SHBA paralajmëron: Kujdes me zgjedhjet

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

SHBA paralajmëron: Kujdes me zgjedhjet

Mesazh nga ADMIN prej Fri Jun 05, 2009 3:46 am

SHBA paralajmëron: Kujdes me zgjedhjet
Seancë e posaçme e Komisionit të Helsinkit: Për të ardhur keq që Shqipëria ende ka probleme. Tani duhet të matet me standardet e vendeve të NATO-s


Komisioni i Helsinkit në SHBA zhvilloi një seancë diskutimi për zgjedhjet në Shqipëri. Paneli drejtohej nga kryetari i këtij komiteti, kongresmeni Alcee Hasting. Të ftuar për të folur rreth zgjedhjeve parlamentare 2009 ishin: kongresmeni demokrat Eliot Engel, kongresmeni Robert Aderhold, drejtori rajonal për Evropën dhe Azinë i Zërit të Amerikës, Elez Biberaj, drejtori për Evropën Qendrore dhe Lindore i NDI, Robert Benjamin, si dhe drejtori rajonal për Evropën Qendrore dhe Jugore i Institutit Shoqëria e Hapur, Jonas Rolett. Bashkëbiseduesit shprehën bindjen e tyre për rëndësinë që paraqesin këto zgjedhje për shoqërinë e një vendi tashmë të anëtarësuar në Aleancën e Atlantikut të Veriut, si dhe për aspiratën për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Diskutuesit ishin figura të cilat i kanë njohur dhe ndjekur prej kohësh diskutimet dhe zhvillimet politike në Shqipëri. Mes tyre ishin edhe kongresmeni amerikan, Eliot Engels, Elez Biberaj etj. Ndonëse diskutuesit theksojnë rëndësinë e këtyre zgjedhjeve, ata ngrenë edhe shqetësime për faktin se Shqipëria, deri më sot, nuk ka zhvilluar asnjëherë zgjedhje në përputhje me standardet ndërkombëtare. Anëtarët e këtij komisioni theksuan se është për të ardhur keq për vetë faktin që ende ekzistojnë probleme me zgjedhjet, gjë që mund të dëmtojnë imazhin demokratik të Shqipërisë. Analisti Elez Biberaj theksoi se tani që Shqipëria është në NATO, vendi duhet të matet me standarde edhe më të larta sesa ç‘është matur deri tani. Nëse Shqipëria, theksoi më tej ai, nuk do zhvillojë këtë herë zgjedhje me standarde ndërkombëtare, kjo do të kishte një ndikim të thellë në kredibilitetin politik të vendit. "Do të zbrazte karriget politike dhe ekonomike të deritanishme, do të pakësonte mbështetjen ndërkombëtare për Shqipërinë, por edhe për shqiptarët e Kosovës, Maqedonisë dhe do të shtynte pafundësisht anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian", u shpreh Biberaj. Pikëpamjen e qeverisë për këto zgjedhje e ka paraqitur ambasadori shqiptar, Aleksandër Sallabanda, i cili theksoi se qeveria e Shqipërisë është e angazhuar plotësisht që zgjedhjet të jenë të lira dhe të drejta në përputhje me standardet ndërkombëtare. Çështja e kartave të identitetit vazhdon të jetë një problem shqetësues dhe kjo u shpreh edhe nga folësit në këtë seancë diskutimi. Sipas ambasadorit Sallabanda, nga 700 mijë shqiptarë pa pasaportë, 450 mijë prej tyre kanë paraqitur kërkesë dhe një pjesë e mirë jetojnë jashtë vendit. Por, dhjetëra mijëra votues janë ende pa dokumente votimi dhe ky shqetësim është theksuar nga drejtori i zyrës së Institutit Demokratik për Evropën Qendrore dhe Lindore. Ai deklaroi se "ndonëse nuk ka të dhëna konkrete, me gjithë akuzat që janë bërë që procesi i kartave të identitetit po shfrytëzohet për qëllime partiake, vetë fakti që qytetarët duhet të shkojnë disa herë për të marrë kartën, kjo i vendos përballë një situate të padrejtë për të ushtruar një të drejtë bazë siç është ajo e votimit". Sakaq, ai iu bëri thirrje zyrtarëve shqiptarë që të marrin të gjitha masat për të pajisur shtetasit me karta. Mendimi i bashkëbiseduesve ishte se Shqipëria ka një shans të mirë për të treguar për punën e mirë që ka bërë në lidhje me realizimin e reformave. Tryeza e Komisionit Amerikan të Helsinkit është traditë tanimë e zakonshme përpara proceseve elektorale në Shqipëri. Në vijimësi është diskutuar dhe janë lëshuar mesazhe për faktorët politikë në Shqipëri.

avatar
ADMIN
admin
admin

Numri i postimeve : 902
Points : 859
Reputation : 10
Registration date : 10/01/2009

Shiko profilin e anëtarit http://www.Bajzianet.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi