Rama: Do të zgjidhim çështjen e pronës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Rama: Do të zgjidhim çështjen e pronës

Mesazh nga ADMIN prej Tue May 12, 2009 5:16 pm

Rama: Do të zgjidhim çështjen e pronës
Premtimi i opozitës: Çdo pronë që është e lirë do t‘i kthehet pronarit


Çdo copë tokë e lirë do t‘i jepet pronarit, ndërsa çdo tokë e shpërndarë sipas Ligjit 7501 do të shoqërohet me certifikatë. Ky ishte premtimi i kreut të Partisë Socialiste për të zgjidhur çështjen e pronësisë, nga e cila kanë buruar shumë konflikte.

Në një takim në Orikum të Vlorës, kreu socialist akuzoi qeverinë "Berisha" për mungesë vizioni për këtë çështje, ndërsa deklaroi se socialistët e kanë një ide të qartë se si duhet të zgjidhet problemi. "Çdo pronë që është e lirë do t‘i kthehet pronarit, çdo tokë që është marrë me Ligjin 7501 do t‘i jepet menjëherë me letër dhe vulë pronarëve të saj, që janë ata që e kanë marrë me Ligjin 7501", u shpreh kryetari i PS-së. Ai sqaroi se në dy vjet që ka vizituar shumë vende të Shqipërisë ka dalë në përfundimin se çështjet e pronësisë kanë qenë fenomeni më i hasur. "Tejzgjatja e paarsyeshme dhe e paligjshme e procesit të legalizimeve, solli si pasojë zënien e mëtejshme të tokave me ndërtime pa leje, që në 4 vitet e fundit janë kanë shtuar akoma më shumë edhe problemet e pronësisë", u shpreh Rama.

Kryetari i selisë rozë konfirmoi bindjen e socialistëve për legalizimin e të gjitha ndërtimeve pa leje, që janë rezultat i sakrificave e njerëzve të thjeshtë dhe të ndershëm, në një proces transformimi demokratik dhe në mungesë të shtetit. "Por, e kemi paralajmëruar qysh në krye të herës, shtoi ai, se vizioni i mbrapshtë i Sali Berishës dhe qeverisë së tij, jo vetëm nuk do të sillte sukses në procesin e legalizimeve, por do të nxiste më tutje abuzimin me pronat dhe do të shtonte faturën e shoqërisë".

Më tej, Rama theksoi se në çdo komunë e bashki ku ka tokë bujqësore, ka dëgjuar të njëjtën histori, "historinë e ligjit që e ka dhënë qysh në vitin 1991 dhe të Maliqit, që nuk e jep që nga viti 1991". Ai vuri në dukje se me votën e 28 qershorit, do të hapet një faqe e re në historinë tonë të përbashkët, duke filluar nga dhënia e certifikatave të pronësisë, të gjithë atyre shqiptarëve që disponojnë tokën në bazë të Ligjit 7501.

Rama dje u ndal edhe në qytetin e Shkodrës për të rikonfirmuar qëndrimin e PS sa i përket idesë së ngritjes së një centrali bërthamor në këtë zonë. "Partia Socialiste është e vendosur në rrugën e saj për të vënë në jetë programe dhe politika që janë në dobi të njerëzve, e që nuk i shpërfillin nevojat e tyre", tha Rama në një komunikim me mediat lokale. Kreu i PS-së vlerësoi se në fakt, ky projekt jo vetëm nuk ka asnjë dobi, por përkundrazi, mbart me vete një kërcënim shumë serioz për këtë komunitet dhe për vendin tonë. "Ashtu sikundër është një arsye më shumë që ne të angazhohemi jo vetëm që me fitoren e 28 qershorit ta fshijmë një herë e mirë këtë marrëzi nga faqja e dheut, por edhe që t‘i japim jetë një politike të re të bashkëqeverisjes me njerëzit, të bashkëvendimmarrjes me njerëzit dhe të bashkudhëtimit me njerëzit drejt një Shqipërie të re, përmes një rruge të re", tha ai. Rama i bëri apel qytetarisë shkodrane për të ndalur këtë projekt dhe për të zmbrapsur këtë kërcënim kaq serioz për Shkodrën dhe Shqipërinë.
avatar
ADMIN
admin
admin

Numri i postimeve : 902
Points : 859
Reputation : 10
Registration date : 10/01/2009

Shiko profilin e anëtarit http://www.Bajzianet.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi