i e aktiv
Antar i e aktiv

Numri i postimeve : 119
Points : 193
Reputation : 0
Registration date : 03/07/2009

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Pse cdo gja politika Shqyptare tenton me ba mrapsht

Mesazh nga Lec Neli prej Tue Aug 11, 2009 1:55 am

Përse Sali Berisha nuk më duket mafioz!

Nga Mero Baze

E dëgjova një ditë më parë kryeministrin Berisha, i cili duke licencuar fabrikat e çimentos në zonën turistike të Balldrenit, Shëngjinit dhe Bushatit, tha se këto fabrika do të përmbushin nevojat e Shqipërisë për çimento, për të cilën ky vend ka ende uri. Nuk po merrem me faktin se fabrika që licencoi ai është 1 km larg Balldrenit, 3 km larg plazhit të Shëngjinit apo tjetra duhet të shkatërrojë 200 mijë metra katrorë pyll, edhe pse me këtë duhet të merret çdo qytetar i këtij vendi që dëshiron të jetojë këtu. Nuk po merrem as me faktin se dy prej tyre i ka njeriu i familjes së vet, pasi tashmë është ligjëruar që gjithë pushtetin ekonomik dhe politik e ka familja e tij. Ajo që më vrau veshin ishte me të vërtetë shpikja e “nevojës së Shqipërisë për çimento”. Sipas statistikave zyrtare, madje atyre të INSTAT, që Berisha ka më shumë qejf, Shqipëria ka arritur maksimumin e përdorimit të çimentos në masën 2 milionë tonë në vit. Sot fabrika e titanit që është duke përfunduar dhe fabrika aktuale e libanezëve, prodhojnë katër milionë tonë, shto këtu dhe prodhimin e fabrikës së Elbasanit. Pra, aktualisht Shqipëria ka dyfishin e nevojave të veta për prodhimin e çimentos dhe me licencat që jep Berisha, ky prodhim duhet të jetë nja 5 herë më shumë se sa na nevojitet.

Tashmë problemi është se të gjithë po e shikojmë kryeministrin tonë si mafioz, që e heq për hunde djali, duke i thënë “më jep fabrika çimentoje”, apo vajza që i thotë “më jep leje për Gjirin e Lalzit, Dajtin e Farkën”, Rezart Taçi që i thotë “më kalo pa doganë anijen” etj. Në të vërtetë veprimet e tij nuk ngjajnë me veprime mafioze. Çdo kreu të mafies, po t’ia kishe propozuar këtë plan për prodhimin e çimentos, nuk do ta kishte miratuar, se së pari s’ka leverdi ekonomike dhe së dyti është jashtë çdo logjike mbijetese në tregun e çimentos. Shqipëria s’mund të jetë një superfuqi për prodhimin e çimentos, pa qenë më parë një nyje strategjike botërore për shpërndarjen e saj. Tregu shqiptar as mund të prishë monopolet botërore të çimentos dhe as mund të konkurrojë prodhuesit tradicionalë të saj afër nesh si Italia e Jugut, Turqia etj. Për këtë arsye më shumë se mafioz, veprimi i Sali Berishës më duket i papërgjegjshëm, mendjelehtë dhe në funksion të interesave të ditës së familjarëve të vet, që i kanë bërë stivë dosjet mbi tavolinën e tij dhe presin firmat. E gjithë historia e prodhimit të çimentos mund të përfundojë në histori shitjesh licencash nga njerëzit e familjes Berisha dhe asgjë s’ka për të ndodhur më tej, veç ndonjë fitimi të shpejtë në xhepat e tyre. Por bashkë me këtë marifet për të bërë ca pará me vulën e kryeministrit ikin energji të pafundme dëm, harxhohen miliona për studime dhe ndërtime dhe keqorientohen energjitë e biznesit shqiptar. Tashmë një njeri që do të ndërtojë fshat turistik në Balldren, nëse ka nisur, duhet të hedhë në erë fabrikën e çimentos që do t’i ndërtohet pranë ose, nëse s’ka nisur, s’do nisë kurrë, se fabrika s’ka për ta lejuar. Ky zhvillim kaotik i vendit nga një njeri i marrë peng nga skifterët e licencave dhe koncesioneve, është dëmi real që kryeministri po i shkakton vendit.

Nëse u hedh një sy gjithë dosjeve të KRRTRSH, e shikon qartë se çdo firmë e tij është një “qokë” për dikë që i rri në paradhomë apo në shtëpinë e tij. Njeriu që ka anatemuar Alban Eftimin, i ka miratuar aty nja 4 studime pjesore të kritikueshme, njeriu që flet për plan urbanistik, ka miratuar ndryshime destinacionesh për parqet kombëtare, njeriu që flet për turizëm, ka miratuar modelin e Golemit në Gjirin e Lalzit dhe kampin e pionierëve në Durrës. Është thjesht një mungesë lirie e tij për t’u sjellë si kryeministër. Mezi ka pritur të mbaronte kjo fushatë dhe pavarësisht si do dilte, ai duket që korrikun e kishte planifikuar si muaj të vetin. Aq shumë i paqartë dhe i papërgjegjshëm është në menaxhimin e postit të tij, sa nga një anë ka lëshuar tatimorët të nxjerrin lekë nga çdo skutë e biznesit në Shqipëri, nga ana tjetër ka një muaj që shkëmben letra me Rezart Taçin si të fusë pa paguar asnjë lek një anije me naftë, nga e cila shteti humbet mbi 7 milionë euro.

Kjo pafuqi e tij për të kundërshtuar elementët e paorganizuar mafiozë në vend, vetëm për shkak të shërbimeve që i kanë bërë sekserët e tyre, të bind përditë e më shumë se nuk kemi të bëjmë me një kryeministër tipik mafioz, por me një kryeministër të dobët, peng të mafiozëve të vegjël dhe shpesh të paditur të Shqipërisë, që mund t’i nxjerrin ujin e zi këtij vendi, duke prodhuar një kaotizëm të tillë në zhvillimin e vendit.

Sali Berisha me aktet e tij të fundit duket se mezi ka pritur të mbarojnë zgjedhjet dhe t’ua bëjë gjithë nderet që s’ua bënte dot para fushatës këtyre njerëzve. Tani ai është i pandëshkueshëm, pasi ka arritur të mbetet ende në pushtet, dhe më keq akoma, është dhe i paparashikueshëm, pasi po jep prova se nuk bën kujdes të zbatojë asnjë ligj dhe asnjë vendim, qoftë dhe nga ato që ka miratuar vetë.

©️ Copyright 2007 tema.al.

Lec Neli
Antar i e aktiv
Antar i e aktiv

Numri i postimeve : 119
Points : 193
Reputation : 0
Registration date : 03/07/2009

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Pse cdo gja politika Shqyptare tenton me ba mrapsht

Mesazh nga Lec Neli prej Tue Aug 11, 2009 1:55 am

BE: Shqipëria, ende me ligje të Enverit

19 vjet pas rënies së komunizmit, ekspertët europianë zbulojnë gafën e qeverive shqiptare: Kontrolli i buxhetit, mbi bazën e VKM-së së vitit 1984

ARD KOLA

Shqipëria synon të anëtarësohet në Bashkimin Europian, dhe për këtë qëllim ka nisur punën për ndryshimin e kuadrit ligjor, duke i përshtatur me standardet perëndimore. Puna ka nisur në qershor 2005 dhe ka marrë formë zyrtare një vit më pas, kur nënshkroi MSA-në. Në morinë e shumë reformave që duhet të ndërmarrë vendi, me asistencën edhe të BE-së, konstatohet se problemet me kuadrin ligjor, i cili "paraqitet kontradiktor dhe jo koherent", janë më të thella, se kur vendi nisi liberalizimin e tregut. Gazeta "Shqip" vijon edhe sot me zbardhjen e një dokumenti të miratuar nga qeveria, nga ku mësohet se, baza ligjore për kontrollin e brendshëm të shpenzimeve buxhetore e ka zanafillën që në vitin 1984. Këtë fakt e ka evidentuar edhe Komisioni Europian gjatë shqyrtimit të kuadrit ligjor për zbatimin e Auditit të Brendshëm, si dhe të akteve të tjera. Në "Letrën e Politikës" hartuar nga qeveria "Berisha" së bashku me zyrtarët e BE-së, është pranuar fakti se deri tani, për kontrollin e brendshëm financiar institucionet kompetente kanë punuar me ligjin 6942, datë 25.12.1984 "Për Administrimin, Ruajtjen, dokumentimin dhe qarkullimin e vlerave Materiale dhe Monetare" dhe VKM Nr. 70 e vetit 1984. Sipas qeverisë, ligji vazhdon të jetë baza kryesore për zbatimin e kontrollit të brendshëm, edhe pse është përgatitur në kohën e sistemit komunist të Enver hoxhës, kur ekonomia ishte tërësisht e centralizuar, krejtësisht, ndryshe nga sot.

Gafa

Qeveria e pranon situatën e krijuar me zyrtarët e Brukselit, por siguron se ligji do të ndryshojë krejtësisht, duke hartuar një të ri, "Mbi menaxhimin financiar dhe kontrollin". Një ditë më parë, gazeta publikoi një pjesë të realitetit të legjislacionit shqiptar, i cili nuk përmbushte detyrimet e BE-së. Rekomandimet qëndrojnë më së shumti mbi buxhetin e shtetit, auditin e brendshëm, si dhe të disa mekanizma të kontrollit. Në vendimin e miratuar nga qeveria, rreth detyrimeve që ka ndaj BE-së, duke marrë në konsideratë vërejtjet e Komisionit Europian, thuhet se, "ligji nuk mund të zbatohet në kushtet ekzistuese, për shumë arsye". E para, ai është hartuar në kushtet e një strukture ekonomike tërësisht të centralizuar. Këtë fakt e pranon dhe vetë qeveria, e cila nën ndikimin e BE-së, paraqet disa argumente pse ligji i vitit 1984, nuk mund të vihet më në zbatim. Sipas vlerësimeve të bëra nga zyrtarët perëndimorë, theksohet se, "Ligji nuk është në pajtim me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe bie në kundërshtim me të në mjaft drejtime, ndërsa sa u përket ndryshimeve, ato kanë qenë mjaft fragmentare, dhe nuk kanë përfshirë të gjithë sektorin publik". Po ashtu, vijon raporti, ligji bie në kundërshtim me standardet ndërkombëtare të kontrollit të brendshëm dhe nuk lë hapësirë për rregullim të mëtejshëm dhe të vazhdueshëm në njësitë publike, duke penguar në këtë mënyrë menaxhimin eficent të burimeve publike. Në këtë pikë, qeveria angazhohet ta shfuqizojë ligjin në fjalë, duke miratuar një të ri, "Mbi menaxhimin financiar dhe kontrollin", si dhe manualin në zbatim të tij.

"Ligji nuk mund të zbatohet në kushtet ekzistuese, pasi është hartuar në kushtet e një ekonomie të centralizuar"

Ministria e Financave: Ndryshimet në ligj, jemi drejt fundit

Zv.ministri i Financave, Sherefedin Shehu, pranon se deri tani është punuar në bazë të një ligji të hartuar që në vitin 1984. Ai shton se, ndryshimi i tij është bërë me përfundimin e draftit, duke e zëvendësuar me një të ri, "Mbi menaxhimin e kontrollit financiar". Standardet e reja të kërkuara nga BE-ja e detyruan palën shqiptare të ndryshonte ligjin, zbatimi i të cilit mund të bëhet në vitin 2010. "Kemi punuar më të pa pasur pengesa, për aq kohë sa respektonim standardin tonë, sikurse vepron çdo vend. Megjithatë, ka shumë elementë që duhen ndryshuar, për efekt të sistemit të ri të kontabilitetit", sqaroi Shehu.

Presioni i Tatimeve Listë publike për subjektet debitore

Rreth 15 shoqëri të mëdha janë duke sfiduar Drejtorinë e Tatimeve në Tiranë, duke mos përmbushur detyrimet ligjore. Pavarësisht presioneve të vazhdueshme nga ana e inspektorëve tatimorë për të respektuar ligjet, disa biznese vazhdojnë të mos jenë në rregull me shtetin, në forma të ndryshme. Për herë të parë, që pas miratimit të ligjit ri "Për procedurat tatimore", Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, pritet së shpejti të publikojë një listë të zezë me emrat e bizneseve që nuk kanë shlyer detyrimet tatimore. Referuar agjencisë NOA, drejtori i Tatimeve, Artur Papajani, shpjegon se do të do të shpallen vetëm emrat, por jo shumat e borxheve, pasi ato janë të dhëna konfidenciale. Drejtori i Tatimeve pohon se administrata që ai drejton nuk i ka ndier efektet e krizës, apo nga zgjedhjet elektorale, pasi presionet për të arritur objektivat kanë qenë maksimale. Pavarësisht kësaj, të dhënat paraprake flasin për mosrealizim të planit në rreth 450 milionë lekë.

©️ Gazeta Shqip - 2006-2008

Lec Neli
Antar i e aktiv
Antar i e aktiv

Numri i postimeve : 119
Points : 193
Reputation : 0
Registration date : 03/07/2009

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Pse cdo gja politika Shqyptare tenton me ba mrapsht

Mesazh nga Lec Neli prej Tue Aug 11, 2009 1:56 am

Partitë që s'morën deputetë, të kthejnë paratë e fushatës

Shekulli | 31/07/2009


TIRANË - Telashet s'kanë të sosur për një pjesë të partive të vogla, që aktualisht janë pjesëmarrëse në Parlament. Pas disfatës që pësuan në garën elektorale të 28 qershorit, duke mos fituar asnjë mandat deputeti, ato tashmë duhet të kthejnë edhe një pjesë të lekëve që përfituan nga buxheti i shtetit për këto zgjedhje.

Bëhet fjalë vetëm për pesë forca politike që në legjislativin, që po i skadon mandati, ishin të përfaqësuar me të paktën 2 deputetë, dhe më konkretisht, Partia Socialdemokrate, partia Agrare Ambientaliste, Partia Aleanca Demokratike, Partia Demokracia Sociale dhe Partia Demokristiane. Të pesta këto forca politike duhet të kthejnë në total një shumë prej 127 milionë lekësh të vjetra.

Kodi

Në bazë të Kodit Zgjedhor, të gjitha forcat parlamentare para zgjedhjeve përfitojnë mbështetje financiare nga buxheti i shtetit. Në bazë të këtij përcaktimi, 11 forca politike, pjesëmarrëse në Parlamentin e dalë nga zgjedhjet e 2005-ës, përfituan në total një fond prej 650 milionë lekësh të vjetra, shumë kjo që u shpërnda në dy pjesë të veçanta, sipas dy formulave të ndryshme, gjysma sipas mandateve me të cilat përfaqësoheshin në Kuvend dhe gjysma e dytë në bazë të votave të fituara në parlamentaret e shkuara.

Por Kodi në nenin 87 të tij përmban dhe një klauzolë, që detyron të gjitha forcat politike, që të kthejnë të gjitha fondet e përfituara nga buxheti i shtetit sipas formulës së dytë, pra asaj që përcakton se "50 për qind e shumës së përgjithshme ndahet në raport me votat e marra prej tyre në shkallë kombëtare në zgjedhjet pararendëse", në rast se në zgjedhjet e radhës nuk kanë mundur që të marrin asnjë mandat deputeti.

Pra, forcat politike që në zgjedhjet e radhës nuk kanë marrë asnjë mandat deputeti, janë të detyruara të kthejnë vetëm pjesën e fondit të përfituar nga buxheti i shtetit që u është shpërndarë atyre, duke marrë për bazë votat e fituara në zgjedhjet pararendëse.

Nga një detyrim i tillë ligjor, referuar edhe rezultateve të zgjedhjeve të 28 qershorit, rezulton se penalizohen vetëm 5 forca politike, që nuk mundën dot të siguronin pjesëmarrje në Kuvendin e ardhshëm që pritet të konstituohet në fillim të muajit shtator.

Paratë

Pesë forca politike, PSD-ja, PDS-ja, PAA-ja, PAD-ja dhe PDK-ja do të duhet që brenda muajit gusht të rikthejnë të një pjesë të lekëve që kanë mundur të përfitojnë nga shpërndarja e buxhetit të shtetit për zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit.

Më konkretisht, bëhet fjalë për një shumë prej afro 12.7 milionë lekësh të rinj, nga të cilat 5.1 milionë do të duhet t'i kthejë PSD-ja, 2.6 PAA-ja, 1.9 PAD-ja, 1.7 PDS-ja dhe 1.3 PDK-ja.

Depozitimi i këtyre shumave bëhet në llogarinë bankare të KQZ-së dhe kthimi i tyre bëhet jo më vonë se 30 ditë pas shpalljes së rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve. Në rast të mospërmbushjes së këtij detyrimi, pa shkaqe të përligjura, ligji i jep të drejtën KQZ-së t'i kërkojë ministrit të Financave, që të urdhërojë Zyrën e Thesarit, që këto shuma t'i mbajë nga fondet e tjera buxhetore, që përfitojnë këto parti dhe t'i kalojë ato në buxhetin e KQZ-së.

Por, ky është vetëm njëri prej sanksioneve, që parashikon ligji për këto forca, pasi në pikën e 4-t të nenit 87 të Kodit, përcaktohet se, partia, e cila nuk kthen fondet përkatëse, humbet të drejtën e financimeve të tjera nga fondet publike për një periudhë kohe jo më pak se 5 vjet, si dhe nuk regjistrohet si subjekt zgjedhor në zgjedhjet e radhës, pavarësisht llojit të tyre, as vetëm dhe as si pjesëtare e ndonjë koalicioni.

Për sa i përket pjesës tjetër të parave që kanë mundur të përfitojnë nga ky buxhet, në bazë të formulës që e llogarit shumën në bazë të mandateve, këto forca nuk janë të detyruara ta kthejnë.

Paratë që do të kthejnë të vegjlit, do t'u shpërndahen partive që fituan mandate

PD e PS do të "shpërblehen" nga KQZ

TIRANË - Partitë politike, që në zgjedhjet e 28 qershorit mundën të fitojnë mandate përfaqësimi në Kuvend, do të "shpërblehen" nga buxheti i shtetit. Nuk kemi të bëjmë me një vendim të qeverisë, por për një mundësi që u krijon Kodi Zgjedhor këtyre forcave për të përfituar të gjithë shumën që do të detyrohet të kthejnë ato subjekte elektorale, që para zgjedhjeve përfituan nga buxheti dhe më 28 qershor nuk mundën të sigurojnë asnjë mandat përfaqësimi.

Në këtë mënyrë, ligji zgjedhor parashikon që shumat që duhet të kthejnë këto forca për shkak të rezultatit negativ që arritën në zgjedhje, t'u shpërndahet partive politike që u rikonfirmuan si forca parlamentare ose që u futën rishtazi në Kuvend.

Në bazë të llogarive të bëra, rezulton se KQZ-ja, me një vendim të sajin brenda muajit gusht, duhet të rishpërndajë për 6 forcat që arritën të marrin mandat deputeti shumën prej 127 milionë lekësh të vjetra, të cilat do të kthehen nga 5 subjektet, që nuk arritën të marrin asnjë mandat.

Përllogaritja e shumës që do t'u shpërndahet këtyre subjekteve do të bëhet në raport me mandatet që ka fituar secila forcë. Kështu, duke ditur tashmë se PD-ja mundi të marrë 68 deputetë, ajo do të marrë nga KQZ-ja një shumë prej 61.8 milionë lekësh të vjetra, PS-ja për 65 mandate do të marrë 59 milionë, LSI-ja për 4 mandate 3.6 milionë dhe 3 forcat e tjera, PR-ja, PDI-ja dhe PBDNJ-ja nga 0.9 milionë. Vendimi duhet të merret nga KQZ-ja jo më vonë se 30 ditë pas shpalljes së rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve.

Po të llogarisim se shpallja e mandatit do të bëhet gjatë ditës së nesërme, i bie që brenda gushtit, KQZ-ja të bëjë rishpërndarjen e këtij fondi. Në rast se fondi nuk është kthyer plotësisht nga subjektet zgjedhore, ky fond i kompensohet KQZ-së nga buxheti i shtetit.

Partitë dhe shumat që duhet të kthejnë

Partia Socialdemokrate e Shqipërisë, 5.136.667
Partia Agrare Ambientaliste, 2.644.556
Partia Aleanca Demokratike, 1.920.479
Partia Demokracia Sociale, 1.711.151
Partia Demokristiane e Shqipërisë, 1.315.153
Në total = 12728006

Partitë dhe shumat që përfitojnë sërish

Partia Demokratike, 6.18 milionë
Partia Socialiste, 5.9 milionë
Lëvizja Socialiste për Integrim, 3.6 milionë
Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, 0.9 milionë
Partia Republikane, 0.9 milionë
Partia për Drejtësi dhe Integrim, 0.9 milionë

Neni 87 i Kodit Zgjedhor

Shpërndarja dhe rishpërndarja e fondeve publike për subjektet zgjedhore


2. Pika b) 50 për qind e shumës së përgjithshme ndahet midis partive politike të regjistruara si subjekt zgjedhor dhe që në zgjedhjet pararendëse për Kuvendin kanë marrë jo më pak se 2 vende në Kuvend, në raport me votat e marra prej tyre në shkallë kombëtare, sipas vendimit të KQZ-së për shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve pararendëse.

3. Partia që ka përfituar fonde publike, sipas shkronjës "b" të pikës 2 të këtij neni dhe që nuk fiton asnjë mandat nga zgjedhjet e radhës, duhet të kthejë shumën përkatëse të përfituar. Depozitimi i këtyre shumave bëhet në llogarinë bankare të KQZ-së.

Kthimi i fondeve bëhet jo më vonë se 30 ditë pas shpalljes së rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve. Në rast të mospërmbushjes së këtij detyrimi, pa shkaqe të përligjura, KQZ-ja i kërkon ministrit të Financave që të urdhërojë Zyrën e Thesarit që këto shuma t'i mbajë nga fondet e tjera buxhetore që përfitojnë këto parti dhe t'i kalojë ato në buxhetin e KQZ-së.

4. Partia, e cila nuk kthen fondet përkatëse sipas pikës 3 të këtij neni, humbet të drejtën e financimeve të tjera nga fondet publike për një periudhë kohe jo më pak se 5 vjet, si dhe nuk regjistrohet si subjekt zgjedhor në zgjedhjet e radhës, pavarësisht llojit të tyre, as vetëm dhe as si pjesëtare e ndonjë koalicioni.

5. Fondet e kthyera, sipas pikës 3 të këtij neni, me vendim të KQZ-së, u rishpërndahen partive politike, të cilat kanë marrë vende në Kuvend. Shpërndarja bëhet në përqindje të njëjtë me përqindjen e vendeve të fituara në zgjedhjet e radhës.

Vendimi merret nga KQZ-ja jo më vonë se 30 ditë pas shpalljes së rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve.
6. Në rast se fondi, sipas pikës 4 të këtij neni, nuk është kthyer plotësisht nga subjektet zgjedhore, ky fond i kompensohet KQZ-së nga buxheti i shtetit.

©️ 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP

Lec Neli
Antar i e aktiv
Antar i e aktiv

Numri i postimeve : 119
Points : 193
Reputation : 0
Registration date : 03/07/2009

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Pse cdo gja politika Shqyptare tenton me ba mrapsht

Mesazh nga Lec Neli prej Tue Aug 11, 2009 1:56 am

Berisha: Toka i takon atij që e punon

Nga Tema


Me propozimin e djeshëm në mbledhjen e qeverisë në lidhje me çështjen e tokës kryeministri Berisha iu rikthye parullës, me të cilën Enver Hoxha bëri Reformën Agrare të vitit ‘46

Me sa duket ka ca gjëra që nuk mund të lihen në dorë të qeverisë, për shembull çështja e tokës.

Është fakt që tokat shqiptare, të ndara me ligjin e diskutueshëm 7501, në bazë të frymëve, vazhdojnë të mbeten të papunuara.

Socialistët gjatë tetë viteve qeverisje nuk u morën me këtë problem, demokratët veç sa përsërisin shpesh një slogan të stërpërdorur gjatë regjimit komunist.

Vitin e kaluar ministri i Bujqësisë deklaroi se “toka i takon atij që e punon” dhe u shpreh se qeveria do t’ua merrte tokën atyre që nuk e punonin atë.

Një vit më vonë, thuajse në të njëjtën periudhë, kryeministri, Sali Berisha, e trajtoi të njëjtin problem gati në të njëjtën mënyrë: toka t’i merret pronarit që nuk e punon dhe t’i jepet dikujt në përdorim, i cili do t’i paguajë pronarit një të dhjetën.

“Toka e papunuar, - u shpreh kryeministri dje në mbledhjen e qeverisë, - është një dëm i rëndë i interesit publik për vendin. Unë frymëzohem, kur shoh përpjekjet e tyre për të mbjellë edhe mikro-parcela, në mënyrë që të mund të mbijetojnë, ndërkohë në zona të tjera të ultësirës bregdetare dhe jo vetëm të saj ka mijëra hektarë që nuk punohen.”

Që toka në Shqipëri nuk punohet, ky është një fakt i konstatueshëm lehtë nga kushdo që i ka rënë rasti të udhëtojë nëpër Shqipëri, por kryeministri në mbledhjen e djeshme të qeverisë nuk dha asnjë arsye pse toka nuk punohet. Kjo bëhet me studime.

Një gjë është e sigurt, shqiptarët nuk e punojnë kurrë tokën për interes apo kënaqësi të të tjerëve, pavarësisht se toka e punuar e frymëzon kryeministrin.

Në punimin e tokës përfituesi kryesor është vetë pronari i tokës dhe nëse toka nuk është punuar kjo tregon se pronari nuk ka interes.

“Toka e papunuar, - tha dje kryeministri, - është një dëm i rëndë i interesit publik për vendin.”

Për këtë arsye, “qeveria do të adaptojë një qëndrim të ri ndaj tokës së papunuar. Ministria e Bujqësisë do të përgatisë projektligjin që vendos kalimin e tokës së papunuar në fondin e komunës dhe dhënien e saj me të dhjetë.”

Nga formulimi i deklaratës së kryeministrit duket se gjithçka është vendosur, Ministria e Bujqësisë thjesht do të bëjë formalitetet për të hedhur në letër vendimin që ka marrë tashmë kryeministri.

Mospunimi i tokës në Shqipëri është problem, por që specialistët mendojnë se zgjidhet ndryshe.

Fillimisht duhet të zbulohen shkaqet pse nuk punohet toka.

“Toka nuk punohet, sepse pronarët e saj nuk kanë interes, kostot iu shkatërrojnë prodhimin dhe veç kësaj në shumë raste nuk gjejnë treg për të shitur mallin”, - deklaroi për “TemA” një ekspert biznesi dje. “Toka është e fragmentizuar në parcela shumë të vogla. Në vend të punimit të saj njerëzit zgjedhin emigracionin.”

Po cila është zgjidhja?

“Tregu i tokës. Toka nuk mund të jetë eficiente, nëse nuk krijohen parcela të mëdha dhe kjo realizohet duke e futur në treg, të shitet dhe blihet. Sipas vlerësimeve, minimumi për krijimin e fermave rentabël është 15 hektarë. Të gjitha format e tjera janë dështime”, - tha eksperti.

“Duke u shitur ose dhënë me qira toka, bëhet edhe ruajtja e titullit të pronësisë. Shteti duhet të marrë një të dhjetën, dhe jo të përcaktojë sa do t’i japë pronarit dikush tjetër. Qiraja që do të kërkojë pronari, do të përcaktohet nga tregu.”

Po roli i shtetit cili duhet të jetë në këtë mes?

“Shteti vetëm mund të ndihmojë duke krijuar disa agjenci, si puna e ALUIZNI-t, me agronomë, topografë etj. Agjencitë bëjnë regjistrimin e tokës, shitjen ose dhënien e tyre me qira, përgatitin kontratat dhe të gjitha këto i bëjnë falas.”

Kur një njeri thotë se, frymëzohem, kur e shikoj tokën të punuar, sipas ekspertit, kemi të bëjmë me mënyrë autokratike të të parit të botës. “Zgjidhjet që ofron qeveria nuk mund të bëhen për të përmirësuar gjendjen shpirtërore të një njeriu.”

©️ Copyright 2007 tema.al.

Per mu personalisht sygjerimi i ktij ligj prej vet zotit Berisha apo qeveris Berisha me duket idiotlleku e gamarlleku i radhs.

Nuk e kuptoj se ku e ka politiken e djatht qe munohet me na shite zotni Berisha, kur ky ligje me duket mu rreflekton kredencialet komuniste (T'centralizimit) qe zoti Berisha ala mizotnon vet si produkt i saj. Nuk kam nigju ala se ka naj vend ne bote qe detyron pronart e toks me dhan token me qira te ata qe e punojn (Ky ligj ka egzistu dikure ne koht e errta para mesjetare ne Europen feudale), as Kina sot qe asht e deshprume per shfrytzimin e toks e qe asht shtet i perzim kapitalo-komunist nuk e ka kyt ligj. Se ku i gjen ky zotni Berisha kta sygjerime e kta marrina e kam shum te shtire me kuptu, me duket mu zotni Berisha asht i rrethum me kshilltare te indoktrinum me teorina ekstreme sepse edhe ky ligj asht ligj ekstrem.

Ne vend qi me u munu me ju kthy token ish pronarve se pa pron s'ka zhvillim, e ne vend qi me u munu me kriju vene pune nepermjet industrializimit te shtetit nepermjet edukimit profesional te popullsis e ligjeve per thithjen e investimeve te huja, sepse jena nja 200 vjet mrapa bots zhvillume ne fushen e industrializimit jo vetem te ekonomis por edhe te menes t'indoktrinume, ky zotni don me na cu edhe ihere 12 shekuj mrapa me ligjet e Vesarve. Hajde bela hajde, se kuptoj edhe biles e gjej shum te rreziklshme tendencen ekstreme te politiks Berisha.

Lec Neli
Antar i e aktiv
Antar i e aktiv

Numri i postimeve : 119
Points : 193
Reputation : 0
Registration date : 03/07/2009

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Pse cdo gja politika Shqyptare tenton me ba mrapsht

Mesazh nga arberia prej Thu Nov 18, 2010 7:14 am

po pse u lexoka vetem Mero Baze dhe Koço Kokedhima Shocked
Me duhet te them se po te lexonte vetem keto gazeta ,Europa,nuk do te na kishte pranuar,poooor as nuk ja paska hedhur syte fare Laughing
avatar
arberia
Antar i e shquar
Antar i e shquar

Numri i postimeve : 626
Points : 341
Reputation : 61
Registration date : 19/01/2009

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Pse cdo gja politika Shqyptare tenton me ba mrapsht

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi