Nëna , gruaja dhe motra!!!

Shko poshtë

Nëna , gruaja dhe motra!!!

Mesazh nga Ilda prej Mon Jan 19, 2009 9:07 am

Nëna , grueja dhe motra!!!


Islami i ngriti lart këto shtylla të njerëzimit! Nëna , grueja dhe motra janë shtylla e familjes , ndërsa familja është shtylla e shoqërisë.

Meshkujt obligohen ndaj tyre që ti ruajnë si sytë e ballit dhe të kujdesen për to si për pasurinë e pashterrshme që gërryesit me afsh mundohen ta mbledhin të tërën. Shoqëria jonë moderne ka harruar hakun ndaj nënës , gruas dhe motrës. Fatkeqëisht edhe shumë musliman në mesin tonë nuk po kujdesen për to dhe po i nënçmojnë në format më bizare. Islami caktoi të drejta dhe obligime si ndaj femrës ashtu edhe ndaj mashkullit. Por , këto të drejta në praktikën tonë të hidhur për femrën nuk po realizohen. Prej femrës po kërkohen vetëm obligimet dhe asgjë më shumë. Ato nuk po llogariten fare dhe hadithet e ajetet kuranore që po flasin për to , për të drejtat e tyre si duket janë bërë vetëm pjesë e mendjes sonë dhe jo e praktikës. Islami është fe e praktikës dhe jo vetëm e teorisë , ajo ndërlidhë të gjitha parametrat shoqërore dhe sentimentale.


Thotë Allahu i Madhërishëm në Kur`an:" Ne e urdhëruam njeriun t'u bëjë mirë prindërve të vet, ngase nëna e vet me mundim e barti dhe me vështirësi e lindi, e bartja e tij dhe gjidhënia e tij zgjat tridhjetë muaj (e ai vazhdon të jetojë) derisa ta arrijë pjekurinë e vet dhe kur t'i mbush dyzet vjet ai thotë: "Zoti im, më inspiro mua që të falënderoj për të mirën Tënde që ma dhurove mua dhe prindërve të mij, që të bëj vepra të mira që i pëlqen Ti dhe m'i bën të mirë pasardhësit e mij, unë pendohem te Ti dhe unë jam me muslimanët."( Ahkaf: 15)


Allahu xh.sh. e përmend mundin e nënës dhënë ndaj fëmijës së vet , gjatë furnizimit dhe rritjes. Ai e lartëson rrolin e nënës në shoqëri duke thënë:" ...Ne e urdhëruam njeriun t`u bëjë mirë prindërve të vet, ngase nëna e vet me mundim e barti dhe me vështirësi e lindi..." dhe me sa paturpësi ne ia kthejmë fjalën nënës , nuk rrespektojmë kërkesat e saj , nuk kujdesemi për të? Allahu na urdhëroi që të kujdesemi për të , që në sheriatin islam nëse e thyejmë urdhërin pason dënimi.


Ka plot hadithe të Pejgamberit a.s. të cilët na mësojnë dhe sygjerojnë se xhenneti fshehet nën këmbët e nënës. Ka pasur raste gjatë kohës së artë të muslimanëve disa sahabë kanë kërkuar që të nisen në luftë me Pejgamberin a.s. Por , Pejgamberi a.s. i ka kthyer mbrapa duke i thënë , kujdesi ndaj prindërve është xhihadi më i madh. E ne o vëllezer dhe motra sa rrespektojmë dhe nderojmë prindërit e veçanërisht nënat tona? Sa xhuma na kanë kaluar dhe ne nuk i kemi blerë asgjë nënave tona? Në sa xhuma i kemi ble dhurata nuseve tona duke shkelur dhe injoruar nënat tona para syve?


Thotë Allahu i Madhërishëm në Kur`an:" Zoti yt ka dhënë urdhër të prerë që të mos adhuroni tjetër pos Tij, që të silleni në mënyrë bamirëse ndaj prindërve. Nëse njërin prej tyre, ose që të dy, i ka kapur pleqëria pranë kujdesit tënd, atëherë mos u thuaj atyre as "of - oh", as mos u bë i vrazhdë ndaj tyre, po atyre thuaju fjalë të mira (të buta, respektuese). Dhe në shenjë mëshire shtrije pranë tyre krahun përulës e respektues dhe thuaj: "Zoti im! Mëshiroi ata të dy, sikurse më edukuan mua kur isha i vogël".( El- Isra: 23-24)


Allahu xh.sh. në këto ajete kur`anore e lidhi adhurimin e Allahut Një me rrespektimin e prindërve. Edukata Hyjnore duhet të depërtoj nëpër venat tona. Shpirti dhe ujitja e shpirtit tonë me këto ajete kur`anore duhet të bëhet në formë të vazhdueshme dhe të panderprerë. Përndryshe kemi thyer ligje të Allahut në tokë dhe jemi shëndërruar nga njerëz të devotshëm dhe musliman , në kafshë të egra dhe të vrazhda. Islami nuk njeh vrazhdësinë , ai stimulon dhe nxitë butësinë në marrëdhënie ndërnjerëzore , e mos të flasim për marrëdhënie familjare.

Rreth këtyre ajeteve kur`anore mufesiri i famshëm bashkëkohor Muhamed Gazali, Allahu e mëshiroft ka thënë:" Vetëm adhurimi i Allahut Një sjell bamirësinë ndaj prindërve. Përmes adhurimit të tillë njeriu arrinë të njohë vlerën dhe rëndësinë e këtyre porosive , kur mendon për shoqëritë e perëndimit , ku shikon shumë strehimore për njerëz të moshuar. Ai vëren se shtëpitë e atyre u duken gjithnjë e më të ngushta , ndërsa fëmijët u rrinë larg. Vendqëndrim i tyre deri në vdekje bëhet strehimorja. Brezat që ua falën jetën të tjerëve , nuk gjejnë sinqeritet dhe besnikëri dhe jetojnë mu sikurse kafshët e egra. Kështu derisa nuk i trashëgojnë fëmijët , të cilët vendosen në banesat e tyre duke i lënë ata në pritje të vdekjes. Kështu egoizmi është shëndërruar në ligj." ( Komenti Tematik i Kur`anit Famëlart, Muhammed Gazali , Shkup 2007 , fq.276)



Grueja në familjen islame ka rrolin kryesor. Ajo është edukuesja e brezave dhe fëmijëve tanë të cilët do jenë pishtar dhe udhëheqës të njerëzimit. Burrat kanë obligime ndaj tyre , ndërsa gratë njëashtu kanë obligime ndaj burrave të tyre dhe familjes. Por njëashtu gratë kanë të drejtat e tyre në familje , edhe burrat kanë të drejtat e tyre në familje. E drejta e gruas fillon qysh me aktin e nikahut , dhurata e saj ose caktimi i mehrit! Ndërsa e drejta e motrës në familje dhe rroli i saj është i pamohueshëm. Motra ka të drejtë në trashëgimi! Por , jo vetëm në aspektin teorik , jo vetëm në fjalë të thata të cilat nuk depërtojnë në zemrën e askujt. Rroli i dyjave , gruas dhe motrës është i pazëvëndesueshëm në shoqërinë muslimane. Nëse ndaj tyre do ishim të drejtë dhe nuk do i nënçmomim , sigurt që pozita e muslimanëve në Ballkan do ishte shumë më e mirë. Allahu caktoi të drejtë të gruas te burri dhe te baba. Ndërsa baba dhe burri ia cënojnë të drejtën të cilën Allahu ia dha. Atëherë si mund të presim gjenerata të shëndosha me frymë islame kur qysh në fillim ne i bëmë padrejtësi gruas dhe motrës? Si mund të presim që fëmijët tanë me emra musliman të jenë pjesë e Islamit dhe jo në udhëkryq siç po paraqiten në shumicën e rasteve?


Thotë Allahu në Kur`an: "Grave jepuani dhuratën e kurorës së tyre (niqahin) më të mirë, e në qoftë se ato nga vullneti i vet ju falin diçka nga ajo, atëherë hajeni atë hallall të mirë."( En-Nisa: 4)


A nuk kemi shembuj plotë në meset tona ku caktohet mehri i gruas dhe nuk i jepet? Bile kemi shembuj të atillë ku i jepet mehri dhe pas ca viteve i kërkohet nga burri. A nuk është kjo ndryshim rrolesh në shoqëri. Më thuaj o vëlla pash atë Zot që e beson , a aq i padrejtë duhesh të jesh ndaj gruas tënde e cila është pjëse e jotja dhe ti je pjesë e saj? Apo ndoshta gjithmonë shpreson në atë që tha Allahu në Kur`an... e në qoftë se ato nga vullneti i vet ju falin diçka..... e ne meshkujt gjithmonë duhet të inicojmë vullnetin e gruas që të na falë diçka dhe jo të shikojmë të drejtën e gruas që ta realizojë ajo. Gjithmonë shikojmë në veten tonë dhe në terrenin tonë , ndërsa e kemi harruar të drejtën dhe obligimet që kemi ndaj grave tona.


Thotë Allahu në Kur`an:" Meshkujve ju takon pjesë nga pasuria që e lënë prindërit e të afërmit (pas vdekjes), edhe femrave ju takon pjesë nga ajo që lënë prindërit e të afërmit, le të jetë pak ose shumë ajo që lënë, ju takon pjesë e caktuar (nga Zoti)."( En- Nisa: 7)


Sikur e kemi harruar këtë ajet kur`anor edhe pse ndoshta pas çdo namazi të sabahut e lexojmë dhe e përsërisim. Sikur të mos ekzistonte ky ajet kur`anor , kështu është shëndërruar shoqëria jonë muslimane në Ballkan fatkeqësisht.

Allahu caktoi të drejtën edhe ndaj motrave tona. Ose të drejtën e gruas te babai i saj. Fatkeqësisht edhe shumë musliman në Ballkan as që i shkon në mendje që ta realizojnë këtë të drejtë ndaj vajzave të veta , ose ndaj motrave të veta.

Gjendja jonë është e mjerueshme! Faktorët se pse gjendja jonë në Ballkan është e mjerueshme nuk janë vetëm të jashtëm , nuk janë vetëm importe. Por , ato faktor janë edhe në vet trajtimin tonë ndaj nënës , gruas dhe motrës....

Ilda
antar shume aktiv
antar shume aktiv

Numri i postimeve : 295
Points : 16
Reputation : 0
Registration date : 18/01/2009

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi