Arbana heq dore nga show “E diell”

Shko poshtë

Arbana heq dore nga show “E diell”

Mesazh nga Ilda prej Mon Jan 19, 2009 7:25 am

Arbana heq dore nga show “E diell”

Ju ka rënë në sy patjetër mungesa e Arbana Osmanit, në emisionin e “E diell”, çdo të diel në ekranin e “Top Channel”. Dhe nuk është një largim i përkohshëm, por një largim njëherë e përgjithmonë i saj nga ky emision, ku për disa javë rresht ishte pozicionuar si krahu i djathtë i Adi Krastës. Ajo mbante një pjesë të rëndësishme të drejtimit të këtij emisioni shumë orë në transmetim. Shumë shpejt në atë studio të madhe ku bëhet shumë spektakël, u prezantua si e shkathëta, e zhdërvjellëta, duke ia lënë Xhemit me qejf sërish rolin e së bukurës. Por tashmë erdhi momenti i Xhemit, që të përballojë Adi Krastën dhe spektaklin “E Diell”.

Pasi Albana është larguar përfundimisht nga ky staf, për faktin se ka nisur përgatitjet për “reality shown”, “Big Brother 2″.Sipas burimeve tona, thuhet se askush nuk do ta zëvendësojë Arbanën, dhe Adi Krasta do të mjaftohet vetëm me Xhemin tani e tutje për të drejtuar “E diell”. Nuk dihet nëse drejtuesit e kishin marrë parasysh që në fillim praninë e përkohshme të Arbanës për të qenë më të sigurt me tre prezantues, në këtë produksion shumë të ngjeshur televiziv. Por ajo që dihet e sigurt është se ajo i ka shfaqur preferencat e saj në “Top Channel”. Eshtë spektakli “Big Brother”, dhe Super model of the World”.

Ndoshta ajo me ambicien e saj që e ka shpallur hapur si prezantuese, i kishte marrë përsipër të gjitha, por ka ardhur një moment që e ka parë dhe vetë, që s’mund të merrte kaq shumë gjëra përsipër. Gjithsesi Xhemi e kaloi provën, edhe pse eksperienca e saj e parë e prezantimit me publik në sallë, u prit mirë në spektaklin “Kjo ishte loja”. Nërkohë Arbana po përgatit një dalje të fuqishme në edicionin e dytë të “Big Brother”. Ajo ka nisur përgatitjet si fillim me kërkimin e banorëve të shtëpisë më të famshme në vend përmes aplikimeve.

Burimi: Panorama Plus

Ilda
antar shume aktiv
antar shume aktiv

Numri i postimeve : 295
Points : 16
Reputation : 0
Registration date : 18/01/2009

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Arbana heq dore nga show “E diell”

Mesazh nga arberia prej Mon Jan 19, 2009 8:13 am

E po nuk mbahen shume kunguj nen nje sqetull.M.gj.a.mua me pelqen Arbana,i uroj suksese te metejshme.
avatar
arberia
Antar i e shquar
Antar i e shquar

Numri i postimeve : 626
Points : 341
Reputation : 61
Registration date : 19/01/2009

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi