Numerimi i votave, ja te dhenat e fundit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Numerimi i votave, ja te dhenat e fundit

Mesazh nga ADMIN prej Mon Jun 29, 2009 4:16 pm

merimi i votave, ja te dhenat e fundit


Vijon publikimi i rezultateve te fundit nga 12 qarqet e vendit, nga numerimi i deritanishem i votave ne te gjitha QV-te. Procesi ecen me ritme te ngadalta, ndersa te dhenat e para flasin per rimarrjen e "bastioneve" nga dy kampet kryesore.
Duke ndjekur te dhenat e fundit te publikuara nga projekti i ECA-s dhe KRIIK, i mbeshtetur nga USAID, neper qarqe procesi i numerimit ofron minute pas minute ndryshime te rezultateve.
Berat

Ne 259 QV te numeruara ne Berat, 48.08 perqind e votave shkojne per socialistet, 26.17 perqind per demokratet, LSI ka marre 11.1 perqind dhe PR 5.16 perqind te votave.
Ne kete qark jane per t'u numeruar gjithsej 298 qendra votimi.
Diber
Partia Demokratike kryeson ne Diber pas numerimit te 162 nga 314 qendra votimi, me 49.43 perqind, ndaj 30.72 te PS-se. LSI ka marre 5.28 perqind, PR 2.7 perqind, ndersa PLL 3 perqind.
Durres
Numerohen 121 QV nga 352 te tilla ne qarkun e Durresit. Deri tani kryeson PD me 44.94 perqind te votave, e ndjekur nga PS me 37.57 perqind te votave. LSI grumbullon 7.8 perqind te mbeshtetjes dhe PR 1.89 perqind.
Elbasan

Ne 282 qendra votimi ne Elbasan, 43.13 perqind e votave shkojne per socialistet, 37.92 perqind te votave per demokratet, LSI 4.81 perqind, PSD 2.6 perqind.

Fier

Ne 251 kuti te numeruara ne Fier, 48.87 perqind e votave shkojne per socialistet, 31.83 perqind te votave per demokratet, per LSI-ne 5.61 perqind, ndersa per PR-ne shkojne 2.17 perqind te votave.

Ne kete qark duhet te numerohen gjithsej 488 qendra votimi.

Gjirokaster

Ne 159 QV te numeruara ne Gjirokaster, 48.56 perqind e votave shkojne per socialistet, per demokratet 35.62 perqind te votave, PBDNJ 2.32 perqind, LSI 2.07%.

Ne kete qark do te numerohen 285 qendra votimi.

Korce

Gare e forte ne Korce ku nga numerimi i 236 QV-ve rezultatet jane:

Keshtu per PD kane shkuar 42.38 perqind te votave, per PS-ne 43.55 perqind te votave, LSI 3.32 dhe 2 perqind per PBDNJ.
Ne Korce duhet te numerohen gjithsej 421 qendra votimi, nderkohe qe procesi po ndiqet hap pas hapi nga organizatoret e ECA-s dhe gazetaret ne KQZ.
Kukes

Kryeson bindshem Partia Demokratike ne numerimin e deritanishem te 172 QV-ve ne Kukes.

58.51 perqind e votave per PD-ne, 19.7 perqind per PS-ne, PSD 10.57 perqind dhe 3.28 perqind per republikanet.

Lezhe

Numerohen deri tani 142 qendra votimi ne Lezhe, ku do te dalin 7 deputete fitues.
Rezultatet e deritanishme tregojne se demokratet kane marre 43.72 perqind te votave, socialistet 29.76, LSI 4.4 perqind dhe PSD 2.8 perqind.

Ne kete qark duhet te numerohen votat ne 244 qendra te votimit.
Shkoder
Pas numerimit te 247 qendrave te votimit nga 413 gjithsej, ne Shkoder kryeson PD me 47.03 perqind te votave duke lene pas PS me 31.52 perqind, PR 2.82 dhe PDK 2.81 perqind.

Tirane

Numerohen 457 QV nga 826 te tilla ne qarkun e Tiranes. Aktualisht PS kryeson me 42.56 perqind ndaj PD qe ka kapur kuoten 42.73. LSI ka grumbulluar 4.36 perqind te mbeshtetjes, ndersa PR 1.69 perqind te votave.
Ne qarkun e Tiranes do te dalin fitues 32 deputete.
Vlore

Numerohen 214 QV ne Vlore, prej nga ku do te dalin 12 deputete fitues.

Rezultatet e deritanishme tregojne se socialistet kane marre 43.2 perqind te votave, demokratet 27.68 perqind, PBDNJ 7.41 dhe PDI 4.08 perqind te votave.

Perqindjet e partive ne rang kombetar
PS 41.03 perqind
PD 39.75 perqind
LSI 4.83 perqind
PR 2.27 perqind
PBDNJ 1.31 perqind
PDI 0.76 perqind
avatar
ADMIN
admin
admin

Numri i postimeve : 902
Points : 859
Reputation : 10
Registration date : 10/01/2009

Shiko profilin e anëtarit http://www.Bajzianet.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Numerimi i votave, ja te dhenat e fundit

Mesazh nga arberia prej Tue Jun 30, 2009 11:51 am

PD-ja=71 mandate Very Happy cheers cheers cheers cheers cheers cheers cheers cheers cheers
avatar
arberia
Antar i e shquar
Antar i e shquar

Numri i postimeve : 626
Points : 341
Reputation : 61
Registration date : 19/01/2009

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi