Krasniqi, lobim per njohje nderkombetare

Shko poshtë

Krasniqi, lobim per njohje nderkombetare

Mesazh nga Ilda prej Mon Jan 19, 2009 7:27 am

Krasniqi, lobim per njohje nderkombetare

Boksieri kosovar, Luan Krasniqi, pritet të lobojë për anëtarësimin e Federatës së Boksit të Kosovës (FBOXK) në Federatën Botërore të Boksit (AIBA). Kampioni i mirënjohur junikas pritet të udhëtojë në Milano, ku më 16-18 shkurt do të mbahet mbledhja e Komitetit Ekzekutiv të AIBA-s, së bashku me drejtuesit e FBOXK-së. Aty pritet të shqyrtohet kërkesa e kosovarëve për pranim si anëtarë në këtë asociacion. Lajmi u konfirmua nga sekretari Mehmet Bogujevci gjatë mbledhjes së Bordit të FBOXK-së, në të cilën është biseduar rreth udhëtimit të delegacionit në Itali. Ai theksoi se përveç Luan Krasniqit, do të jetë i pranishëm edhe avokati i boksierit, Remzi Ejupi. “Ata shprehën gatishmërinë që të ndihmojnë për lobim dhe pranim të FBOXK-së në AIBA”, sqaroi Bogujevci. Ndërkohë, federata konfirmoi pjesëmarrjen e boksierëve kosovarë në Euroligë, pas ftesës nga Federata Polake.

Burimi: Gazeta Shqip

Ilda
antar shume aktiv
antar shume aktiv

Numri i postimeve : 295
Points : 16
Reputation : 0
Registration date : 18/01/2009

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi