ALFABET, APO ABECE ?

Shko poshtë

ALFABET, APO ABECE ?

Mesazh nga Hene@ prej Wed Apr 22, 2009 12:21 pm

Mbase këto ditë janë jubilare, për shkronjat shqipe, ku rikujtojmë formimin e ABECESË SHQIPE (14-23 Nëntor, 1908), si fill i diskutimeve: a duhet ta thirrim - alfabet, apo ABECE, pra a duhet të themi - alfa beta (shkronjat greke), apo ABECEA, shkronjat shqipe? Si mundet e din aq zi, shqiptari sot ta thirrë alfabet, ABECENË SHQIPE edhe nëpër media, në përkujtime artistike, kulturore e shkencore ?

Diskutojmë kejt çka dijmë për ABECENË SHQIPE (mos kopjoni asgjë nga shkrimet tjera, por vetëm çka dini ju)! A B C

14. Nëntor, 1908 - 14. Nëntor, 2008.
avatar
Hene@
Antar i e regjistruar
Antar i e regjistruar

Numri i postimeve : 280
Points : 379
Reputation : 9
Registration date : 24/01/2009

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: ALFABET, APO ABECE ?

Mesazh nga Hene@ prej Wed Apr 22, 2009 12:21 pm

Nezir Myrta / ABECEA SHQIPE

Kur s'osht pitja, mirë osht edhe laknori!

Pas një robërie gati tremijëvjeçare, kur u zhduk illirishtja si gjuhë botërore e kohës trekontinentale dhe gjuha e Hillirisë (Ballkanit Hillirik), ''det e m'det - isha zot vet'' Kaspik e Adriatik: gjuha e cila mbijetoi me shekuj e epoka historike, e periudha historike - vetëm me Shqipen e folur, apo me Shqipen e Vjetër, por që u zhduk barbarisht, e gjith gjuha e historiografia illire, me abece e me të gjitha shkrimet illirishte - ku sot nuk dihet asnjë vepër illirishte, asnjë shkrim illirisht - vetëm ndonjë fjalë e lashtë, apo mbishkrim, apo mbishkrime varresh illire!? Po: Bardhilli, Bardhylli (Bardhyli...) mbreti dardhan, qëthemeloi Citibardhin (Beogradin e sotëm të pushtuar), pra Beogradi, Citibardhi është kryeqyteti i Dardhanisë, i pushtuar nga sllavët! Tash vie pyetja: a folën e shkruan shqip (skipas), Bardhylli, Agroni, e Theuta - Emona, e Leka i Madh, e Pirro, e Gllakukusi ...e vet Homeri e Virgjilli... po shumë para tyre - Hillius 1250 para epokes se re, po Zojsi olympian, qëfliste shqip, po Thiti Skipe tash e 12.800 vjet ma parë - themeluesi i hieroglifeve të para, e gjuhëve të para, e shkencës së parë... po vitet kalendarike deri në 16 mijë vjet, e teposht deri më 168 p.e.r., po deri në shek VII e.r., po Nik Bardhi 730 e.r. kapedan i kapedanve të Dukagjinit, që lejoi formimin e principatës së Rashkës - athua si folen e shkruan - përveç se shqip (skipas-arbanisht-illirisht-pellgasisht) ?

Pse priten shqiptarët deri më1908 (një shekull abece shqipe sot),sepse ishin të kolonizuar, të pushtuar, të shkrumbuar barbarisht nga barbarët, me gjuhë e kulturë e arte, e shkenca e gjith historiografinë illire - që vet barbari briti: kape barbarin!

Të gjitha faktet e Kongresit të Abesesë Shqipe (1908) në Manastir (Monastirë), jo që nuk dihen publikisht, por as që duhet të dihen, për disa qarqe që pretendojnë të bëjnë zbulime (çka dijmë e çka nuk dijmë, ngase ato fakte rrinë anash, që paten kongresistët shumë kundërshtime), kur dihet se në atë kongres, moren pjesë disa shoqata, shoqëri shqiptare: Drita, Dituria, nga Stambolli; Bashkimi nga Shkodra; Drita nga Sofia; Dituria, nga Bukureshti; nga mësonjëtoret kishtare shqiptare etj., por, pas të gjitha përplasjeve theorike, regjionale, fetare, e imperatoriale...dhe shqiptarë të pavarur, intelektual të kohës, nga të gjitha trevat shqiptare përafërsisht - po vendimi ishte sumë i vështirë dhe gati i paarrijtshëm - se nga cila abece, duhet të ndikohet abecea shqipe! - Fati ishte kur zgjodhen e pranuan hapur edhe pa dëshirën e të gjithve - abecenë shqipe, me germa llatine (illatine), ku sot kemi fatin të jemi të lidhur me gjuhët i.e. perëndimore, me tekniken e shkrimit shqip! Forma e germes shqipe, ishte forma universale e gjuhëve illatine - por qënë disa raste shqiptimi i dis tingujve, u bë bukvalisht, si psh. ku-q, illatine, rrodhi - q shqipe, nga sa ishte skipe, skipetar, Skiperia- Skupi, ashtu sikur janë Skodra, Skardi, skepi, skampa etj., që krijuan jopërgjegjëse të sakta në fonetikën shqiptare!

Pra, kemi një abece shqipe, jo të përkryer, jo që i përgjegjet Shqipes së folur popullore, jo që i plotëson të gjitha nevojat fonetike (të fonetikes istorike), morfologjike (të morfologjisë historike shqiptare-illirishte), e sintaksike të vet Shqipes sonë - por, përafërsisht mund të themi, e thomë - se kemi abece shqipe, abetare shqipe dhe duhet tu jemi mirënjohës shoqatave shqiptare, në ato kushte politike e dhune deri edhe dhunë historiografike e huaj mbi shqiptarët - ku na lanë këtë abece çfare e kemi sot, me 36 germa, por që ka mundur të thjeshëzohet edhe më ma pak, e ka mund të plotësohet edhe me disa tinguj shqip (ng, nd, si grupe tingujsh, që quhen sot) - e mbi të gjitha ma mirë vonë se kurrë - kemi abece shqipe, abetare shqipe - shkrim shqip!

30.11.08.
avatar
Hene@
Antar i e regjistruar
Antar i e regjistruar

Numri i postimeve : 280
Points : 379
Reputation : 9
Registration date : 24/01/2009

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi