Basha", beteja e fundit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Basha", beteja e fundit

Mesazh nga ADMIN prej Thu Apr 16, 2009 4:14 am

Basha", beteja e fundit
Gati akti i fundit. Më 29 prill, Kolegji Penal zgjedh mes prokurorisë e gjykatës. Argumentet pro dhe kundër


Beteja prokurori-gjykatë, për
Durrës-Kukës, e ka edhe
një akt të fundit në datën
29 prill të këtij viti. Gjykata e
Lartë ka shpallur se do të zhvillojë
edhe një seancë (ndoshta të
fundit) për të mbyllur një herë e
mirë para zgjedhjeve parlamentare
abuzimet e pretenduara
nga prokuroria në segmentin
rrugor Rrëshen-Kalimash, të cilat
me shumë gjasa duket se do të
mbyllen me procedura. "Seanca
gjyqësore me kërkuesin, personin
nën hetim, Lulzim Basha, i cili
kërkon pavlefshmëri absolute të
veprimeve të prokurorisë ndaj
personit të tij, do të zhvillohet
në datën 29 prill", thanë burime
nga Gjykata e Lartë. Kjo gjykatë,
gjashtë ditë më parë vendosi që
të mbyllë vetëm me procedura
procesin gjyqësor ndaj Lulzim
Bashës dhe Andi Tomës, pasi
prokuroria kishte gabuar disa
akte hetimore. Duket se Gjykata
e Lartë do të mblidhet edhe
njëherë formalisht, siç u shpreh
në procesin para pesë ditësh,
për të "shpëtuar" përfundimisht
nga të gjitha akuzat Bashën. Për
mbrojtjen e ish-ministrit, ky
është një proces fals, pasi prokuroria
ka gabuar në procedura.
Ndërsa prokuroria beson se ky
është "fisheku i fundit" për të
vënë para përgjegjësisë ligjore
abuzuesit gjatë ndërtimit të
rrugës Durrës-Kukës, ku fi llimisht
u konstatuan se ishte një dëm i
shkaktuar ndaj shtetit rreth 320
milionë euro.
Rishikimi i vendimit
Nëse Gjykata e Lartë rrëzon
çështjen "Basha", atëherë organi
i akuzës do të kërkojë në këtë
gjykatë rishikimin e vendimit
që e shpalli të pafajshëm ishministrin.
Kjo është "beteja" e
fundit për të vendosur "nderin"
në vend për hetuesit e çështjes,
të cilëve iu shkau procesi nga
duart, ndoshta për shkak të presioneve
politike. Për këtë arsye,
në organin qendror të akuzës ka
fi lluar një "hetim" për të gjetur
shkaktarin dhe faktorët e dështimit
të dosjes. Krahas nxjerrjes së
përgjegjësve të dështimit me këtë
dosje, (miliona lekë janë paguar
për ekspertët kontabël, dieta,
karburant e deri te letra), ku barra
e të gjitha shpenzimeve bie mbi
sistemin e prokurorisë, drejtuesit
e Prokurorisë së Përgjithshme
do të mundohen që të gjitha
energjitë t‘i përqendrojnë mbi të
ardhmen e kësaj dosjeje, ku më e
mundshmja është rihetimi. Pra,
çdo provë dhe dëshmi do të merret
rishtazi brenda procedurave.
Mësohet se të gjitha procedurat e
hetuesve të çështjes do të monitorohen
nga zyrtarët e akuzës
qendrore, të cilët do të analizojnë
çdo provë, me qëllim që gjykata
ta konsiderojë të ligjshme.
Përballjet
prokurori-gjykatë
Pas shtyrjes së afatit hetimor
1-mujor të dosjes për rrugën
Durrës-Kukës nga Prokuroria e
Përgjithshme, të pandehurit Andi
Toma dhe Armand Teliti "akuzuan"
prokurorinë në gjykatë se
po zvarrit dosjen. Gjykatësi Sokol
Tona "urdhëroi" Prokurorinë e
Përgjithshme që të përfundojë
hetimet dhe të dërgojë dosjen në
gjykatë. Pas kësaj, edhe personi
nën hetim Lulzim Basha iu drejtohet
Gjykatës së Tiranës, duke u
bazuar në vendimin e mësipërm,
se prokuroria e ka marrë të pandehur
dhe i ka dërguar fl etëthirrje
kur dosja kishte përfunduar.
Prokuroria e kundërshtoi, ndërsa
gjykatësja Fatmira Hajdari i jep të
drejtë Bashës dhe hapi shqyrtimin
gjyqësor. Prokuroria i kërkon
Gjykatës së Tiranës që gjykatësja
Fatmira Hajdari të mos e shqyrtojë
kërkesën e Bashës, pasi ishte
e njëanshme. Gjykata e Tiranës
rrëzoi edhe njëherë tjetër prokurorinë,
duke i dhënë të drejtë
bashkëshortes së Azem Hajdarit,
Fatmirës, e cila vendosi që prokuroria
e ka marrë të pandehur
deputetin pa të drejtë, kur gjykata
ishte shprehur për mbylljen e hetimit
të dosjes "Durrës-Kukës". Pas
këtij vendimi, prokuroria apeloi
fi llimisht vendimin e Sokol Tonës.
Gjykata e Apelit e lë në fuqi vendimin,
duke i dhënë të drejtë Tomës
dhe Telitit që dosja është zvarritur
pa të drejtë. Edhe njëherë tjetër
prokuroria apelon vendimin e
gjykatave, konkretisht vendimin
e Fatmira Hajdarit. Edhe në këtë
rast, Gjykata e Apelit lë në fuqi
vendimin e gjyqtares, sipas së cilës
Lulzim Basha nuk ka asnjë akuzë,
pasi është marrë i pandehur në
shkelje të procedurave. Prokuroria
i bën rekurs këtij vendimi
në Gjykatën e Lartë. Gjithashtu,
prokuroria i bëri rekurs edhe
vendimit të Apelit për Bashën.
Vendimin e gjyqtarit Sokol Tona,
Gjykata e Lartë e ka lënë në fuqi,
ndërsa vendimin e gjyqtares Fatmira
Hajdari, Gjykata e Lartë do të
shprehet në datën 29 prill.
avatar
ADMIN
admin
admin

Numri i postimeve : 902
Points : 859
Reputation : 10
Registration date : 10/01/2009

Shiko profilin e anëtarit http://www.Bajzianet.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Basha", beteja e fundit

Mesazh nga arberia prej Fri Apr 17, 2009 2:18 pm

kjo ina rama po del bllof gjithandej Shocked ,

s'di pse rri ende ne ate karrike Shocked
avatar
arberia
Antar i e shquar
Antar i e shquar

Numri i postimeve : 626
Points : 341
Reputation : 61
Registration date : 19/01/2009

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi