Koalicioni, Berisha tradhton aleatët

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Koalicioni, Berisha tradhton aleatët

Mesazh nga ADMIN prej Mon Aug 03, 2009 7:00 pm

Koalicioni, Berisha tradhton aleatët
Kodi Zgjedhor "thellon" përplasjet midis partive. PR, ultimatum PD-së: Të korrigjohen "gabimet". Gjinushi: Nga ky kod përfi tuan vetëm partitë e mëdha
Erjon Ajazi


Partia Demokratike hap dritën jeshile për LSI për të rishikuar Kodin Elektoral. Bashkëpunimi i ri PD-LSI ka sjellë surprizën në kampin demokrat për të ndryshuar kodin aktual, me të cilin Partia Demokratike doli e favorizuar dhe arriti të sigurojë pushtetin edhe për katër vjet të tjera, edhe pse në të vërtetë ka 10 mijë vota më pak se Partia Socialiste. Një nga hartuesit e Kodit Zgjedhor në Partinë Demokratike, Oerd Bylykbashi, bëri me dije qëndrimin e PD-së për të ndryshuar Kodin Elektoral dhe për të zbatuar kushtin e LSI-së për korrektimin kombëtar të sistemit elektoral për zgjedhjet e ardhshme lokale të 2011-ës. "Në rast se do të ketë nevojë për të futur më tej në Kodin Zgjedhor elemente besimi, për ta bërë më pak vulnerabël procesin zgjedhor, edhe kjo mund të bëhet, por nuk ka recetë për të zëvendësuar mungesën e vullnetit politik nga një subjekt i rëndësishëm siç në këtë rast është partia më e madhe e opozitës. Një gjë që ne mendojmë që është e nevojshme është që të përmirësohet dhe të lehtësohet më tej procesi i numërimit dhe nxjerrjes së rezultatit, rritja e kapaciteteve të procesit", u shpreh Bylykbashi.

Ndryshimi i Kodit Elektoral kërkon 84 vota, ndërkohë që PD, LSI, PR dhe PDI kanë vetëm 74 vota. Në këtë rast duhet bashkëpunimi dhe konsensusi i PS-së për të ndryshuar Kodin Zgjedhor. Kampi rozë, i cili nga zgjedhjet e fundit mori 620586 vota kundrejt 610463 votave që arriti të marrë PD-ja pritet të zgjedhë si strategjinë e vetme ndryshimin e këtij kodi, pasi partia që arriti të marrë më pak vota ka marrë të drejtën të drejtojë vendin për katër vitet e ardhshme. Megjithëse Kryeministri Berisha është zotuar në gjetjen e 84 votave për të ndryshuar kodin, kjo nuk mjafton që PD të përmbushë kushtin e LSI-së. Kushti i partive të vogla, veçanërisht i LSI, është korrektimi kombëtar i sistemit dhe për këtë nevojitet ndërhyrja në Kushtetutë që kërkon medoemos 94 vota. Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka deklaruar publikisht se forca e tretë politike në vend, LSI, meriton një anëtar në KQZ dhe një komisioner në numërimin e votave. Pavarësisht zotimit të PD-së për ndërhyrjen në Kodin Zgjedhor, gjithçka do të varet nga qëndrimi dhe vullneti i Partisë Socialiste. Sipas PD-së, ndërhyrja e parë në Kod do të bëhet për t‘i siguruar Lëvizjes Socialiste për Integrim një anëtar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe anëtarin e tretë në komisionet e numërimit të votave. Që LSI të përfitojë nga kjo nismë e PD-së, gjithçka varet në dorën e Partisë Socialiste, e cila ka 65 kartonët që nevojiten për të ndryshuar kodin, por edhe për të ndërhyrë në Kushtetutë. Zhvillimet e ardhshme politike do të vazhdojnë të mbajnë të njëjtën kryefjalë, që është Kodi i ri Elektoral.

"Unë besoj që korniza është e përcaktuar mjaft mirë në Kushtetutë në lidhje me këtë sistem dhe ky sistem është përcaktuar në Kushtetutë si një sistem ku mandatet ndahen në nivel qarku. Sigurisht që mbasi ky element ishte futur në Kushtetutë, edhe ky diskutim është bërë, dhe e vetmja zgjidhje që pamë ishte kjo në Kodin Zgjedhor", shprehet Bylykbashi. Por sipas tij, kodi aktual ka një arritje, pasi eliminoi "Dushkun" dhe të gjitha përplasjet që kanë karakterizuar proceset e mëparshme zgjedhore. Miratimi i Kodit të ri Elektoral i ka ngjarë një "odiseje" të vërtetë. Mazhoranca dhe opozita, për më shumë se një vit, u "kacafytën" dhe si përfundim PD dhe PS gjejnë gjuhën e përbashkët, duke lënë me gisht në gojë partitë e vogla. PD dhe PS unifikuan qëndrimet, duke gjetur një emërues të përbashkët dhe me shumicë votash miratuan në Kuvend ligjin e ri zgjedhor. Kodi u kontestua ashpër nga partitë e vogla politike, të cilat u futën në grevë urie. Ky veprim shkaktoi ngërç në sallën e Kuvendit dhe në zhvillimet politike. U desh ndërhyrja e ndërkombëtarëve për ta zgjidhur këtë situatë. Pavarësisht zhvillimeve dhe kontestimeve të shumta, dy partitë e mëdha arritën të miratojnë një Kod të ri Zgjedhor me një shumicë prej 112 votash dhe sot pas shumë debateve për të gjetur gjuhën e përbashkët, PD kërkon të rinisë nga e para zhurmën e madhe për të ndryshuar sërish Kodin Elektoral.

Partia Republikane, LSI dhe PSD kërkojnë rihartimin e Kodit Zgjedhor për zgjedhjet e ardhshme


Partitë e vogla: Të ndryshohet Kodi Elektoral



Partitë e vogla mendojnë se ka ardhur koha për të korrigjuar "gabimet" me Kodin Zgjedhor. Pas kërkesave të vazhdueshme të LSI-së për ndryshimin e kodit, këtë herë është një tjetër parti e djathtë që përforcon zërat e këtyre ndryshimeve. Partia Republikane, e cila nga zgjedhjet e fundit arriti me vështirësi të hyjë në Kuvend me një deputet, kërkon që në zgjedhjet e ardhshme të mos shkohet me këtë kod. Kusht për Partinë Demokratike për të ndërhyrë në kod vendos dhe Partia Republikane. "PR do të jetë pjesë e angazhimit politik për të ndryshuar Kodin Zgjedhor me qëllim eliminimin e të gjithë atyre defekteve që dolën nga zgjedhjet e 28 qershorit", shprehet nënkryetari i Partisë Republikane, Alfred Deshati. Pas deklaratës së Kryeministrit Sali Berisha mbi rishikimin e Kodit Zgjedhor për t‘i dhënë LSI-së një komisioner, sekretari i përgjithshëm i kësaj force, Petrit Vasili, është shprehur se ky është momenti i duhur për të vepruar. Sipas Vasilit, nisma e Kryeministrit është befasuese, për shkak se ky propozim duhet të vinte nga Partia Socialiste, qe është edhe ideatore e kodit aktual. "Është çasti i duhur për të rishikuar kodin, por nuk e prisnim që propozimi të vinte nga Kryeministri. Si hartuese e Kodit Zgjedhor, propozimin duhet ta bënte opozita", deklaroi Vasili. Sekretari i përgjithshëm i LSI-së është shprehur se nuk ka shumë rëndësi futja ose jo e një komisioneri të LSI, por rikthimi në një Kod Zgjedhor me këmbë në tokë. Sipas Vasilit, vendi ynë duhet të shkëputet nga Kodi Zgjedhor i modelit spanjoll, për shkak se është një kod që krijon shumë probleme. Sipas kreut të PSD, Skënder Gjinushi, këto zgjedhje kanë dështuar për shkak të Kodit Zgjedhor. "Kodi Zgjedhor iu la shumë pak hapësira partive të vogla. Ky ishte një kod nga i cili përfituan shumë dy partitë e mëdha. Nuk ka rëndësi edhe aq sistemi zgjedhor, rëndësi ka se si zbatohet ai", shprehet Gjinushi.
avatar
ADMIN
admin
admin

Numri i postimeve : 902
Points : 859
Reputation : 10
Registration date : 10/01/2009

Shiko profilin e anëtarit http://www.Bajzianet.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi