Lajme ekonomike rreth ekonomis shqyptare

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Lajme ekonomike rreth ekonomis shqyptare

Mesazh nga Lec Neli prej Sun Aug 09, 2009 3:01 am

Frikë për zhvlerësim të lekut
Emirjon Senja | 03/08/2009
Më shumë të interesuara për uljen e normës bazë të interesit janë bankat e nivelit të dytë që operojnë në vend
Ulja e normës bazë të interesit rëndon kreditë në valutë
Ekspertët thonë se një zhvlerësim i mëtejshëm i lekut do të ndikonte në rritjen e çmimeve të mallrave të importit
TIRANË - Kërkesat e vazhdueshme të grupeve të biznesit dhe bankierëve të bankave të nivelit të dytë për uljen e mëtejshme të normës bazë të interesit për monedhën vendase, kanë vendosur në pozicion të vështirë Bankën e Shqipërisë.
Marrja e një vendimi të tillë nga Këshilli Mbikëqyrës i BSH-së, duke zhvlerësuar edhe më tej lekun, nga njëra anë do të rriste nivelin e likuiditetit në treg, ndërsa nga ana tjetër do të shtrenjtonte këstet e kredisë për ata që e kanë marrë atë në monedhë të huaj.
Burime pranë Këshillit Mbikëqyrës të BSH-së, bëjnë të ditur për gazetën disa nga arsyet, të cilat e detyrojnë këtë të fundit që, për momentin, të mos e hedhë një hap të tillë. Kështu, një vendim i BSH-së për të ulur edhe më shumë vlerën e lekut, do të rëndonte së tepërmi mbi xhepat e atyre që tashmë janë duke shlyer një kredi në valutë, ndërsa të ardhurat i kanë në monedhën vendase.
Marrja e një vendimi të tillë, do të shoqërohej me kosto të mëdha, në një kohë që të dhënat nga Banka e Shqipërisë tregojnë se kredia në valutë përbën 80 për qind të portofolit të kredive të bankave të nivelit të dytë në vend.
Për t'u theksuar është fakti se, më shumë të interesuar për uljen e normës bazë të interesit janë bankat tregtare që operojnë në vend. Ndërsa, nga ekspertët e ekonomisë gjithnjë është bërë e ditur se nëse ulja e normës bazë të interesit do të bëhej realitet, detyrimisht do të ndikonte në rritjen e portofolit të kredive të këqija.
"Vendimet nga Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë, merren pas shqyrtimit të një morie faktorësh të ndryshëm dhe ndikimin real që do të ketë mbi tregun vendas.
Nëse do të ulej më tej norma bazë e interesit, do të përballeshim me një rritje të kostos së kredisë për të gjithë ata persona që huanë e kanë në valutë, ndërsa të ardhurat në lekë. Në terma të përgjithshëm, ky efekt do të zeronte zhvillimet pozitive që do të vinin nga ulja e mundshme e normës bazë të interesit", - citojnë burimet.
Një zhvlerësim i mëtejshëm i monedhës vendase do të bëhej shkak për rritjen e kostos së mallrave të importit. "Një rritje e kostos së importeve detyrimisht do të pasqyrohej në rritjen e çmimeve të këtyre mallrave për konsumatorët e fundëm", - shprehen burimet.
Kërkesën për uljen e normës bazë të interesit, bankierët dhe grupet e ndryshme të biznesit e përligjin edhe me uljen e presioneve inflacioniste gjatë muajve të fundit.
Madje, sipas tyre, ka pasur edhe muaj ku treguesit e inflacionit kanë qenë nën limitin e vendosur nga Banka e Shqipërisë, duke dhënë kështu një sinjal të qartë se në treg ndihet nevoja për më shumë likuiditet.
Në fillim të këtij viti, Këshilli Mbikëqyrës pranë Bankës së Shqipërisë, i ndikuar më së shumti nga zhvillimet negative të krizës ekonomike botërore dhe efekteve të mundshme të saj në ekonominë vendase, vendosi që të ulë normën bazë të interesit me 0.5 pikë, duke e çuar atë në nivelin 5.75 për qind, nga 6.25 që ishte më parë.
Ndërkohë, burime e sipërpërmendura bëjnë të ditur se është e nevojshme që të pritet për të parë se çfarë efektesh ka dhënë kjo ulje e bërë në muajin janar, pastaj të merret në shqyrtim një ulje e mëtejshme.
©️ 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP

Lec Neli
Antar i e aktiv
Antar i e aktiv

Numri i postimeve : 119
Points : 193
Reputation : 0
Registration date : 03/07/2009

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi