Vlore, eksploziv lokalit te arkitektit

Shko poshtë

Vlore, eksploziv lokalit te arkitektit

Mesazh nga Ilda prej Mon Jan 19, 2009 7:23 am

Vlore, eksploziv lokalit te arkitektit

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur zonën e Skelës në Vlorë, në orët e para të mëngjesit të djeshëm. Një sasi eksplozivi ka shpërthyer në katin e parë të një pallati të ri në këtë zonë, në orën 02:00 të mëngjesit. Të tmerruar nga shpërthimi, banorët e disa pallateve kanë dalë për të parë se çfarë kishte ndodhur duke lajmëruar në të njëjtën kohë dhe forcat e policisë të Komisariatit të Vlorës, të cilët kanë mbërritur në vendngjarje shumë shpejt.

Pasi ka mbërritur në vendngjarje, policia ka konstatuar se në një prej lokaleve të katit të parë të pallatit ishte vënë një sasi e konsiderueshme lëndë eksplozive që mendohet të ketë qenë e përgatitur në mënyrë artizanale. Në vendngjarje kanë mbërritur ekspertë të krimeve pranë Komisariatit të Vlorës, të cilët kanë arritur në përfundimin se sasia e lëndës eksplozive që ka shkaktuar shpërthimin është vendosur në hyrjen e lokalit që është në pronësi të një prej arkitektëve të qytetit të Vlorës.

Sipas policisë, lënda eksplozive nuk ka qenë tritol apo dinamit, por ka qenë një përzierje artizanale nitrati me benzinë, eksploziv që është hasur dhe herë të tjera në ngjarje të ndodhura në këtë qytet dhe që përdoret shpesh nga peshkatarët e paligjshëm në gjuetinë e tyre.

Nga hetimet paraprake është konstatuar se eksplozivi është vendosur pranë derës së lokalit dhe sasia mund të ketë qenë rreth 1 kilogram, por për shkak se eksplozivi nuk ka të njëjtën fuqi me tritolin nuk ka shkaktuar dëme shumë të mëdha në pallat, por vetëm dëme materiale në lokalin ku ishte vendosur. Sipas specialistëve, nëse eksplozivi do të kishte qenë tritol, dëmet do të ishin të konsiderueshme jo vetëm në lokal, por dhe në pallatet përreth.

Fatmirësisht nuk janë shënuar dëme në njerëz, por vetëm dëmtime të lokalit, por dhe të disa automjeteve që ndodheshin të parkuara pranë vendit të shpërthimit.

Pronari i lokalit, është shprehur se nuk ka asnjë dyshim për autorët e vendosjes së lëndës shpërthyese në lokalin e tij, por sipas tij kjo gjë mund të jetë shkaktuar nga adoleshentë për arsye që nuk dihen, ose kanë ngatërruar adresë.

Policia që në orët e para të mëngjesit ka shoqëruar 4 persona të dyshuar për vendosjen e lëndës shpërthyese, ndërkohë që janë marrë në pyetje dhe rojet e parkimit, të cilët janë shprehur se nuk kanë parë gjë për shkak se zona është e pandriçuar. Ndërkohë, mësohet se një prej pistave të hetimit është ajo e frikësimit të pronarit për shkaqe konkurrence.

Burimi: Gazeta Shqip

Ilda
antar shume aktiv
antar shume aktiv

Numri i postimeve : 295
Points : 16
Reputation : 0
Registration date : 18/01/2009

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi