Rezultat e votave

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Rezultat e votave

Mesazh nga ADMIN prej Sat Jul 04, 2009 12:04 pm

KQZ shpalli dje në orën 21.30 fitues të zgjedhjeve koalicionin e drejtuar nga Partia Demokratike, kur nuk ka përfunduar procesi i numërimit të kutive të votimit.
“Gafa” institucionale e zëdhënësit të KQZ Leonard Olli, që e nxorri koalicionin e Berishës me 71 mandate, u konfirmua po dje nga kryetari i KQZ Arben Ristani gjatë telefonatës së NEËS24. “Nuk kam për të hequr asnjë presje nga deklarata” nxitoi Ristani, por duke shkaktuar reaksion brenda anëtarëve të KQZ. Nënkryetarja e këtij komsioni, Dëshira Subashi, vetëm 30 minuta pas deklaratës së Ollit doli në konferencë për shtyp duke deklaruar “kjo është një deklaratë politike e KQZ, aspak profesionale”. “Deri tani KQZ nuk ka parë asnjë procesverbal dhe nuk ka nxjerrë asnjë mandat” tha Subashi. Konferenca e saj u pasua me një tjetër konferencë për shtyp, nga një tjetër anëtar i KQZ, Laze, i cili deklaroi se ky ishte një provokim i hapur.
Por “bomba” e hedhur nga Komisioni Qendror i ZGjedhjeve, duket se shkaktoi irritim tek opozita.
Reagimi
Socialistët i kërkuan publikisht Sali Berishës, nëpërmjet kreut të Asambelsë së kësaj partie, të heqë dorë nga shantazhe të këtij lloji nëpërmjet KQZ. “Hiq dorë nga ideja se mund t’i imponohesh popullit shqiptar si kryeministër, duke organizuar horra që nga ata që nxjerr nga burgjet për të terrorizuar zgjedhësit shqiptarë në fshatrat e Shqipërisë me fuoristrada dhe armë, e deri tek ata që i nxjerr nëpër pode e nëpër televizione, me kostum apo kravata, si ky kryetari karagjoz në ditën e sotme”, deklaroi i irrituar Ruçi në një konferencë për shtyp vetëm një orë pas kësaj deklarate. ““Unë i them kryeministrit në detyrë, mos e merr qetësinë dhe durimin e forcës më të madhe politike në Shqipëri, siç është Partia Socialiste, për dobësi, sepse ne vërtet jemi këtu për të mbrojtur në radhë të parë imazhin e Shqipërisë në këtë proces zgjedhor”, - paralajmëroi Ruçi. “Por, - shtoi ai, - njëherësh jemi të vendosur që të mbrojmë çdo votë që populli ka futur në kutinë e votimit më 28 qershor, pa lëshuar asnjë milimetër në një rrugë ku Sali Berisha duhet të tërhiqet një orë e më parë, nëse ai nuk do që të ballafaqohet me popullin dhe shqiptarët në rrugë. Deklarimin e rezultateve nga KQZ-ja Ruçi e cilësoi “një shkelje të hapur të Kushtetutës, Kodit elektoral, në zbatim të një urdhri politik dhe të etheve të kryeministrit në detyrë, që të vjedhë me çdo kusht edhe një mandat më shumë”.
Demokratët
E gjithçka mbeti pa reagim dhe e vagullt në kampin blu. Skandali i shifrave të dhëna nga KQZ, i ka lënë demokratët në heshtje. “Nuk kam ç’të deklaroj për këtë rezultat. KQZ është institucion i pavarur nga partitë politike dhe nuk kemi asgjë për të thënë. Gjithsesi, ne e kemi bërë të qartë se mazhoranca me 71 mandate për koalicionin e djathtë është një gjë e konfirmuar më parë edhe nga ne” nxitoi të deklaronte Majlinda Bregu për NEWS24.
Situata
Reagimi i KQZ nëpërmjet Ollit erdhi në një kohë kur në komisionin Qendror të Zgjedhjeve ende po numërohen kutitë e Fushë Kuqes, por edhe ato të Fierit, ku ende ka probleme me llogaritjen e votave dhe më pas me nxjerrjen e mandateve. Duketse situata do të qartësohet ditën e sotme, kur informacionet për këtë deklaratë të depozitohen edhe pranë organizmave ndërkombëtare dhe vëshguesve dhe monitoruesve të këtyre zgjedhjeve.
avatar
ADMIN
admin
admin

Numri i postimeve : 902
Points : 859
Reputation : 10
Registration date : 10/01/2009

Shiko profilin e anëtarit http://www.Bajzianet.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi