LETËRSIA - PERSONAZHI I VERPRES LETRARE

Shko poshtë

LETËRSIA - PERSONAZHI I VERPRES LETRARE

Mesazh nga Hene@ prej Wed Apr 22, 2009 12:24 pm

KUPTIMI I FJALES LETËRSI DHE PERSONAZHIT TË VEPRES LETRARE / Nezir Myrta



Fjala letërsi, sot ka kuptim universal - letër e shkruar përmes fjalës së bukur, artistike, si sprehje vrushkuj ndjenjash, përmes fjalëve të zgjedhura nga krijimi i bukur, fjalë që krijojnë mendim e shprehje të re, krejt origjinale, krejt ashtu si e thotë shpirti krijues, të lindet diç e re, e pashoqe, krijim - që do të thotë: lindet një krijesëe re, e paparë, e palexuar kurrë ma parë, nga askush! Nuk është ma në pyetje origjina e fjalës letërsi - po origjina e krijimit letrar - krijuesi e krijimtaria e tij letrare origjinale!

Unë them: fjala krijuese është zogu i zemrës, që krijohet e lindet, e duhet të fluturoj vet, e vetme nëpër zemrat e mendjet e njerëzve, ajo duhet të jetë krijesë e shëndoshë, vitale, të fluturoj e pavarur, me forcën e krahëve të saj, deri në majat e botës me fuqinë e saj - sikur një krijesë e aftë të jetojë e të veprojë, të formoj knaqësi shpirtërore, nxitje, qendresë, përpjekje për synime, të përvehtësoj njerëzimin, botën - e jo si një krijesë e gjymtë, e sëmurë, që fluturon e bjen edhe duhet ta ushqesh gjith jetën tënde me troha - ta mbashë gjallë me zor!

Letërsia sot është krijimtaria artistike dhe nuk ka tëbëjë me shkrime administrative, shkresa zyrtare a private, juridike a historike, publicistike a gazetarie, zhurnalistike a politike - por, të gjitha këto mund të jenë motive për krijime artistike, që edhe mund ta përcaktojnë ndjenjen, si ide e themë të një vepre letrare. Psh.një procesverbal, mund të bëhet krijim artistik, kur shprehen ndjenjat e brëndshme, përmes personazheve të krijuara, të përgjithësuara, me veti e karaktere të njerëzve, pozitiv e negativ - ashtu si Franc Kafka, krijoi veprën PROCESI. Personazhi nuk është vetia e karakteri, zakoni, guximi, heroizmi, atdhetarizmi i një njeriut, por i disa vetive e karaktereve të shumë njerëzve të një shoqërie - që ai personazh të lindet mbinjeri dhe ta përvetësoj popullin të hapi sytë katër, për nje veprim: politik, historik, ekonomik, kulturor, shkencor - ta përvehtësojë një popull e nëse shpërthen botërisht, e përvehtëson një botë - për këtë arsye edhe quhet personazh, personifikim i shumë vetive, cilësive, karaktereve, ndjenjave të dashurisë, atdhetarisë - të shumë njerëzve - si personifikim i mbinjeriut! Kurse tek shqiptarët, kemi raste mbinjeriu, te vetëm një njeri: Mic Sokoli në grykë topi sulltanësh - 'Ç'asht more kjo qyngë hekri, që po m'i vret shokët' edhe e zën me gjoks, grykën e topit! Apo vdekja e Bajram Currit, Çerçiz Topullit, Oso Kukës, Hysen Bajrit, Jakup Ferrit, Halit Asllanit, në Luftën e Kosovës 23. Qershor 1998, kur iu sosen plumbat, mori shishen me gas, e ndezi dhe u gjuajt tok me të mbi tankun serv, duke e shkatrruar tankun e shpirtin gjakatar serv - apo, Agim Ramadani në Luftën e Kosharës, 1999, apo vdekja heroike e ushtarit shqiptar në Malishevë, duke parë tmerrin e tij luftarak - armiqët e lidhen për dy këmbësh në dy tanke, në drejtime të kundërta, duke e shkapur, shkyer përsëgjallit - apo vdekja e heroit legjendar Adem Jasharit, me gjith familje, në Drenicë 5 mars 1998 - ku duhej të vdisnin nja 3000 drenicak, e luftëtarë vullnetarë tok edhe t'i shkrinin nja 5000 çetnik e gjakatar serv! - Ashtu, sikur iu gatit e njejta formë zhdukjeje e shfarosjeje edhe Familjes së Ramush Haradinajt, në Gllogjan të Dukagjinit, por që gllogjanasit e dukagjinasit, nuk ndejten anëve, por vërshuan sulme tok me Haradinajt dhe bënë betejen ma të përgjakshme me forcat çetnike servo-ruse, nga toka, e ajri. Përndryshe Familjen Haradinaj, do ta gjente po ai tmerr sikurse Familjen Jasharaj! Për vepra madhore letrare, na nuk kemi nevojë personazhesh, personifikimesh, sepse kemi personalitete komplete, madhështore të përmasave edhe botërore! Po, ku është krijuesi se?!

Personazhi është përgjithësimi i disa njerëzve, prsonave - në një person, duke formuar një personalitet komplet artistik.

Letërsi është një shprehje e ndjenjes së brëndshme shpirtërore: dashurie, dhëmbjeje, mbrojtjeje, gazi e loti, vaji zemre a shpërthim heroizmi, shprehje e ndjenjes revolucionare, ku një vepër letrare nxiti një revolucion, si shpërthim i ndjenjes së lirisë së njeriut, për t'i këputur prangat e robërisë!

Letërsi, një vepër e tërë letrare, mund të jetë edhe vetëm një poezi edhe ma e madhe se mijëra vepra letrare, sikurse kemi poezin e Vaso Shkodranit MOJ SHQYPNI, që kurdoherë vlenë ma shumë se mijëra vepra mijërafaqeshe... apo veç njëpoezi e Gjergj Fishtes LAMTUMIRË, apo veç një këngë popullore Ç'JANË KTO GJAMË QË PO I BJEN ERA, apo një kengë e N. Pagarushes BARESHA, apo edhe veç VALLJA E SHOTES, VALLJA E SHQIPEVE apo kënga e QORR ILJAZIT, apo OSO KUKËS, apo veç poezia e Mitrush Kutelit - JAM SHQIPTAR etj., që po të krijoheshin vepra të mirëfillta, do të zenin majat e letërsisë botërore! Po, çka t'i bësh
kur politizimet e paaftësia miope e njerëzve nuk lënë asgjë pozitive!

Kjo është letërsia!
avatar
Hene@
Antar i e regjistruar
Antar i e regjistruar

Numri i postimeve : 280
Points : 379
Reputation : 9
Registration date : 24/01/2009

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: LETËRSIA - PERSONAZHI I VERPRES LETRARE

Mesazh nga ADMIN prej Wed Apr 22, 2009 6:07 pm

Shume matriale te bukura te kultures tone ,nuk e kam pare kete OSO KUKA ne as nje shkrim tjeter
avatar
ADMIN
admin
admin

Numri i postimeve : 902
Points : 859
Reputation : 10
Registration date : 10/01/2009

Shiko profilin e anëtarit http://www.Bajzianet.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi