Rama: Pse nuk kandidova për deputet

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Rama: Pse nuk kandidova për deputet

Mesazh nga ADMIN prej Mon Jun 08, 2009 6:48 pm

Rama: Pse nuk kandidova për deputet
FUSHATA/ Kryetari i PS-së i përgjigjet me një tjetër sfidë "ftesës" së Kryeministrit për të kandiduar: Berisha të guxojë e të shkojë në Tropojë


Nuk më duhet një karrige
për të qenë deputet,
sepse ajo do të
jetë e nevojshme për
Sali Berishën pas 28 qershorit". Kjo
është përgjigjja që i ka rezervuar
kreu i PS-së, Edi Rama, ftesës së
herëpashershme të Kryeministrit
Berisha për të qenë në garë si kandidat
për deputet. Edi Rama ka shkuar
edhe më tej, kur i është
përgjigjur me një tjetër sfidë Kryeministrit
Sali Berisha. Gjatë një takimi
në Krujë, Rama i ka kujtuar Berishës
mungesën e guximit për të
shkelur në vendlindje, në Tropojë,
dhe për t‘u përballur me një figurë
legjendare, siç është ajo e Bajram
Currit, që qëndron në qendër të qytetit
verior. "Jemi në Krujë përballë
figurës sonë kombëtare, Skënderbeut,
dhe dua t‘i kujtoj Berishës se
ende nuk ke guxuar të shkelësh në
Tropojë", u shpreh Rama. Para
takimit në Krujë, militantë të PDsë
tentuan të bllokonin rrugën në
hyrje të qytetit për dy autobusë me
simpatizantë të PS-së, por ndërhyrja
e shërbimeve të Policisë së Krujës
e ktheu situatën në normalitet,
duke mundësuar vijimin e rrugës
dhe të aktivitetit politik pa incidente.
Rama u ka premtuar krutanëve
se mandati i ardhshëm do
t‘i japë fund qeverisjes që e ka
kthyer Krujën në aferë të një familjeje
të vetme, si dhe do ta kthejë atë
në identitetin e duhur historik, kulturor
dhe ekologjik. Duke u ndalur
në një nga problematikat më të
mprehta të zonës, kryesocialisti tha
se PS nuk është kundër fabrikave
të çimentos, po aktiviteti i tyre dhe
ndërhyrja e qeverisë duhet të
shmangin pasojat në ambient dhe
shëndetin e njerëzve. Duke vijuar
replikat në distancë, kreu i PS-së,
përmes një takimi në Pogradec,
shpjegoi se ka një tjetër këndvështrim
për mandatin e një parlamentari.
Sipas tij, ai ka nevojë për mandatin
e Kryeministrit, në mënyrë që
të çojë qeverisjen e re socialiste në
çdo cep të Shqipërisë. "Karrigia e
deputetit pas 28 qershorit, do t‘i
duhet atij, Sali Berishës, që të ulet
kur të jetë në opozitë. Ndërsa mua
nuk më duhet një tjetër karrige, por
një tjetër mandat për të qenë në
këmbë, në krye të punëve, në çdo
qytet e në çdo fshat, ku do ta çoj
qeverinë pas 28 qershorit, për të realizuar
programin që realizuam së
bashku dhe për të ndërtuar së
bashku Shqipërinë si gjithë Evropa",
u shpreh ai. Në këtë takim,
Rama u mundua të shpjegojë arsyet
se përse e kërkon votën e shqiptarëve
Berisha dhe përse e
kërkon votën Partia Socialiste.
"Berisha e kërkon votën për të garantuar
biznesin e tij, ndërkohë që
të tjerë që janë në opozitën e
opozitës e kërkojnë këtë votë për
vazhduar pazaret e vjetra në dëm
të qytetarëve", deklaroi kreu socialist,
duke shtuar se ai vetë në qeverisje
do jetë një Kryeministër i një lloji
të ri, një Kryeministër ndryshe nga
këto 18 vjet, duke qeverisur për
njerëzit dhe me njerëzit. Rama nënvizoi
se arsyeja përse kërkon votën
e shqiptarëve më 28 qershor është
zbatimi i programit qeverisës.

avatar
ADMIN
admin
admin

Numri i postimeve : 902
Points : 859
Reputation : 10
Registration date : 10/01/2009

Shiko profilin e anëtarit http://www.Bajzianet.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Rama: Pse nuk kandidova për deputet

Mesazh nga arberia prej Tue Jun 09, 2009 2:24 am

Po ky nuk me çudit me qe kerkon voten ,pa vene emrin e tij ne krye te ekipit.Pse e them kete:ky i trembet humbjes dhe ku te vaje pastaj??si duket nuk i dalin ato miliona qe i ka grabitur popullit te Tiranes,por do edhe grabitjen e gjithe Shqiperise.Ky nuk ka asnje argument dhe nuk ka kellqe te rrije jo vetem perballe kundershtareve politike por as edhe perballe gazetareve,.vetem monologiun e tij degjon.Ju lutem ,klikoni tek Edi Rama me gazetaret dhe shikoni ,asnje pytjeje nuk i ka kthyer pergjigjen.
Uroj qe vota e te gjithe shqiptareve te mos veje dem.
avatar
arberia
Antar i e shquar
Antar i e shquar

Numri i postimeve : 626
Points : 341
Reputation : 61
Registration date : 19/01/2009

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi