Berisha: Ministra për të gjithë aleatët

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Berisha: Ministra për të gjithë aleatët

Mesazh nga ADMIN prej Mon Apr 06, 2009 3:07 am

Berisha: Ministra për të gjithë aleatët
Premtime për partinë e Mediut, Xhuvelit, Cekës e Pollos. Dilema për Lesin dhe Dulen
Erjon Ajazi


Partia Demokratike "nxjerr në shitje" karriget e ministrave për zgjedhjet e 28 qershorit. Pakti i PD-së me aleatët ka në interesin e partive të vogla që ato të përfshihen në kabinetin qeveritar pas zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare. Nënshkrimi i marrëveshjes mes Kryeministrit Sali Berisha me kryetarin e Partisë Republikane, Fatmir Mediun, kryetarin e PAD-së, Neritan Cekën, kreun e PAA-së, Lufter Xhuvelin, u premton aleatëve demokratë një vend në qeverinë e pas 28 qershorit. Edhe në marrëveshjet e radhës me LDK-në e Nikollë Lesit, apo me partitë e vogla të djathta, synimi pas hyrjes në Kuvend është një portofol ministri. Kalimi i provës së parë, për të siguruar më shumë se një vend në Parlament, pasohet nga një tjetër pikë në marrëveshjet zyrtare të Partisë Demokratike me aleatët për përfshirjen e këtyre të fundit në kabinetin qeveritar.

Vlen të theksohet se PBDNJ-ja, pas zgjedhjeve të 28 qershorit, do të vazhdojë të jetë pjesë e qeverisë, duke ndryshuar vetëm emrin e ministrit, me të cilin minoriteti grek do të përfaqësohet në qeveri.

Pakti PD-aleatë

Demokratët kanë skicuar tashmë aleancat më të rëndësishme zgjedhore, duke kaluar në një tjetër stad, atë të fushatës elektorale. Partia Demokratike dhe Partia Republikane firmosën më 21 mars të këtij viti marrëveshjen për koalicionin zgjedhor në votimet e 28 qershorit. Marrëveshja u firmos nga Kryeministri Berisha dhe kreu i PR-së, Fatmir Mediu. PD-ja dhe PR-ja janë dy partitë kryesore të koalicionit qeverisës dhe kryetari republikan drejtonte Ministrinë e Mbrojtjes deri pas ngjarjes së Gërdecit, më 15 mars 2008. Çelësi i kësaj marrëveshjeje është një portofol ministror për republikanët në kabinetin e ardhshëm. Në mesin e muajit shkurt, presidenti i Aleancës Demokratike, Neritan Ceka, ka zhvilluar një takim me Kryeministrin Sali Berisha, pas të cilit dolën në përfundimin që në zgjedhjet e qershorit 2009 këto dy forca politike do të paraqiten si aleate elektorale dhe në qeverisjen e vendit. Sipas tyre, kjo erdhi si një domosdoshmëri që buroi nga qëllimet dhe programet e përbashkëta të këtyre dy forcave politike.

Në fund të muajit nëntor të vitit të kaluar, kryetari i demokratëve, Sali Berisha, dhe ai i demokratëve reformatorë, Genc Pollo, nënshkruan marrëveshjen për shkrirjen e këtyre dy forcave politike. Marrëveshja përcaktonte se bashkimi përfundonte brenda 3-mujorit të parë të vitit 2009. Tashmë mund të thuhet se shkrirja ka përfunduar tërësisht dhe ish-kryetari i PDR-së do të jetë sërish një emër favorit në kabinetin e ardhshëm "Berisha".

Zbatimi i marrëveshjeve

Largimi i PDK-së nga qeveria, qëndrimi i republikanëve pesë muaj larg kabinetit qeveritar pas dorëheqjes së ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, dhe plani i thyer i koalicionit të djathtë për të mbledhur çdo muaj tryezën e mazhorancës, janë disa nga pikat delikate që kanë vendosur në provë ekzistencën e të djathtës në këto katër vitet e fundit.
avatar
ADMIN
admin
admin

Numri i postimeve : 902
Points : 859
Reputation : 10
Registration date : 10/01/2009

Shiko profilin e anëtarit http://www.Bajzianet.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Berisha: Ministra për të gjithë aleatët

Mesazh nga arberia prej Tue Apr 07, 2009 2:24 am

Aman ,mua edhe bashkeqeverisja me PBDNJ-ne s'me pelqen,ajo me duket si kale troje ne mes te qeverise se djathte.Nuk e di,por te merresh me politike eshte shume veshtire dhe eshte nje pune sheme delikate.
Sa per aleancat e tjera ,normale qe pa to nuk behet se jemi ne nje gjitheperfshirje te perfaqesuesve partiake ne qeveri.
vetem them qe Shqiperia eshte ne nje rruge te mbare dhe keshtu do te vazhdoje te shikoje drejt .
avatar
arberia
Antar i e shquar
Antar i e shquar

Numri i postimeve : 626
Points : 341
Reputation : 61
Registration date : 19/01/2009

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi