KULTURA E KOMUNIKIMIT

Shko poshtë

KULTURA E KOMUNIKIMIT

Mesazh nga Hene@ prej Sun May 03, 2009 6:55 pm

Nezir Myrta / KA IDE AQ SA QIELLI KA RE KUR SHKREPTËTINË!



Rerplikat e forta, e të mençura janë konfrontime të bukura, që çojnë peshë shpirtin e mendjen e njeriut, të përparoj e ta krijoj privatësinë personale, me një kulturë të pjekur komunikimi, që mvaret krejt me kënd e bën - kush është biseduesi e kush bashkbiseduesi apo masa e gjërë...pa politizime e hierarkira hipokrite

...ka ide - aq sa nuk dijmë ne. Ka ide aq sa qielli ka re, kur vëtëton e shkreptëtinë! Se pa vëtëtima e shkreptëtima nuk ka shi, as nuk ka bukë, mbetet ara djerrë...

replikat e forta e të mençura, me fakte e gjurmime ideologjike shkencore, përkundrazi ia rritin vlerën një komunikimi, bisede, fjalimi dhe e shtijnë masën të merr vendime konkrete, por e keqja është se na ende kemi komunikime politike, ku tjerët e bëjnë politiken e na flasim si muçat pas dahinjve. Shumë agrak gjoja adhurues ideshë e partishë politike, i shkundin edhe zhelet e tyre, i fryjnë sytë gulaç, e bëjnë nomin e zotit me ba me ua shajtë një lideruc politik, që as ka dijt t'i thurë kurr as tre fjali rresht mirë, mas oratori, por duke iu shkruar tjerët referatin, e ai veç lexo e mbaju të trullosur kompaninë e tij...e një popull!

Edhe pak e kalon koha e komunikimeve politike, në atë moment sikur tek popujt e civilizuar që sot thonë se (politik ist shajze) - atëherë na kthehemi përsëmbari - çlirohemi nga prangat ideologjike, që dikujt iu zu fryma nga çjerrjet e bjerrjet, e klithje majmunesh e brohoritje masash të trullosura... çlirohet njeriu shpirtërisht, kthjellet, pendohet për krejt atë megalomagari që e ka bërë dhe iu kthehet ideve kulturore e shkencore, në dobi afatgjate në ndërtimin e ardhmërisë, si kulturë e përsosur komunikimi e përfitimi, bashkimi e forcimi kulturor, ekonomik, e kombëtar!

Pa u hjekë pezhishkat politike nga sytë e brumosur e të çartur politik, nuk ka debat as komunikim kulturor e shkencor, sepse as nuk dijnë as nuk të lënë të veprosh e shfaqesh ide të reja, as komunikimi as progresi shoqëror! Kur merrja pjesë në disa psikoza politike të kohës, e shihja njerëz pçartiak, duke u çartur e gërvallur, e përjargur, ideologjik të sistemeve të shkuara dhe nuk e njihke vllain vëlla, po ia thente qafën grusht e plumb - u shtangnin akull, kur iu thoja hapur: ma e fortë asht një ushtri gomarësh, që iu prinë luani - se sa një ushtri luanësh, që iu prinë gomari ! E ktheja krejt orientimin e opinionit në kahje tjetër syçeltësie, që ta shohin veteveten në çfarë atmosfere opiume gjindeshin - anipse me sakrifica të mëdha a - duhej t'i kishje të lidhura me tel 6-sh...

Kultura e komunikimit i prinë kulturës personale të personalitetit dhe kulturës kombëtare - aty është baza e edukumit të njeriut, të heshti derisa ta mbaroj tjetri fjalën dhe t'i kundërvëhet me fakte e mjeshtri dialogu deri në ekstrem njohurishë, kur ka të bëjë me njerëz që gjoija i thonë vetes intelektual, e dalin intelekual, që gjoja brejnë e han (m...)hekur me dhëmbë ! Në vende civilizuese edhe po të flasi një krejt ahmak (që themi ne), ata e dëgjojnë deri në fund dhe me mjeshtëri bisedimi e kthejnë masen mbarë, në drejtim të duhur, pa zhurma as gërvallje, apo ndonjë eksces rasti eventual... e tek ne, pas një rasti të tillë, dalin guzhva rrotull përdere si bishat nga tharku i thive jashtë, e me javë e muaj sherri nuk pranë, duke u hakmarrë në njeritjetrin, derisa ta zhbinë çdo ide e ideal të njeriut të mençur, në forma e mënyra, që as dreqi nuk i kujton...!

Ka punë e mbipunë kultura e komunikimit, lexim të parreshtur veprash madhore, aplikim ideshë e ugjidhjesh të reja të kohës sado problematike të jetë, shturje përpara të rinisë, në ngritje ideore dhe dhënie krahu personit të mençur - e jo duke e bërë budalla të stërkequr një masë, e një popull për interesa personale, ndër ma të ndyerat! Kur lexon vepren e Getes psh 'Biseda mbi mjeshtrinë', sheh mijëra formash aplikimi bisedash intelektuale, të gjalla, progresive-përparimtare, nxitje mentaliteti e zhvillim të tij, ngritje ideshë e formash përparimi edhe njohje të reja...e sa e sa vepra tjera, që sot rinia jonë as i njeh as i din as don t'i dij, sepse iu ka trullosur truri me lojëra kibernetike elektronike, muzikore xhinkalla e klithje majmunësh, e rrahje rraqesh e shfrenime psiko-fizike ndër ma të shëmtuarat...!

Kultura e komunikimit ka punë e mbipunë! Fillova rastësisht për pak, e doli shumë një det komunikimi dhe po titullojmë e postojmë me privatësi personale! Sepse kjo është çështja që na mundon e mungon më së shumëti - ashtu siç thot populli: të merremi vesh me njeritjetrin, ta dëgjojmë e respektojmë njeritjetrin edhe ta gjykojmë vetveten, sa kemi aftësi e privatësi personale! 

(Mai, 3.09)
avatar
Hene@
Antar i e regjistruar
Antar i e regjistruar

Numri i postimeve : 280
Points : 379
Reputation : 9
Registration date : 24/01/2009

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: KULTURA E KOMUNIKIMIT

Mesazh nga arberia prej Mon May 04, 2009 5:11 am

ashtu siç thot populli: të merremi vesh me njeritjetrin, ta dëgjojmë e respektojmë njeritjetrin edhe ta gjykojmë vetveten, sa kemi aftësi e privatësi personale!

Kjo eshte idealja
avatar
arberia
Antar i e shquar
Antar i e shquar

Numri i postimeve : 626
Points : 341
Reputation : 61
Registration date : 19/01/2009

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: KULTURA E KOMUNIKIMIT

Mesazh nga Lec Neli prej Fri Jul 31, 2009 3:29 am

Nuk du me hell posht at pjes te kulturs qe munena me konsideru muziken dhe letersin, se per tjerat nuk munem me rreflektu naj kultur tjeter pervec se frigs-urrejtjes-proapgands e injoranc ne komunizem. Nejse noshta jam gabim por at periudh e konsideroj si periull te shemtume dhe te epoks te gurit te kulturs shqyptare, pamvarsisht se i ka taku me ken shekullin e kalum.

Lec Neli
Antar i e aktiv
Antar i e aktiv

Numri i postimeve : 119
Points : 193
Reputation : 0
Registration date : 03/07/2009

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: KULTURA E KOMUNIKIMIT

Mesazh nga ADMIN prej Fri Jul 31, 2009 5:00 am

Lec ti nuk po gabon ,une nuk jam ne gjendje ta helli poshte kete qe thuaj
avatar
ADMIN
admin
admin

Numri i postimeve : 902
Points : 859
Reputation : 10
Registration date : 10/01/2009

Shiko profilin e anëtarit http://www.Bajzianet.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: KULTURA E KOMUNIKIMIT

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi