Vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zeka cilësohen pishtarë të lirisë së Kosovës

Shko poshtë

Vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zeka cilësohen pishtarë të lirisë së Kosovës

Mesazh nga Ilda prej Mon Jan 19, 2009 7:56 am

Vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zeka cilësohen pishtarë të lirisë së Kosovës


Janari- ky muaj i dhëmbjes dhe i heroizmave të uragajve tanë


Në këtë muaj të ftohtë,që në mbrendësinë e vet mbanë një llojë paqe me bardhësinë e natyrës,që mbretëron, na lidhin ngjarje të dhëmbëshme, kemi të bëjmë me humbjen e bijëve më të mirë të Kosovës, të cilët morën guximin t'i thonë Jugosllavisë mjaftë më, jemi kundër dhunës suaj.
Viti 1981-ishte vit i përgjakshëm, që futi në burgje shume trima ,të cilët morën guximin t'i kundërvihen bishave sllave. Disa nga ata morën rrugët e botës, për t'i ikë dorës vrastare dhe për të pasur mundësi organizimi për Lëvizjen e Çlirimit të Kosovës , por as largësia nuk mjaftoi, dora vrastare arriti edhe në perëndim. Këtë rrugë morën edhe Jusuf e Bardhosh Gërvalla, të dy vëllezërit do të emigrojnë në Gjermani,ideali dhe qëllimi i përbashkët do t'i takoi dukagjinasit me gjilanasin e atdhetarin Kadri Zekën, i cili vepronte e emigronte në Zvicër, kështu treshja do të veprojë e bashkëpunojë deri në momentin kur dora vrastare i ndërpret.
17 janari i vitit 1982, është dita kur u vranë tre uragajt, kur u bënë përpjekje nga UDB-ja Jugusllave, t'i ndërpritet hovi rrugës për lirinë e Kosovës. Ishte pikërishtë dita e vrasjes së vëllezërve Gërvalla dhe e Kadri Zekës. Kjo ditë mbetët e freskët në kujtesën e familjarëve,bashkëpunëtorëve, shokëve, miqëve e të çdo atdhetari. Dora gjakatare sllave arriti të shuaj jetën e trimave,duke shpresuar se do të ndërprejë, rrugën, synimet, aspiratat e tyre. Por, u gabua rënd, me këtë veprim vunë në lëvizje revoltën e gjeneratave të ardhëshme të cilat me devotshmëri e përkushtim deri në vetflijim vazhduan rrugën e paraardhësve të tyre, të cilët kishin për synim çlirimin e Kosovës, për të vazdhuar më tutje rrugën si të gjithë popujt e botës dhe për të punuar e vepruar vetëm për mirëqenjën e tij.
Kur u bë ekzekutimi i tre trimave ishte koha kur Kosovës po i merreshin edhe ato pakë të drejta që i kishte,lëvizja e re e vënë përballë një shteti u trand me humbjen e tyre, por nuk ndaloi rrugën.
Rruga e përbashkët do t'i takojë edhe Rexhep Malën e Nuhi Berishën, të cilët nuk do ti ndahen veprimtarisë për çështjen kombëtare deri në vetflijim, do të luftojnë me shtetin më barbar dhe më të hekurt të kohërave-Jugosllavinë-sllave, e cila bëri përpjekje të shtypë, të tulatë shpirtin e lodhur e të revoltuar nga padrejtësitë shekullore. Përdori burgjet, dhunën në familje, derdhi edhe gjakun rrugëve të Kosovës- të Lulëkuqëve dhe Petritave. Atë gjak do ta shpaguajnë bashkëluftëtarët e idealeve të tyre duke vazhduar gjithnjë punën e tyre në mënyrë zingjirore.
Dita e 12 janarit të vitit 1983 edhepse e bardhë nga dëbora, ishte ditë zie në njërën anë, po aq krenarie në anën tjetër për kombin tonë-dy trima revolucionar guxuan ti kthejnë plumbat armikut gjakatar, një ushtri e tërë e uniformuar dhe e paisur me municion,kundër dy burrave me ideale të mëdha për kombin e vet, do të bien heroikisht në betejë ashtu siç ranë shokët e idealit të tyre Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, në krye të detyrës dhe qështjes madhore-Lirinë e Popullit!
Nuk e kam ndërmend të zgjatem shumë, sepse për jetën e veprën e tyre nuk mjaftojnë rradhët që shkruaj unë, kjo është vetëm një shenjë respekti e përnderimi, për këta burra, që mbajtën flakën e lirisë ndezur, që organizuan, udhëhoqën dhe u hapën rrugën institucioneve të lirisë.
Rrugën e tyre do ta ndjekun edhe shumë e shumë dëshmorë, që janë sinonim i njëri-tjetrit.
Kjo ndodhë nga vetë fakti, sepse ideali dhe synimi kryesor jetësor i tyre ishte çlirimi kombëtar, prandaj këta dëshmorë si:vëllezërit Gërvalla, Kadri Zeka, Rexhep Mala, Nuhi Berisha, Afrim Zhitia, Fahri Fazliu, Adem e Hamëz Jashari dhe Luan Haradinaj, Fehmi e Xhevë Lladrovci, Adrian Krasniqi, Edmond Hoxha, Hajrush e Tasim Elezaj e shumë e shumë të tjerë, që luftuan e ranë për liri, edhe ata, që luftuan e mbetën në jetë për t'i kujtuar e vazduar rrugën e tyre; ishin një shpirtë, një trup, një forcë ,një burim i përbashkët. Rezistenca e tyre, rruga e tyre u bë udhërrëfyese e bashkëluftëtarëve të tyre, që do të quhën me një emër të përbashkët-Ushtria Çlirimtare e Kosovës, e cila ishte që nga fillimi i përpjekjëve të tyre ushtri e organizuar nga ata.
Lavdi veprës dhe gjakut të heronjëve kombëtar!

Ilda
antar shume aktiv
antar shume aktiv

Numri i postimeve : 295
Points : 16
Reputation : 0
Registration date : 18/01/2009

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zeka cilësohen pishtarë të lirisë së Kosovës

Mesazh nga Ilda prej Mon Jan 19, 2009 7:57 am

Përkujtohet 27 vjetori i vrasjes së vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës

Komuna e Çairit për vitin e dytë me radhë përkujton vrasjen makabre 27 vite më parë të patriotëve shqiptarë, vëllezërve Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, si dhe 541 vjetorin e vdekjes të heroit kombëtarë Gjergj Kastrioti Skënderbeu.
Vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zeka cilësohen si personalitet më të shquara që kanë kontribuar për çlirimin e Kosovës dhe bashkimin kombëtarë. Ata u vranë më 17 janar të vitit 1982 nga UDB – ja serbe në Gjermani ku edhe jetonin.
Shumë vite pas shuarjes së tyre bashkëmendimtarë të lirisë bëjnë thirrje për unitet të popullit shqiptarë në realizmin e aspiratave të tyre. Me mesazhe të njëjta në akademinë përkujtimore dolën edhe historianët.
“Të ecim të gjithë përpara, unik, të vazhdojmë me programe të mirëfillta deri në integrimin e plotë të shqiptarëve dhe integrimin e gjitha vendeve tona në Evropën e madhe, Evropën e bashkuar”, deklaroi Ali Ahmeti, kryetar i BDI – së.
“Asnjëherë më shumë se sot nuk është paraqitur nevoja për një pajtim të botës shqiptare që është e ndarë dhe e përçarë. Është imperativ i kohës që sa më parë të vihet një pajtim i lidershipit shqiptarë në të gjitha trojet etnike”, theksoi Nebi Dervishi, kryetar i Shoqatës së Historianëve Shqiptarë në Maqedoni.

Ilda
antar shume aktiv
antar shume aktiv

Numri i postimeve : 295
Points : 16
Reputation : 0
Registration date : 18/01/2009

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi