Kryetari i komunës vret bashkëfshatarin

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Kryetari i komunës vret bashkëfshatarin

Mesazh nga ADMIN prej Tue Apr 28, 2009 4:21 am

Kryetari i komunës vret bashkëfshatarin
Kryekomunari qëllon për vdekje agresorin që e plagosi tri herë me thikë. Policia: Hila, i dënuar për vrasje
Ardi Hoti


Pa kaluar një muaj nga vrasja e fundit, Shkodra tronditet sërish. Një 50-vjeçar ka mbetur i vdekur në vend nga dora e kryetarit të Komunës Pult të Rrethit të Shkodrës, ndërkohë që vetë kryekomunari ka përfunduar në reanimacion pas tri goditjeve me thikë nga personi që gjeti vdekjen.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 20:00 në një lokal përpara spitalit rajonal të Shkodrës. Dodë Hila, 50 vjeç, lindur në fshatin Kir të Komunës Pult dhe banues në qytetin e Shkodrës është grindur fillimisht me fjalë me Mark Cubin, lindur në Kir e banues në Shkodër, i cili është kryetar i Komunës Pult.

Dëshmitarë në vendin e ngjarjes i thanë policisë se kishin parë dy burrat të debatonin e ashpër e më pas të qëlloheshin me grushte. Në një moment, 50-vjeçari Dodë Hila ka nxjerrë një thikë dhe ka qëlluar tri herë kryekomunarin e Pultit. Ky i fundit, pasi është rrëzuar përtokë, ka arritur të nxjerrë pistoletën që e mban me leje për shkak të funksionit dhe ka zbrazur në drejtim të kundërshtarit të gjithë karikatorin.

Policia gjeti në vendngjarje shtatë gëzhoja dhe njoftoi se të shtatë plumbat kishin përfunduar në trupin e Dodë Hilës, i cili gjeti vdekjen pa arritur në sallën e reanimacionit të spitalit rajonal të Shkodrës, që ndodhet vetëm pak metra larg vendit të ngjarjes.

Ndërkohë, kryetari i Komunës Pult, Martin Cubi, është dërguar në spital nga njerëzit që ndodheshin në lokal. Mjekët e spitalit të Shkodrës thanë se gjendja e Cubit është e rëndë. Ndërkohë, një grup policësh janë vënë në ruajtje të Cubit, të cilit megjithëse po lufton me vdekjen, i është prerë një fletë arresti.

Ekspertë të Drejtorisë së Policisë së Shkodrës dhe prokurorë të këtij rrethi kanë nisur menjëherë hetimet për ngjarjen, por deri në orët e vona të natës së djeshme nuk është arritur në ndonjë konkluzion të saktë në lidhje me motivet e ngjarjes. Hetuesit thanë se viktima ishte dënuar një herë më parë për vrasje. Mësohet gjithashtu se Dedë Hila dhe Martin Cubi kanë qenë duke pirë bashkë në lokal kur kanë nisur sherrin mes tyre.

Gjithsesi, policia ka përdorur paraprakisht frazën standarde "motive të dobëta", për motivet e sherrit që ndodhi mes Hilës dhe Cubit, duke aluduar kështu për një grindje të momentit. Por fakti që njëri prej të përfshirëve në sherr është kryetar komune dhe që të dy personat ishin nga i njëjti fshat i ka shtrirë hetimet edhe në pista të tjera, duke mos përjashtuar ndonjë përplasje për shkak të postit që mban Martin Cubi.

Kjo është vrasja e dytë që ndodh në Shkodër gjatë këtij muaji. Më prill, 40-vjeçari Nadir Çuku u vra në një lokal në qendër të qytetit nga vëllezërit Basri dhe Ilir Baba. Viktima sipas policisë u vra gabimisht, pasi u ndodh rastësisht në një lokal ku po qëndronte edhe personi, të cilin donin të vrisnin vëllezërit nga fshati Mjedë.

Rasti


Të premten u plagos kreu

i Komunës Shtiqën në Kukës


Ky është rasti i dytë, brenda pak ditësh, kur një kryetar komune mbetet i plagosur. Më 24 prill, në mes të qytetit të Kukësit, u plagos me armë zjarri kryetari i Komunës së Shtiqnit, Gëzim Shehu. Pasditen e së premtes së kaluar, rreth orës 18:30, 38-vjeçari Shaqir Peca, me precedentë penalë, ka qëlluar me pistoletë në drejtim të Shehut, duke e plagosur në këmbën e djathtë. Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit, afër një kafeneje, ku kryekomunari kishte parkuar automjetin e tij. Sherri mes dy personave të konsideruar si nga më të fortët në Kukës ka shokuar të gjithë ata që kanë parë ngjarjen dhe dëgjuar krismën e armës që për pak i mori jetën 38-vjeçarit Gëzim Shehu, kryetar i Komunës së Shtiqnit. Autori u largua menjëherë nga vendngjarja me makinën e tij dhe me gjithë kërkimet intensive të uniformave blu ende nuk është bërë e mundur vënia nën pranga e tij. Ai vazhdon të jetë i lirë, ndërkohë që kryekomunari Shehu tashmë po rikuperohet nga plaga që mori në këmbë.
avatar
ADMIN
admin
admin

Numri i postimeve : 902
Points : 859
Reputation : 10
Registration date : 10/01/2009

Shiko profilin e anëtarit http://www.Bajzianet.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Kryetari i komunës vret bashkëfshatarin

Mesazh nga arberia prej Tue Apr 28, 2009 7:57 am

keq shume keq me vjen qe ndodhin deri ketu keto ngjarje Mad .me siguri per shkak te detyres do te jete. Mad
avatar
arberia
Antar i e shquar
Antar i e shquar

Numri i postimeve : 626
Points : 341
Reputation : 61
Registration date : 19/01/2009

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi