Ngjela: Berisha do të humbasë thellë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Ngjela: Berisha do të humbasë thellë

Mesazh nga ADMIN prej Thu May 07, 2009 4:05 am

Ngjela: Berisha do të humbasë thellë
Kreu i partisë "Ligj e Drejtësi" flet për zgjedhjet, "divorcin" e Meksit dhe situatën në selinë blu: Kjo qeveri i ka humbur të gjitha kreditet
Erjon Ajazi


Kabineti "Berisha" i ka humbur të gjitha kreditet përpara shqiptarëve. Ky është konstatimi që vjen nga kreu i Partisë Ligj dhe Drejtësi, Spartak Ngjela. Sipas tij, fajin për krizën në të cilën ndodhet Partia Demokratike e ka kreu i saj, Sali Berisha. Në një intervistë për "Shqip", Ngjela thotë se kjo forcë ka nevojë për një reformë të thellë dhe në zgjedhjet e ardhshme do ketë një humbje të thellë. Ngjela shfaqet mosbesues ndaj zërave kritikë brenda PD-së, teksa i referohet deputetëve Besnik Mustafaj dhe Aleksandër Biberaj. Duke iu referuar grupimit "Poli i Lirisë" Ngjela thotë se "nuk mund të bëj më aleanca politike pa kushte, në një kohë kur vijimisht më kanë shkelur kontratat politike të aleancave. Prandaj tani kam vendosur që të kem forcën time politike". Ai paralajmëron se PD dhe PS duan të manipulojnë zgjedhjet teksa e lidh ngushtë këtë paralajmërim me faktin se Shqipëria nuk ka ende një regjistër kombëtar zgjedhësish dhe nuk ka një regjistrim të popullsisë. Ngjela ironizon edhe mënyrën sesi po menaxhohet Partia Demokratike, duke shtuar se "Partia e Punës ka vdekur, por fryma e saj është gjallë".

Zoti Ngjela, më pak se dy muaj na ndajnë nga zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 28 qershorit. Si e shikoni klimën politike?

Nuk mendoj se klima politike është në nivelin e qetësisë që në fakt i duhet çdo shoqërie demokratike përpara procesit zgjedhor. Nga të gjitha këndet e vështrimit, po ta shohësh, konstaton se të gjitha palët janë të frikësuara nga njëra-tjetra dhe, po kështu, shumë mosbesuese kundrejt njëra-tjetrës. Mosbesimi politik, si rregull, vjen gjithmonë nga një e kaluar e keqe në marrëdhëniet shoqërore. Dhe kjo ka ndodhur në Shqipëri dhe ne e dimë shumë mirë këtë, sepse të gjitha partitë që kanë qeverisur në këta tetëmbëdhjetë vjetët e fundit kanë manipuluar zgjedhjet. Shiheni me vëmendje: a e dini pse jemi në këtë gjendje, pa regjistër kombëtar zgjedhësish; pa zyra moderne të gjendjes civile, pa një ligj modern të gjendjes civile, pa asnjë lloj regjistrimi të popullsisë? Sepse Partia Demokratike dhe Partia Socialiste kanë dashur të manipulojnë zgjedhjet. Dhe gjithmonë kanë qenë viktima të njëra-tjetrës. Sepse sapo njëra ka ardhur aksidentalisht në pushtet, menjëherë ka shfrytëzuar strukturën abuzive për manipulimin e zgjedhjeve që ka pasur në përdorim partia që është rrëzuar. Të gjitha qeveritë shqiptare kanë manipuluar zgjedhjet, dhe kjo e bën situatën të rëndë. Edhe kjo qeveri, këtë po përpiqet të bëjë; dhe prandaj dhe situata është e tensionuar, ndonëse një sy i pastërvitur nuk është në gjendje që ta konstatojë.

Partia juaj, zoti Ngjela, është regjistruar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Do dilni më vete në fushatë apo përkrah një koalicioni?

Jo, partia "Ligj dhe Drejtësi" që drejtoj, do të hyjë e vetme në zgjedhje.

Pse nuk ju përgjigjët pozitivisht ftesës publike të grupimit "Poli i Lirisë" dhe si e gjykoni afrimin e fundit të ish-kryeministrit Aleksandër Meksi me këtë koalicion?

Nuk mund të hysh në një aleancë, nëse më parë nuk ke përcaktuar vendin tënd. Unë nuk mund të bëj më aleanca politike pa kushte, në një kohë kur vijimisht më kanë shkelur kontratat politike të aleancave. Prandaj tani kam vendosur që të kem forcën time politike, që do ta drejtoj vetë dhe do të kem sukses. Kjo është e gjitha. Nuk ka aleancë për aleancë; ka aleancë për të fituar dhe për të hyrë në një luftë politike. Për figurat e këtij Poli, nuk di ç‘të them; zgjedhjet do ta tregojnë.

Sakaq, Partia Demokratike ka firmosur aleanca me disa parti të së djathtës. Sa shanse ka që ky koalicion të rezultojë fitues në zgjedhjet e 28 qershorit?

Nuk besoj. Qeveria "Berisha" është një qeveri që i ka humbur të gjitha aksionet përpara shqiptarëve. Në këtë gjendje që është mazhoranca, mendoj një humbje shumë të thellë për Partinë Demokratike. Gjendja ekonomike është shumë e rëndë; shqiptarët po varfërohen dita-ditës; dhe e kanë humbur perspektivën. Duhet një lloj tjetër menaxhimi politik dhe në të njëjtën kohë duhet një ndjenjë përgjegjësie kundrejt shqiptarëve. Nuk mund të luash më kundër interesave të popullit tënd e të mos të të hyjë një gjemb në këmbë. Kohët kanë ndryshuar dhe Shqipëria ka hyrë në hapësirat e aleancave të mëdha, të cilat janë krejt e krejt në favor të shqiptarëve. Në këtë zonë që quhet Ballkan, shqiptarët tani janë më të favorizuarit; prandaj, do të vijë koha patjetër që qeveritë të luajnë në favor të shqiptarëve dhe jo kundër tyre, sikundër kanë luajtur deri më tani. Unë jam optimist dhe kërkoj që kjo të jetë optika e të gjithë spektrit të djathtë shqiptar, i cili duhet të sjellë patjetër në skenën politike zërin shqiptar, interesin kombëtar dhe një skemë perfekte dhe të besueshme të zhvillimit tonë. A mund ta bëjë Partia Demokratike këtë? Kështu si ndodhet, e ka krejt të pamundur.

Pas largimit tuaj nga PD u duk se zërat kritikë nuk kishin më terren ku të "lundronin" në këtë parti që qeveris vendin. Kam parasysh se shumica e deputetëve për të mos thënë të gjithë nuk preferonin të komentonin "ngrirjen" e famshme që ju bëri kreu i PD-së. Kohët e fundit kemi parë në publik zotin Mustafaj apo zotin Biberaj që shprehin kontestime serioze. A keni një vlerësim për këtë situatë?

A e kuptoni tani se me kë keni të bëni? Një lidership që ende nuk e di se çfarë do të thotë menaxhim politik demokratik; që nuk njeh asgjë dhe nuk e do sistemin. E si mund të punohet në një frymë ku personaliteti i njeriut nuk njeh asnjë konsideracion? Dhe ju flisni për një zë ndryshe(!). Kurrë mos prisni të keni zëra të ndryshëm nga njerëz që nuk kanë aksione në tregun e politikës. Ky është rregulli. Mos mendoni se është ndonjë lloj trimërie ajo që më ka përplasur me Sali Berishën, jo, ka qenë fondi im publik, domethënë aksionet e mia jo të vogla në shoqërinë time ajo që më ka dhënë shtysën e ruajtjes së personalitetit. Por Saliu e harroi këtë fakt; për një çast, sigurisht, por ai çast nuk mund të kapërcehet më. Prandaj, as mos prisni të shihni ndryshime në koncept tek ajo Parti, për aq kohë sa nuk do të krijohet fryma moderne e komunikimit dhe menaxhimit politik; dhe të nisë mendimi që demokraci do të thotë përgjegjësi në qeverisje dhe moralitet i kulluar në opozitë.

Duke qenë se i njihni mirë pothuajse të gjithë personalitetet kryesorë të PD-së, si e shikoni debatin e hapur për pasuesin e Sali Berishës në drejtim në rast se kjo forcë humbet zgjedhjet? Janë artikuluar emrat e Jozefina Topallit dhe Lulzim Bashës...

Nuk di çfarë të them. Nuk mund të mendoj dot në një mënyrë iracionale. Pa fakte nuk mund të konkludohet. Unë jua thashë edhe më lart: Partia Demokratike ka nevojë për një reformë të thellë. Ajo ka krizë në menaxhimet; dhe kjo i vjen nga Saliu dhe tarafi i tij i përzgjedhur që të mos ketë personalitet. Pa personalitet nuk mund të ketë modernitet në politikë; dhe pa këtë modernitet, as mos e mendoni se mund të sjellë më dot gjë Partia Demokratike në këtë vend. Partia e Punës ka vdekur, por fryma e saj është gjallë. Ajo frymë ka intoksikuar sistemin dhe ne prandaj nuk ndihemi mirë. Duhet të riformojmë sistemin: demokracinë; konstitucionalizmin dhe tregun e lirë. Ja kjo është esenca e gjërave; dhe kjo duhet bërë me votë. Por a do ta kemi kuptuar ne shqiptarët në këtë qershor këtë gjë? Le të presim për ta parë.
avatar
ADMIN
admin
admin

Numri i postimeve : 902
Points : 859
Reputation : 10
Registration date : 10/01/2009

Shiko profilin e anëtarit http://www.Bajzianet.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Ngjela: Berisha do të humbasë thellë

Mesazh nga arberia prej Fri May 08, 2009 12:39 am

Ky ,Ngjela per llafe eshte i lindur,i zoti,por edhe qe ka kalu sa ne nje parti ne tjetren,kjo s'me pelqen.Mbase tani e ka gjetur me se fundmi.
Nuk e di ne eshte keshtu si thote ky,pasi keta politikane jane me prane me njeri ntjetrin dhe ja dine njeri tjetrit,por te shohim se si do te vene punet.
avatar
arberia
Antar i e shquar
Antar i e shquar

Numri i postimeve : 626
Points : 341
Reputation : 61
Registration date : 19/01/2009

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Ngjela: Berisha do të humbasë thellë

Mesazh nga tonib prej Sat Jun 27, 2009 2:58 am

spartak ngjela more mut muti po kush mutin do te ishe ti dhe kush do te njihte ty po te mos ishte berisha, mori kurva plak

tonib

Numri i postimeve : 1
Points : 1
Reputation : 0
Registration date : 27/06/2009

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Ngjela: Berisha do të humbasë thellë

Mesazh nga arberia prej Sat Jun 27, 2009 2:53 pm

aman ore ...hahaha.....po ky do te jete i pare vet,ky me snjeri nuk rri dot do t'i kete te gjithe perfund....ehuu...Ngjela,peffff
avatar
arberia
Antar i e shquar
Antar i e shquar

Numri i postimeve : 626
Points : 341
Reputation : 61
Registration date : 19/01/2009

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Ngjela: Berisha do të humbasë thellë

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi