Raporti kritik i JCR: Arsyet pse përkeqësohet ekonomia

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Raporti kritik i JCR: Arsyet pse përkeqësohet ekonomia

Mesazh nga ADMIN prej Mon Apr 20, 2009 3:52 am

Raporti kritik i JCR: Arsyet pse përkeqësohet ekonomia
Dokumenti i plotë: Fajet e qeverisë në krizën e Shqipërisë
Gjergj Erebara


"Papunësia në Shqipëri është shumë më e lartë nga sa deklarohet dhe për më tepër është në rritje. Koha kur Shqipëria do të anëtarësohet në BE është e paqartë. Rritja ekonomike e vitit 2008 ishte 6 për qind. Këtë vit pritet të jetë më e ulët se 2 për qind". Inflacioni pritet të rritet në vitet në vijim. Deficiti buxhetor është përkeqësuar për herë të parë në gjashtë vjet dhe pritet të përkeqësohet më tej".

Këto janë një pjesë e vogël e konkluzioneve negative, në të cilat vlerësuesi i borxhit publik shqiptar, kompania "JCR Eurasia Rating" dha në raportin e saj të plotë të publikuar dy ditë më parë. Kompania dha një kopje të raportit të plotë për gazetën "Shqip" dje. Raporti u përgatit nga ekspertët e kësaj kompanie si një vlerësim i pavarur i gjendjes ekonomike të Shqipërisë. Ai vlerëson se situata në Shqipëri është drejt përkeqësimit dhe se vendi ka nevojë për reforma të brendshme për të garantuar zhvillim ekonomik në të ardhmen. JCR theksoi në dokumentet e saja se një nga shkaqet më shqetësuese të përkeqësimit të pritshëm ekonomik janë "politikat populiste të qeverisë aktuale në prag të zgjedhjeve të ardhshme".


Problemet shoqërore dhe ekonomike

Papunësia në Shqipëri zyrtarisht vlerësohet se është ulur në vitin 2008 në 12.6 për qind nga 13.2 për qind që ishte në vitin 2007, por në fakt, papunësia reale vlerësohet të jetë mbi 30 për qind, thotë raporti. Shkak për këtë papunësi të paraportuar në statistikat zyrtare është numri i njerëzve të shpallur "të vetëpunësuar në bujqësi", por që në fakt nuk arrijnë të prodhojnë as mjaftueshëm sa për të ushqyer veten. Për më tepër, numri i fshatarëve në nënpunësim apo varfëri, vlerësohet "në rritje" sipas JCR. Rreth 60 për qind e forcës së aftë për punë në Shqipëri "punon" në fshat dhe shumica dërrmuese e tyre janë në nivelin e prodhimit për konsum personal.

Për pasojë, Shqipëria ka rritur gjatë viteve të fundit varësinë e vet nga remitancat e emigrantëve. "Emigrimi i forcës punëtore ka qenë një pengesë serioze për ekonominë e vendit", thonë ekspertët e JCR. Emigrimi duket se i ka hequr vendit punëtorët më të aftë dhe ka lënë pas punëtorët më të dobët, gjë që ka krijuar probleme të mëdha strukturore, të cilat pengojnë rritjen ekonomike afatgjatë. Për më tepër, rritja e popullatës në Shqipëri ka filluar sërish të jetë në norma të konsiderueshme. Gjatë vitit të kaluar, popullata u rrit me 0.95 për qind, ose me 30 mijë veta. Ekonomia shqiptare, gjatë tetë viteve të fundit, ka krijuar mesatarisht më pak se 1 mijë vende pune në vit, shifra këto të papërfillshme për të përballuar një rritje të popullatës me këtë ritëm.


Deficiti dhe borxhet

Deficiti buxhetor dhe borxhi i brendshëm i vendit kanë ardhur vazhdimisht në ulje që nga viti 2002, por kjo gjë pritet të ndryshojë në mënyrë drastike këtë vit. Borxhi i brendshëm në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto u ul nga 42 për qind në 34.4 për qind, ndërsa deficiti i buxhetit të shtetit u ul nga 6.1 për qind në vitin 2002, në 4.5 për qind në vitin 2007. Por gjithçka duket se ndryshoi në vitin 2008. Deficiti u rrit në 5.7 për qind të PBB-së, si pasojë e shpenzimeve tepër të larta të qeverisë, ndërsa borxhi dhe deficiti "pritet të përkeqësohen gjatë këtij viti".

"Me zgjedhjet e përgjithshme afër, qeveria e qendrës së djathtë e Kryeministrit Sali Berisha ka planifikuar rritje të shpenzimeve për infrastrukturë, njëkohësisht me rritjen e pensioneve dhe pagave për të punësuarit në administratën shtetërore. Përballë deficitit buxhetor në rritje, ky shpenzim eksesiv duhet të mbahet në vëzhgim të vazhdueshëm, sepse përndryshe vendi do të përballet me dobësim të mëtejshëm makroekonomik", thotë raporti.


Borxhet, gjysmë miliardi euro shtesë

Borxhi i jashtëm i Shqipërisë u rrit me 40 për qind gjatë vitit të kaluar, ndërkohë që borxhi i brendshëm i vendit pritet të rritet me 5.6 për qind të PBB-së gjatë këtij viti, shifër kjo e barasvlefshme me rreth gjysmë miliardi euro. Parashikimi i JCR është më i errëti i kryer deri më sot mbi pasojat e shpenzimeve delirante parazgjedhore të qeverisë.

"Borxhi i jashtëm afatgjatë i Shqipërisë u rrit në 2.39 miliardë dollarë në fund të vitit 2008, nga 1.7 miliardë dollarë që ishte në vitin 2007. Borxhi i brendshëm, i cili ka rënë deri në 34.4 për qind të PBB-së, pritet të rritet deri në 40 për qind të PBB-së në fund të vitit 2009", thotë JCR në raportin e saj për Shqipërinë. Diferenca prej 5.6 për qind është e barasvlefshme me mbi gjysmë miliardi euro.



Sfidat ekonomike

Këshillat e JRC, çfarë duhet të bëjë qeveria

Shqipëria po përpiqet vazhdimisht të ecë drejt integrimit evropian. Gjithsesi, rritja ekonomike e vendit dhe aftësia e tij konkurruese mbeten të vonuara nga niveli i ulët i eksporteve, niveli i pakët i investimit vendës e të huaj, qeverisjes së dobët e ngushticave strukturore në infrastrukturë. Për të mbështetur rritjen e prodhimit të brendshëm bruto dhe për të rritur nivelin e jetesës, axhenda e reformave duhet të përqendrohet në këto prioritete:

Të ruhet stabiliteti ekonomik dhe të parashikohet një zhvillim afatgjatë i qëndrueshëm
Të përmirësohet qeverisja, integriteti menaxheria dhe forcimi i aftësive publike
Të ruhet një kuadër makroekonomik i qëndrueshëm
Të përmirësohet klima e biznesit, të nxitet tregtia dhe integrimi rajonal; të përmirësohen të drejtat e pronësisë së paluajtshme
Të përmirësohet infrastruktura publike
Të garantohet progresi i vendit në procesin e stabilizimit dhe anëtarësimit e të përshpejtohet integrimi në Bashkimin Evropian



Fajet e qeverisë në krizën e Shqipërisë

Zbardhet raporti i plotë i "JCR Rating". Ja pse ekonomia shqiptare po përkeqësohet


Gjetjet kryesore të raportit

Faktorë pozitivë Faktorë negativë
* Liberalizim financiar dhe ekonomi tregu funksionale
* Sistem bankar i mirëkapitalizuar

* Rëndësi gjeopolitike dhe afërsi gjeografike me BE-në

* Kurs i lirë luhatës

Progres në reformat për anëtarësim në BE
* Rënia e remitancave rëndon llogarinë korrente dhe redukton kërkesën e brendshme
* Infrastrukturë e keqe dhe krizë energjetike

* Nivel i ulët i të ardhurave për frymë

* Nivel i lartë papunësie

* Institucione të dobëta

* Tendencë rritëse në borxhin e jashtëm
avatar
ADMIN
admin
admin

Numri i postimeve : 902
Points : 859
Reputation : 10
Registration date : 10/01/2009

Shiko profilin e anëtarit http://www.Bajzianet.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi