Golden Globes, triumfon nje film indian

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Golden Globes, triumfon nje film indian

Mesazh nga Ilda prej Mon Jan 19, 2009 9:11 am

Golden Globes, triumfon nje film indian

Shoqata e Hollywood per Shtypin e Huaj ndau cmimet e para kryesore te vitit per filmat kinematografike dhe televizive.

Cmimin “Globi i Arte” per prodhimin me te mire kinematografik e mori filmi indian “Slumdog millionaire”, i cili nga kjo mbremje doli me kater trofe, perfshi ate per regjine, skenarin dhe muziken me te mire .

Filmi “Vicky Cristina Barcellona” i Woody Alen u shpall fitues ne klasifikimin e komedise muzikore. Aktori Heath Ledger, i cili u gjet pa jete ne apartamentin e tij ne Los Angeles ne fillim te 2008 u shpall si aktori me i mire joprotagonist per rolin e tij te “Dark Knight”.

Rikthimi i Mickey Rourke ne ekranin e madh i solli atij edhe vleresimin me “Globin e Arte”, si aktori me i mire per interpretimin e karakterit te mundesit, ne filmin “The Wrestler”.

Aktorja Kate Winslet fitoi dy “Gobe te Arte”, njerin si aktorja me e mire ne rol kryesor, per filmin “Revolutionaty Road” dhe tjetrin si aktorja me e mire ne interpretimin e nje roli joprotagonist ne filmin “The Readers”.

Asnje sukses per filmin e shumeperfolur italian “Gomorra”, te frymezuar nga libri i Roberto Saviano. Ai eshte mposhtur nga filmi i animuar izraelit “Kercim me Bashirin” ne konkurimin e filmave te huaj.

Kane qene te shumte te zhgenjyerit e mbremjes se djeshme. Duarbosh mbeten Leonardo Di Caprio, Brad Pitt, Tom Cruise, Sean Penn, Meryl Streep, Angelina Jolie, Hanne Hathaway dhe Penelope Cruz.

“Golden Globe” shihen si paraprires se fituesve te cmimeve Oscar.

Burimi: Top Channel

Ilda
antar shume aktiv
antar shume aktiv

Numri i postimeve : 295
Points : 16
Reputation : 0
Registration date : 18/01/2009

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi