Ali Ahmeti skenarist i Brodecit, peng i Gruevskit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Ali Ahmeti skenarist i Brodecit, peng i Gruevskit

Mesazh nga Hene@ prej Sat Apr 25, 2009 4:32 am

Ali Ahmeti skenarist i Brodecit, peng i Gruevskit
Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar 
-Sigurimi Kombëtar Shqiptar- 
Zona Nr.3 Lugina e Vardarit / Shqipëria Lindore 

Konstatim i nxjerrë nga hulumtimi i SKSH-së, i bazuar në argumente 

Ali Ahmeti, Abdylaqim Ademi dhe Abdylhalim Kasami organizuan grupin e armatosur në fshatin Brodec, me qëllim të shkaktojnë një masakër tek shqiptarët dhe me këtë të rikthejnë pushtetin e tyre. Nikolla Gruevski, në grupin e tyre infiltroi informatorë, të cilët siguruan dëshmi të mjaftueshme me të cilat ai sot, i mban peng tre zotërinjtë e lartpërmendur dhe duke i kushtëzuar me burg i kushtëzon që të mbështesin projektet e tija antishqiptare, të dëmtojnë proceset politike kombëtare, të dëmtojnë ish-ushtarët e UÇK-së dhe me një fjalë, të bëjnë ç’të kërkojë Gruevski dhe elita politike sllavo-maqedone. Ky është vetëm një raport fillestar dhe paralajmërim, nëse nuk merret seriozisht pas një javë do të publikojmë dhe argumentet për të gjitha pohimet tona të përmendura në këtë raport.


Sigurimi Kombëtar Shqiptar (shërbimi inteligjent i Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar) ka ndjekur zhvillimet në të gjitha trojet shqiptare që nga formimi i saj e deri më tani, në suaza të kësaj edhe zhvillimet në Luginën e Vardarit / Shqipërinë Lindore, me vëmendje të veçantë zhvillimet në fshatin Brodec të Tetovës, ku u zhvillua aksioni famëkeq policorë “Stuhia Malore”. 


SKSH, si një strukturë vigjilente dhe profesionale ishte paralajmëruar që përpara aksionit për një ngjarje të padëshirueshme në fshatin Brodec ku zëdhënësi i FBKSH-së, Mr. Gafurr Adili aso kohe në një deklaratë për mediumet i bëri thirrje kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti, që mos të bëjë gabimin e Menduh Thaçit me Kondovën dhe të njëjtën ta reprizojë në Brodec, ku përsëri parashihej që të viktimizoheshin qytetarët shqiptarë si dhe të rrezikohen të gjitha proceset politike mbarëkombëtare, ndër të cilat ishin dhe zhvillimet në Kosovën protektorat. 
Paralajmërimi ynë nuk u mor parasysh dhe ngjarja përfundoi, fatmirësisht më lehtë sesa që rrezikohej, por përsëri më dëme të mëdha për qytetarët shqiptarë, konkretisht banorët e fshatit Brodec dhe u dëmtua mjaft imazhi politik i shqiptarëve në përgjithësi dhe atyre të Luginës së Vardarit në veçanti. 
Pas hulumtimeve të cilat filluan që përpara aksionit policor “Stuhia malore” e deri më 1 Mars 2009 kemi arritur të grumbullojmë dëshmi të mjaftueshme të cilat kanë lidhshmëri mes veti dhe zbardhin në tërësi të vërtetën mbi zhvillimet në fshatin Brodec, mirëpo për shkak se në të janë të involvuar personalitete të jetës politike në Luginën e Vardarit dhe meqë atje së fundmi u zhvilluan zgjedhjet lokale dhe presidenciale, nuk deshëm që gjithë puna jonë afro dyvjeçare të keqkuptohej si marketing politik, andaj publikimin e këtij raporti e anuluam deri më tani. 
Sigurimi Kombëtar Shqiptar ka arritur të konstatojë (gjithnjë duke u bazuar në argumente) se organizatorë të ngjarjeve në Brodec kanë qenë: 

Ali Ahmeti – kryetarë i Bashkimit Demokratik për Integrim, 
Abdylaqim Ademi – zv/kryeministër i IRJM-së, 
Abdylhalim Kasami – ish-drejtor i financave të BDI-së dhe i dyshuar si bashkëpunëtorë i UDB-së së ish Jugosllavisë për diasporë dhe aktualisht njeri Iibesueshëm për DBK-në në IRJM. 

Para dhe pas ngjarjeve në Brodec kërkuam nga zoti Ahmeti që fillimisht të ndërpresë planin e tij, por pasi që ndodhi, kërkuam që ai të zbardh atë dhe jo vetëm të shfrytëzojë për kambanë parazgjedhore në zgjedhjet parlamentare të vitit 2008 kur dhe hyri në pushtet me gjakun e brodecasve. I dhamë një mundësi vetë organizatorit të kësaj tragjedie që të ndërgjegjësohet, të lirojë të arrestuarit, qofshin ata të involvuar në rast apo jo dhe të mos na detyrojë neve të publikojmë atë që ne kemi arritur të zbulojmë. Meqë z. Ali Ahmeti nuk mendoi në asnjë moment të zbardh të vërtetën, ai vetë na detyroi që për hir të drejtësisë të publikojmë këtë paralajmërim dhe konkluzat nga hulumtimi ynë sipas të cilit: 
Ali Ahmeti, Abdylaqim Ademi dhe Abdylhalim Kasami, organizatorët, mbështetësit, financuesit dhe furnizuesit kryesor të grupit kriminel me në krye Lirim Jakupin, Ramadan Shitin, Hebib Ahmetin dhe persona të tjerë të cilët do ti publikojmë më pas, janë fajtorët kryesorë që në mesin e të burgosurve ndodhen jo vetëm personat që ata i manipuluan dhe u veshën uniforma ushtarake dhe u armatosën, por dhe persona të tjerë të pafajshëm, civilë të fshatit Brodec, të cilët në asnjë mënyrë nuk kanë qenë të involvuar në grupin e armatosur, por u viktimizuan për aventurat politike të Ali Ahmetit. 

E keqja nuk mbaron këtu! 

Argumentet të cilat ne i posedojmë, kemi arritur t'i nxjerrim nga arkivat e Gjykatës së shkallës së parë në Shkup, Prokuroria e Maqedonisë dhe Ministria e Punëve të Brendshme, falë punës së palodhshme të agjentëve të AKSh-së të inflirtuar kohë më parë në këto institucione (ashtu si dhe në institucionet e tjera shtetërore në IRJM) dhe të njëjtat argument i posedon dhe vetë z. Nikolla Gruevski - kryeministër i IRJM-së dhe Gordana Jankullovska – Ministre e Punëve të Brendshme. Pas kësaj, z. Gruevski që nga ajo ditë e deri më sot e mban peng Ali Ahmetin duke kërkuar nga ai që të mbështesë çdo projekt antishqiptar të Nikolla Gruevskit, të hesht para shumë padrejtësive, të dënojë ish ushtarët e UÇK-së, të dështojë Marrëveshjen e Ohrit, të manipulojë shqiptarët dhe gjithë këtë duke e kërcënuar se nëse nuk do të veprojë kështu, do të publikojë argumentet dhe do të burgos z.Ali Ahmetin, Abdylaqim Ademin dhe Abdylhalim Kasamin. 

Kërkojmë publikisht nga z. Ali Ahmeti të del dhe të pranojë fajësinë e tij, të zbardh të vërtetën me gojën e tij dhe të lirojë shqiptarët nga pengmarrja e tij dhe të lejojë ecjen përpara të proceseve politike kombëtarë dhe jo ato të ngelin peng i aventurave të z. Ahmeti dhe partisë së tij. Z. Ahmeti me ndërgjegjësimin e tij dhe zbardhjen e rastit të Brodecit, duhet të lirojë fillimisht personat e pafajshëm të arrestuar në fshatin Brodec: 

Nadi Dauti, 
Shkëndim Dauti (invalid me dy kancere), 
Tafil Dauti, 
Rametullah Dauti, 
Hanif Dervishi, 
Nevzat Ariani, 
Shehir Ziberi, 
Bafqar Beqiri 

Ndërsa me këtë do të lirojë edhe shqiptarët në Shqipërinë Lindore dhe proceset politik kombëtare nga kushtëzimet e Nikolla Gruevskit. Në këtë raport vendosëm të mos publikojmë të gjitha argumentet por t'i japim një mundësi vetë z. Ali Ahmetit që të lirojë personat e pafajshëm nga burgu, ndërsa po i bëjmë me dije vetëm disa nga të dhënat të cilat ne i kemi të argumentuara se: 
në mesin e grupit të armatosur kanë qenë dy pjesëtarë të sigurimit të tij, Megdi Islami dhe Florim Ahmeti (ky i fundit vëlla i Hebib Ahmetit, një nga prijësit e grupit të armatosur) si dhe dy kushërinjtë e Abdylaqim Ademit të njohur si Komandant LULI dhe komandant LIFI. 
I japim në dispozicion një javë që z. Ali Ahmeti të publikojë hapat konkret në drejtim të lirimit të personave të pafajshëm dhe zbardhjes së rastit të Brodecit, në të kundërtën për një javë fiks (pas 23 Prillit) do të publikojmë një pjesë të argumenteve që vërtetojnë gjithë atë që thamë më lartë dhe nëse edhe kjo nuk do t'i ndihmojë për t'u ndërgjegjësuar, në pjesën e tretë do të publikojmë të gjitha argumentet që kemi, përfshirë këtu, foto, audio dhe video material, ku me keqardhje paralajmërojmë zbardhjen e plotë të rastit, që nënkupton lirimin e personave të pafajshëm dhe në vend të tyre burgosjen e Ali Ahmetit, Abdylaqim Ademit dhe Abdylhalim Kasamit. 

Prof. Kastriot Zajazi – drejtor i Zyrës qendrore të SKSH-së në Zonën Nr.3 Lugina e Vardarit/Shqipëria Lindore 

Shkup, 16 Prill 2009
avatar
Hene@
Antar i e regjistruar
Antar i e regjistruar

Numri i postimeve : 280
Points : 379
Reputation : 9
Registration date : 24/01/2009

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Ali Ahmeti skenarist i Brodecit, peng i Gruevskit

Mesazh nga Hene@ prej Sat Apr 25, 2009 4:33 am

Ali Ahmeti skenarist i Brodecit, peng i Gruevskit
Pjesa e dytë
Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar 
-Sigurimi Kombëtar Shqiptar- 
Zona Nr.3 Lugina e Vardarit / Shqipëria Lindore 
Konstatim i nxjerrë nga hulumtimi i SKSH-së, i bazuar në argumente



ARGUMENTE 
TË NXJERRA NGA GJYKATA, PROKURORIA DHE MPB

(Pjesa e dytë) 
Në këtë material, ashtu dhe siç premtuam para një jave, do të publikojmë një pjesë të argumenteve që dëshmojnë pohimet tona se Ali Ahmeti, Abdylaqim Ademi dhe Abdylhalim Kasami, ishin organizatorë të tragjedisë në f.Brodec të Tetovës. Argumentet e publikuara në këtë material janë siguruar nga arkivat e Gjykatës Shkupi 1, Prokurorisë së IRJM-së dhe MPB-së në IRJM, falë punës së palodhshme të bijëve e bijave tona të infiltruara në këto institucione të cilët për vite me rradhë në mënyrë profesionale na kanë ndihmuar duke mos arritur t'i zbulojë askush. 
Në këto dëshmi do të publikojmë deklaratën e Megdi Islamit, i burgosur, i cili vetë pranon se ishte i dërguar i BDI-së dhe vetë Ali Ahmetit, si dhe dëshminë e tij se edhe Florim Ahmeti ishte koleg i tij dhe njeri i besueshëm i BDI-së. 
Më pas, në disa letërkëmbime mes Hebib Ahmetit dhe babait të tij Izmit Ahmeti, do të mësoni mbi lidhjet e tyre me BDI-në, të cilat vazhduan edhe pas burgosjes së tyre, si dhe ata që i kanë pasur dhe më parë. 
Në raportin e publikuar fiks një javë më parë i bëmë thirrje, denoncuam, se Ali Ahmeti ishte organizatori kryesor i tragjedisë në fshatin Brodec, bashkë me Abdylaqim Ademin dhe Abdylhalim Kasamin, ku viktimizuan ish-luftëtarë të UÇK-së, civilë, banorë të fshatit Brodec për përfitime politike, konkretisht rikthimin e tyre në qeveri. I dhamë një javë kohë z. Ahmetit që të ndërgjegjësohet dhe të lirojë të bugosurit në fshatin Brodec, veçanërisht banorët e pafajshëm, si dhe ata që ai i manipuloi ku për këta të fundit ai mban vetë përgjegjësi. 
Ju bëmë me dije se z. Ali Ahmeti tanimë po mbahet peng nga z. Nikolla Gruevski, i cili ka argumentet për të burgosur tre zotërinjt e lartëpërmendur dhe me këtë ai i detyron ata që të pranojnë çdo veprim të tij antishqiptar, të pengojë proceset mbarëkombëtare, të burgos dhe vret ish-luftëtarë dhe vetë z. Ahmeti, dhe BDI të mbështesin çdo vendim të Nikolla Gruevskit, ashtu siç e detyroi të mbështesë shitjen e Kërçovës, sjelljen e qindra ligjeve për disa javë, mbështetjen e z. Gjorgje Ivanov për president, arrestimin dhe burgosjen e shqiptarëve të Shkupit dhe Kumanovës pas vrasjes së një polici shqiptarë ku përgjegjësinë e kishin marrë garda e “Vojvodëve”, ndërsa policia ndiqte shqiptarët. 
Ju thamë që në mesin e të arrestuarve janë dhe disa nga organizatorët në terren, të grupit të armatosur, të cilët njëherit ishin edhe pjestarë të gardës së besueshme që siguronte Ali Ahmetin dhe selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim. 
Megdi Islami dhe Florim Ahmeti, ky i fundit vëlla i Hebib Ahmetit, të akuzuarit kryesor, janë protagonistët kryesorë të këtij materiali për të cilët do të publikojmë një pjesë të argumenteve të cilat i ka dhe vetë qeveria e IRJM-së, në të cilat, të lartëpërmendurit vetë pranojnë se ishin dhe vazhdojnë të jenë njerëz të besueshëm të Ali Ahmetit dhe punëtorë të tij, dhe pranojnë se në Brodec shkuan me urdhër të Ali Ahmetit dhe partisë së tij. 
- MEGDI ISLAMI –
Megdi Islami, ishte pjestar i sigurimit dhe gardës së besueshme të Ali Ahmetit, kjo dëshmohet dhe në raportin e Gjykatës Shkupi 1 (Doc 01 – më gjërësisht mund ta shihni më poshtë), ku ndër të dhënat për Megdi Islamin, shkruan dhe profesioni i tij: “I punësuar në BDI, sigurim”. 


Doc- 02 (në document dhe më gjërësisht më poshtë) është vetë deklarata e Megdi Islamit, i cili pranon se ka qenë i punësuar si sigurim në BDI, dhe thotë se ka ka pasur “detyrë partiake” që të shkojë në fshatin Brodec dhe të zbulojë se kush qëndron pas këtij grupi të armatosur, kush i financon ata dhe kush jep urdhërat? 

Megdi Islami pranon vetë që paska qenë i dërguar nga Ali Ahmeti dhe kjo tanimë nuk ka dyshim, por cila ishte në të vërtetë detyra e tij? 
Në pjesën ku ai thotë se paska shkuar për të “spiunuar dhe zbuluar” grupin e armatosur, argumentet dëshmojnë se në këtë pjesë ai ka gënjyer, ndërsa ai ka qenë vetë një ndër të armatosurit dhe organizatorët e këtij grupi. Nëse, Ali Ahmeti dhe BDI nuk kanë pasur lidhje me grupin e armatosur dhe paskan dërguar Megdi Islamin për t'i zbuluar, atëherë si paska arritur ky të futej në këtë grup, ku një ndër pjestarët e këtij grupi ishte dhe Florim Ahmeti, vëlla i Hebib Ahmetit, njërit nga kryesuesit e grupit, ku dhe vetë Folrim Ahmeti ishte pjestar i sigurimit të BDI-së dhe Ali Ahmetit dhe e dinte që Megdi Islami punonte të njejtën punë. 
Fillimisht është shumë e vështirë për ta besuar që vetë Florim Ahmeti të kishte punuar pa dijenin e padronëve të tij, e aq më e pabesueshme do të ishte që ata t'i dërojnë një spiun (Megdi Islamin) duke e njohur Florim Ahmeti këtë person dhe duke e ditur se për kend punon ai. 
Në Doc 03,
 është deklarata e Megdi Islamit ku ndër të tjera ai dëshmon vetë se Florim Ahmeti ishte kolegë i tij dhe me të kishin raporte jo vetëm shoqërore, por edhe miqësore. 
Materiali është nxjerrë nga dosja e krijuar në raportin e Gjykatës Shkupi-1 dhe është në gjuhën sllavo-maqedone. Dyshimi I dytë për qëllimin e pranisë së Megdi Islamit në fsh.Brodec lind në dy deklaratat e tij kontradiktore, ku njëherë thotë se kishte shkuar për të zbuluar grupin, ndërsa më poshtë thotë që paska shkuar për vizitë tek Florim Ahmeti, ndërsa gjatë gjithë kohës pranon se ka qenë pjestarë i grupit të armatosur. 


Nëse Megdi Islami dhe Florim Ahmeti janë kolegë dhe që të dy të punësuar si pjestarë të sigurimit të BDI-së, dhe të supozojmë se këta të dy kishin shkuar atje për të zbuluar grupin e armatosur, atëherë ata do të duhej të zbulonin dhe spiunonin vëllaun e Florimit, Hebib Ahmetin, njërin nga organizatorët e këtij grupi. Edhe sikur këta të ishin aq të pandërgjegjshëm dhe t'i punonin pas shpine Hebib Ahmetit, a thua ky i fundit ishte vërtetë aq naiv sa që t'u lejonte një gjë të tillë, vëllaut dhe shokut të tij dhe nuk e paska ditur që për mëse 5 vjetë (për të cilën dëshmojnë dhe vetë familjarët e tyre) Florim Ahmeti dhe Megdi Islami janë të punësuar në BDI. 
A thua më lehtë do të kishit besuar gjithë këtë trillim të inponuar me presion nga BDI deri tek të burgosurit, apo do ta pranonit atë që flasin argumentet: Megdi Islami, Florim Ahmeti dhe Hebib Ahmeti, njerëz të afërm të Ali Ahmetit dhe të manipuluar nga vetë ai dhe BDI. 
- HEBIB AHMETI – 
I dënuar me burg të përjetshëm për vrasjen e një kolegu të tij gardian, nga burgu i Tetovës dhe arratisjen e tij bashkë me një të burgosur, shokë dhe ish-bashkëluftëtar i tij. Përveç lidhjeve të vëllaut të tij, Florim Ahmeti me BDI-në dhe bashkëpunimi i Hebibit me persona të afërm me BDI-në me të cilët formoi dhe grupin e armatosur, bindjen tonë se Hebib Ahmeti ishte vetë njeri i besueshëm dhe piun i Ali Ahmetit dhe BDI-së, e forcon edhe më tepër pyetja se vallë, përse Hebib Ahmeti nuk burgosej dhe as që tentonin ta burgosnin përderisa BDI ishte në Qeveri, ndërsa doli në skenë edhe atë me grup të armatosur, pikërisht atëherë kur më së tepërmi i duhej partisë, kur BDI ishte në opozitë (2006-2008). 
Vetë kjo flet se Hebib Ahmeti, vëllau i tij dhe shokët e tij, ishin manipuluar nga BDI për të sajuar një krizë ushtarako-politike, e cila më pas (pa vetëdijen e tyre) do të rritej në një tragjedi, për t'i prishur imazhin qeverisë së asaj kohe dhe për të rrikthyer në qeveri BDI-në, qëllime këto të cilat zëdhënësi i Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar, z.Gafurr Adili i paralajmëroi qysh para se të ndodhte tragjedia. 
Nga arkivat e Gjykatës Shkupi-1 dhe MPB-së, kemi arritur që t'i nxjerrim dhe disa letërkëmbime mes Hebib Ahmetit dhe babait të tij Izmit Ahmetit, ku më saktësisht dëshmohet lidhja familjare dhe miqësore e tyre me Ali Ahmetin, BDI-në dhe personat udhëheqës të BDI-së. 
Fillimisht publikojmë një document nga Gjykata e Shkupit e cila mban dhe vula zyrtare, ku dëshmohet për vërtetësinë e letrave të zbuluara në shëtitoren e burgut. (Doc 04 e gjeni edhe më poshtë). 

LETËRKËMBIMET:
Në njërën nga letrat e kapura (Doc- 05, në të djathtë) thuhet: 
Kanë qenë te shpia jonë, Ali Ahmeti, Hazbi Lika, Fazli Veliu edhe disa tjerë, gjashtë vetë dhe kanë thënë mos bani gajle se Bibin (Hebibin) do e nxjerrim prej burgu. Rrini pa gajle”. Letra është përkthyer dhe në gjuhën maqedone (Doc- 07), pjesë e dosjes së krijuar nga MPB. 


Në letrën e dytë (Doc-O6, në të djathtë) thuhet: 
“Ti do dalësh para nesh prej burgu. BDI ka paguar 4 advokatë, kanë garantuar se do të nxjerrin prej burgu. Edhe një advokat e ka paguar Bardhyli edhe një advokatë e ka paguar OVL. Fatmiri e ka pranuar. Krejt ka shpija janë mirë, Fatmiri ene Beça janë bashkë. Aspak mos u …” 
Sipas kësaj letre dhe letrës paraprake, udhëheqësit e BDI-së, Ali Ahmeti, Hazbi Lika, Fazli Veliu etj, kanë vizituar familjarët e Hebib Ahmetit, kanë paguar për atë 4 advokatë si dhe kanë garantuar se atë do ta lirojnë përpara të tjerëve. 
Pyesim publikisht z.Ali Ahmetin, përse ai paguan 4 advokatë për Hebib Ahmetin ndërsa asnjë advokatë për të tjerët, përse viziton aq shpesh familjen Ahmeti ndërsa familjarët e të tjerëve vetëm një herë, kur dhe vizitat tek ata i shfrytëzoi për kampanjë parazgjedhore ndërsa më pas as nuk i ka pyetur se si dhe me çka jetojnë, si dhe në fund, pyesim z.Ahmetin, përse garanton dhe aq shumë angazhohet për lirimin e Hebib Ahmetit, ndërsa për të tjerët as se vret mendjen? 
A thua do ta bënte këtë për ndonjë njeri me të cilin “nuk ka lidhje”. Me këtë z. Ahmeti vetëm sa dëshmon se vetë ai i dha urdhërin Hebib Ahmetit dhe e manipuloi atë dhe të tjerët, për të krijuar një krizë ushtarako-politike prej ku do të fitonte z. Ali Ahmeti dhe partia e tij. 
Kjo ishte vetëm një pjesë e argumenteve (as 30 %) të cilat vendosëm t'i publikojmë vetëm për të dëshmuar seriozitetin tonë, ndërsa nëse për fiks një javë, Ali Ahmeti nuk pranon kushtet që i vendosëm në paralajmërimin tonë të mëparshëm (lirimin e personave të pafajshëm, lirimin e shqiptarëve nga pengmarja e tij dhe zbardhjen e rastit të Brodecit), më 1 Maj do të publikojmë dhe pjesën e dytë të dëshmive (audio dhe foto material), ndërsa nëse edhe kjo nuk do t'i mjaftojë dhe është kurioz që ne të dëshmojmë veten, pas kësaj do të ketë mundësi që bashkë me 15 milion shqiptarët në YOUTUBE dhe në email adresën e tij, ta shoh veten të filmuar duke ngrënë qengjin në Brodec, duke gjuajtur krah përkrah me Hebib Ahmetin, Lirim Jakupin, Amir Sopën dhe të tjerët, si dhe duke pirë çaj në oborrin e xhamisë dhe në qendër të fshatit, dhe duke biseduar me grupin e armatosur dhe duke ju dhënë atyre urdhërat për të vepruar (duke i manipuluar ata). 
Le të vlerësojnë vetë Ali Ahmeti, Abdylaqim Ademi, Abdylhalim Kasami dhe zotërinjtë e tjerë të BDI-së, se a është më e lëvërdishme që njëherë e përgjithmonë të lirohen nga pengmarja e z. Nikolla Gruevski dhe për kërcënimet e tij, ne do t'ju garantojmë siguri dhe me këtë të lirojnë të pafajshmit nga burgjet dhe proceset kombëtare të shkojnë përpara, apo të vazhdojnë të jenë peng të Nikolla Gruevskit dhe më pas t'i denojë populli, ku nuk do të mund t'i shpëtojmë as ne, as partia, as Nikolla Gruevski e askush në këtë botë. 
[b]PROF. DR. CLIRIM PRESHEVA - DREJTORIA QENDRORE E SIGURIMIT KOMBETAR SHQIPTAR (SKSH), 
PROF. KASTRIOT ZAJAZI - DREJTOR I ZYRËS SË SKSH-SË NË ZONËN NR.3 LUGINA E VARDARIT/SHQIPËRIA LINDORE 
Prishtinë - Shkup 
23 Prill 2009 
avatar
Hene@
Antar i e regjistruar
Antar i e regjistruar

Numri i postimeve : 280
Points : 379
Reputation : 9
Registration date : 24/01/2009

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Ali Ahmeti skenarist i Brodecit, peng i Gruevskit

Mesazh nga Orfe@ prej Sun Apr 26, 2009 10:44 am

E verteta vonon por kure nuk haron !
avatar
Orfe@
Antar i e regjistruar
Antar i e regjistruar

Numri i postimeve : 23
Points : 63
Reputation : 4
Registration date : 22/04/2009

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Ali Ahmeti skenarist i Brodecit, peng i Gruevskit

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi