Shteti dënon me "vdekje" të sëmurët me leucemi

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Shteti dënon me "vdekje" të sëmurët me leucemi

Mesazh nga ADMIN prej Mon Apr 27, 2009 12:28 pm

Shteti dënon me "vdekje" të sëmurët me leucemi
Financat heqin nga lista e rimbursimit ilaçet për ta: Kushtojnë 28 mijë euro


Të sëmurët që vuajnë nga leucemia ose kanceri i gjakut rrezikojnë jetën, jo thjesht për shkak të diagnozës së tyre, por prej pamundësisë për të blerë ilaçet e domosdoshme për përballimin e kësaj sëmundjeje. Ministria e Financave mësohet se ka hequr nga lista e rimbursimit të këtij viti, dy ilaçet që u shpëtojnë jetën këtyre të sëmurëve. Kjo për shkak të kostos së lartë që kanë këto medikamente.

Rimbursimi

Në listën e fundit të rimbursimit të ilaçeve, e cila pritet që të marrë miratimin e Këshillit të Ministrave, komisioni i posaçëm mjekësor i drejtuar nga Ministria e Shëndetësisë, Anila Godo, kishte përfshirë edhe dy ilaçe për të sëmurët me leucemi kronike. Njëri ndër tyre është medikamenti glivec, përmes të cilit këtyre të sëmurëve u sigurohet vazhdimi i një jete normale. Kjo për faktin se ky ilaç bllokon zhvillimin e mëtejshëm të sëmundjes, sqarojnë mjekët e këtij specialiteti. Por ndërsa të gjitha strukturat shëndetësore kanë rënë dakord për rëndësinë që ka rimbursimi i këtyre medikamenteve për këta të sëmurë, duket se fatura financiare nuk i ka pëlqyer ministrisë që akordon paratë.

Kostot

Dozat e ilaçit glivec, që pacientët me leucemi kronike duhet të marrin janë të përditshme. Ata e marrin një herë në muaj sasinë e glivecit, e cila ka një kosto tepër të lartë për xhepin e çdo pacienti. Plot 2200 euro në muaj. Në listën e rimbursimit kostoja për çdo të sëmurë që duhet të marrë pa pagesë këtë medikament arrin në 28 mijë euro dhe në total fatura për të gjithë të sëmurët me leucemi kronike, që e kanë të detyruar ta përdorin këtë mjekim, në mënyrë që të mos kthehen në gjendjen fillestare të sëmundjes apo të kalojnë në faza kritike të saj mësohet se arrin në 1 milion dollarë. Ka qenë ky shkaku kryesor, që e ka bërë institucionin e Financave shqiptare që të vërë gërshërën në listën e rimbursimit dhe pikërisht në dy medikamentet për të sëmurët me leucemi.

Trajtimi

Vetëm gjysma e pacientëve të diagnostikuar me këtë sëmundje vdekjeprurëse arrijnë që të furnizohen me këtë preparat të shtrenjtë. Përmes një shoqate, kompania farmaceutike furnizuese që prej gjashtë vitesh e ka dhuruar këtë ilaç për mbi 30 pacientë. Por kjo gjendje bëhet e ditur se nuk do të vazhdojë pambarimisht dhe vetë pacientët e të afërmit e tyre janë tejet të shqetësuar se si do të vijojë trajtimi mjekësor i tyre. Ndërkohë që, në qendrën spitalore universitare "Nënë Tereza" në shërbimin e hemodializës vetëm një vit më parë kanë mundur që të trajtohen me këtë medikament 14 pacientë nga rreth 60 të tillë, si pasojë e një tenderi që garantoi mjekimin për ta. Por, këtë vit nuk është bërë ende asnjë tender dhe nuk dihet nëse do të ketë ndonjë skemë përfitimi për këta të sëmurë. Janë plot 30 pacientë të tjerë që vuajnë nga leucemia kronike nga mosha 18 deri në 60 vjeç, të cilët qëndrojnë në listën e pritjes për të marrë medikamentin glivec, aq të rëndësishëm për t‘i mbajtur ata në jetë. Ndërkohë që mospërfshirja e këtij mjekimi në listën e rimbursimit për këtë kategori pacientësh është njëlloj sikur t‘i dënosh ata me vdekje.

avatar
ADMIN
admin
admin

Numri i postimeve : 902
Points : 859
Reputation : 10
Registration date : 10/01/2009

Shiko profilin e anëtarit http://www.Bajzianet.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Shteti dënon me "vdekje" të sëmurët me leucemi

Mesazh nga arberia prej Thu Apr 30, 2009 4:08 pm

eh ende shendetesia shqiptare le shume per te deshiruar
avatar
arberia
Antar i e shquar
Antar i e shquar

Numri i postimeve : 626
Points : 341
Reputation : 61
Registration date : 19/01/2009

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi