Protestat në Veri, serbët u vendosin kushte ndërkombëtarëve

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Protestat në Veri, serbët u vendosin kushte ndërkombëtarëve

Mesazh nga ADMIN prej Mon May 11, 2009 7:31 pm

Protestat në Veri, serbët u vendosin kushte ndërkombëtarëve


Blerina Olldashi
Protestat e serbëve për rindërtimin e shtëpive të shqiptarëve në “Kroin e Vitakut” kanë vazhduar edhe gjatë ditës së djeshme, duke detyruar forcat policore të EULEX-it të shpërndanin turmën me gaz lotsjellës. Për ndërprerjen e këtyre protestave, përfaqësuesit e këshillit të serbëve të Mitrovicës u kanë parashtruar autoriteteve ndërkombëtare në Kosovë disa kërkesa në formë kushtesh. Sipas tyre, e vetmja mënyrë për qetësimin e gjendjes është që edhe serbët të rifillojnë ndërtimin e shtëpive të tyre në këtë zonë. Nebojsha Miniç, përfaqësues i këshillit protestues u shpreh: “Zgjidhja e vetme logjike që mund të gjendet që edhe neve të na lejohet të ndërtojmë shtëpitë tona në këtë zonë. Vetëm në këtë mënyrë do të ndërprisnim protestat. Miniç ka sqaruar se në këtë lagje ka 15 shtëpi të shqiptarëve dhe po aq të serbëve, kështu që duhet të vlejë parimi i reciprocitetit. Një përfaqësues tjetër i serbëve, Sinisha Llaziç është shprehur se ndërprerja e protestave të serbëve varet nga plotësimi i kushteve që kanë parashtruar ata tek EULEX-i, si dhe tek administrata e UNMIK-ut.
“Kërkuam që të na lejohet të hyjmë në lagje me mjetet tona të punës, në tokat e njerëzve që kanë pronë këtu. Pastaj, kërkojmë që shtatë ditë të punojë pala shqiptare e shtatë ditë pala serbe”,- thotë Llaziç. Punimet e ndara, sipas tij, janë mëse të domosdoshme, pasi nuk ka kushte sigurie që shqiptarët dhe serbët të punojnë njëkohësisht. Këto kërkesa janë të vlefshme deri sot në mesditë. Më pas varësisht plorësimit ose jo të tyre do të varet edhe ndërprerja e protestave. Policia e Kosovës dhe njësitet speciale të EULEX-it dje përdorën gazin lotsjellës për të shpërndarë rreth 50 protestuesit serbë në veri të Mitrovicës, të cilët kundërshtojnë rindërtimin e shtëpive të shqiptarëve tek lagjja Kroi i Vitakut, në këtë qytet. Punimet për rindërtimin e shtëpive të shqiptarëve kanë nisur më 25 prill dhe prej atëherë edhe protestat e serbëve. Autoritetet komunale në Mitrovicë, si dhe ato qendrore në Prishtinë janë deklaruar në disa raste se protestat dhe presionet nuk do të ndikojnë në ndaljen e punimeve, kurse tani mbetet të shihet reagimi i tyre pas kushteve të reja që kanë parashtruar serbët. Një rol të madh mund të luajë edhe pozicioni që do të mbajë misioni i EULEX-it lidhur me kërkesat e parashtruara të banorëve serbë.
avatar
ADMIN
admin
admin

Numri i postimeve : 902
Points : 859
Reputation : 10
Registration date : 10/01/2009

Shiko profilin e anëtarit http://www.Bajzianet.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi