Vlorë, burri i dehur masakron gruan

Shko poshtë

Vlorë, burri i dehur masakron gruan

Mesazh nga ADMIN prej Fri Jun 05, 2009 3:50 am

Vlorë, burri i dehur masakron gruan
Policia: E rrahu me grushte e shqelma dhe i përplasi kokën në dysheme deri sa vdiq
Mikel Marsi


Rreh për vdekje bashkëshorten, arratiset në drejtim të paditur. Krimi në familje ka shënuar viktimën e radhës në Vlorë. Një burrë 36-vjeçar nga fshati Armen i këtij rrethi ka rrahur për vdekje të shoqen 33-vjeçare dhe më pas është larguar nga banesa e tij pa rënë ende në prangat e policisë.

Ngjarja e rëndë, motivet e së cilës ende nuk janë zyrtarizuar, ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të djeshëm. Sipas burimeve të policisë, viktima është 33-vjeçarja Luljeta Hodaj, nënë e tre fëmijëve, ndërsa autori i dyshuar i ngjarjes është bashkëshorti i saj, Maksimi 36-vjeçar.

Burri dyshohet se është kthyer në shtëpi në gjendje të dehur dhe në rrethana ende të paqarta ka nisur të debatojë e më pas ta dhunojë fizikisht të shoqen. Ai e ka qëlluar me shqelma e grushte dhe e ka përplasur disa herë në dysheme, duke i shkaktuar fraktura të shumta gati në të gjithë trupin. Sipas policisë, gruaja është gjetur e vdekur me plagë të shumta në trup, por mendohet se vdekja ka ardhur si pasojë e goditjeve të forta që ka marrë në kokë, gjatë përplasjes në dysheme.

Nuk dihet ende nëse tre fëmijët kanë qenë apo jo dëshmitarë të krimit të tmerrshëm, ndërkohë që autori është larguar sapo e ka parë të shoqen pa jetë përtokë.

Policia, sapo është sinjalizuar, ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe është duke hetuar për zbardhjen e saj, ndërkohë që po punohet në të gjitha drejtimet për kapjen e burrit vrasës. Ndërsa banorët e këtij fshati kanë pohuar për "Shqip" se janë tronditur nga ngjarja dhe deklarojnë se autori ka qenë një njeri i ekuilibruar dhe që merrej me punët e tij.

"Unë e njoh mirë këtë familje dhe nuk kam dëgjuar kurrë më parë debate dhe sherre midis tyre, pasi Maksi ishte pothuajse gjithë ditën i zënë në punë. Ai punonte si shofer me furgonin e linjës Vlorë dhe familja e tij është e përkryer", thotë Alfred Hasimi, banor i këtij fshati, i cili ka shkuar për të ngushëlluar në shtëpinë ku ka rënë morti.

Banorët e tjerë japin versione se si mund të ketë ndodhur ngjarja. Njëri prej tyre, Arbeni, tregon se pasi kanë konsumuar alkool në një prej lokaleve të fshatit, ku kishin folur rreth mjeteve të punës, janë ndarë në orët e vona të natës dhe 36-vjeçari është kthyer për në shtëpi. Mendohet se aty ka filluar sherri midis çiftit që ka përfunduar në mënyrë tragjike, me vdekjen e Luljetës.

Tashmë tre fëmijët e çiftit, vajza dhe dy djemtë, do të rriten jetimë, sepse i ati, pasi vrau nënën e tyre, do të përballet me drejtësinë për krimin e kryer.

Në shtëpinë e Hodajve zia ka pllakosur që prej orëve të para të mëngjesit të djeshëm. Nuk ka munguar acarimi mes familjarëve të viktimës dhe atyre të burrit vrasës. Të afërmit e 33-vjeçares, të cilët kanë ardhur që herët në mëngjes nga fshati Sevaster, kanë kërkuar që vajza të varrosej në fshatin e saj të lindjes. Shumë prej të afërmve të vajzës, të acaruar, kanë kërkuar nga drejtësia që të gjendej burri vrasës dhe të çohet para drejtësisë, pasi në të kundërt ata kanë kërcënuar se do të bënin vetëgjyqësi.
avatar
ADMIN
admin
admin

Numri i postimeve : 902
Points : 859
Reputation : 10
Registration date : 10/01/2009

Shiko profilin e anëtarit http://www.Bajzianet.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Vlorë, burri i dehur masakron gruan

Mesazh nga arberia prej Tue Jun 09, 2009 2:32 am

Po per ta vdek gruan paska qene i dehur ky,po per t'ja mbath nga syte kembet i paska dale rakia ketij krimineli???
Mbase eshte kapur ,nuk e di por kta qe bejne keto lloj krimesh per mua duhen varur ne mes te qytetit Mad
avatar
arberia
Antar i e shquar
Antar i e shquar

Numri i postimeve : 626
Points : 341
Reputation : 61
Registration date : 19/01/2009

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi