Merr para hua për të paguar energjinë e fshatit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Merr para hua për të paguar energjinë e fshatit

Mesazh nga ADMIN prej Tue May 12, 2009 8:09 pm

Merr para hua për të paguar energjinë e fshatit



Një punonjësi të Komunës së Proptishtit, në rrethinat e qytetit të Përrenjasit, i kanë kushtëzuar vendin e punës, nëse fshati ku banon nuk paguan energjinë elektrike. Për pasojë, 50-vjeçari, Ramazan Llapushi, arkëtar pranë kësaj komune, është detyruar të marrë para hua, në mënyrë që të paguajë detyrimet që kishin bashkëfshatarët e tij në filialin e KESH-it, ndërkohë që ai vetë ka fituar sigurinë e mbajtjes së vendit të punës. Ramazan Llapushi prej 31 vjetësh punon si arkëtar që nga koha e ish-kooperativës në arkën e komunës. Familja e tij, e përbërë nga shtatë anëtarë, ka burim të ardhurash vetëm pagën e tij prej 14350 lekësh, të ardhura këto që i sigurojnë minimumin jetik të familjes së tij. Pak kohë më parë, 50-vjeçarit i kanë vënë kushtin se, nëse fshati ku ai banon nuk do të likuidonte faturat e energjisë elektrike, ai do të hiqej nga puna. I vënë para këtij fakti, Ramazani ka marrë borxh 1.1 milionë lekë tek të afërmit dhe miqtë e tij, ndërkohë që ka shitur të gjitha bagëtitë dhe orenditë shtëpiake, për të plotësuar shumën që duhej arkëtuar në KESH për faturat e energjisë elektrike të banorëve të zonës së Mokrës. Komuna Proptisht përbëhet nga 17 fshatra dhe varfëria ka detyruar banorët e zonës të mos paguajnë detyrimet ndaj KESH. Arkëtari nuk është i sigurt nëse do të mund t‘i marrë mbrapsht këto lekë, por ndihet i kënaqur, që të paktën këtë muaj, arriti të ruajë vendin e punës.
avatar
ADMIN
admin
admin

Numri i postimeve : 902
Points : 859
Reputation : 10
Registration date : 10/01/2009

Shiko profilin e anëtarit http://www.Bajzianet.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Merr para hua për të paguar energjinë e fshatit

Mesazh nga arberia prej Wed May 13, 2009 2:07 am

Rasti me duket jo i ekzagjeruar por e kalon masen fare.Ne energjetike ka shume per te bere,edhe mua fatura me erdhi sa te duash e rende,kjo per faktin se faturusi "ja vesh",atje ku paguajne per te vetmen arsye :te realizoje shifrat e kerkuara.
avatar
arberia
Antar i e shquar
Antar i e shquar

Numri i postimeve : 626
Points : 341
Reputation : 61
Registration date : 19/01/2009

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi